Shënim: Strategjia e Berishës në penën e Artan Hoxhës

Postuar në 20 Prill, 2013 04:33

Me një not stil bretkose, Artan Hoxha (jo gazetari që dokumentoi sesi u vra Ziver Veizi në 21 janar 2011, tek po bënte sehir me duar në xhepa në bulevard) noton sot në një opinion të botuar te Panorama, në mënyrë sarkastike, në ujrat e turbulluara të politikës shqiptare të ditëve të fundit. Meqënëse artikujt e Hoxhës (Artan) kanë shërbyer si parathënie e lëvizjeve politike që ka bërë Berisha, vlen të citohen disa pasazhe nga shkrimi i tij i sotëm.

Shkruan Artani: “Saliu i la gojëhapur. Magjistar. Kur thuajse besuan se po i binte murit me kokë, ai kapërceu me shkopin magjik matanë. Argument ligjor, i kërkuan ndërkombëtarët. Jo ribalancim. Saliu e gjeti zgjidhjen. Cenin në karrierë të ish-LSI-stit… Kot s’thonë se fati ndihmon fitimtarët. Pra Saliun” “

[Edi&Ilir, keni] dyshime ligjore për ribalancimin [e KQZ-së]? Gjykatën [të Sashenkës] aty e keni. [Përndryshe], plotësoni vendet bosh në KQZ. Tek e fundit, ajo edhe me 5 veta funksionon… Sa për KQZ-në, rroftë greku se me vetëngrirjen e tij, në KQZ janë më shumë se 4, por më pak se 5, ndaj kësmet deri më 23 prill.”

Në vitin 1996, Artani notoi kundër rrymës së Berishës dhe, si rrjedhojë, përfundoi këshilltar i Nanos, kur ky i fundit erdhi në pushtet. Tani, Artani po noton me rrymën e Berishës - por, a do të përfundojë ai këshilltar i Edi Ramës, në qoftë se ky i fundit vjen në pushtet…?
a.k.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Artani, si Artani, ma. Njeri me dosje. Dhe eshte ne stilin e Berishes qe te gjithe bashkepunetoret t'i kete me dosje, nga sigurimi i shtetit dhe UDB, ku eshte i rekrutuar edhe vet.
Pse, kujtoni se Jozit, nuk ja mban dosjen ne sirtar. Le ta dredhi bythen, po ja mbajti. Po Lul Basha, po Astrit Patozi, po Fevzua pastaj, apo Olldashi dhe Palokja. Se Nishani po e po.
Keshtu qe mos i veni faj, Tanit. Ai nje pjate supe po ha...

Submitted by Anom (not verified) on

Artani I Bishës e di fort mire kete punen e ceneve ne bografi.
Edhe vete HOXHA I Malokut duket se e pranon (qofte edhe ne titullin me dy kuptime) qe Koha e Shtazës nga Viçidoli I ka ardhur fundi. Ne lojen e fundit qe I kishte mbetur per te treguar gjoja-forcen e tij Putineske, pra ate te gjoja-balancimit (apo kthimit te virgjerimit te nderit) te KQZ-kurvë te Llesho-Ristan-Kosovrast-Bylykbashit..., me dhunën e harbutit oriental, Bisha u "outplayed" nga delfini I tij Kokemadh qe po I tregon tashme dhembet. Edhe Tani I kafshës e Di tashmë se cdo gjë ka marre fund - se me veprimin e tij te fundit rrembimit halldupçe te KQZ, cfare do rezultati te nxjerre KQZ-ja e tij e pjerdhur do te jete fundi I tij edhe ne sensin historik. Edhe nese fiton "bindshëm" do te detyrohet te ike me Bisht në shalë dhe me turp se kurre nuk ishte ne gjendje te bente qofte edhe nje palë zgjedhje normale e ca me pak te ishte ne gjendje te zbriste nga Kali me fare pak dinjitet. Berisha, si çdo tiran I peshtirë eshte (ka qenë gjithmonë) I destinuar te perfundoje keq dhe te behet viktime e marrezise, pangopesise dhe impulsit te tij veteshkaterrues.
Per Tanin, Kaçin e zi e te tjere si keta, shpresojme qe ky ndyresire ti Marre me vete....

Submitted by tironc (not verified) on

<p>kjo puna e notit stil bretkoce e notarit artan po m&#39;pelqeka shume...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.