Berisha zbulon një nga cilësitë e veta kryesore: Nuk kam gënjyer kurrë; dhe këtë ia detyroj babait tim

Panorama ka zënë të publikojë ca intervista atipike të personazheve të rëndësishëm të politikës e të jetës publike shqiptare. Janë “atipike”, pasi pyetjet janë bërë nga adoleshentët. Është një iniciativë e Leonard Bombajt, i cili më pas ka bërë një libër me intervista të tilla.
Dje ishte intervista e Edi Ramës, ndërsa sot ishte ajo e Berishës. Ky i fundit flet për fëmijërinë e tij (është nga rastet e rralla që e bën këtë këtë), flet për prindërit, motrën, vëllain, për pasionet, hobet, për Edith Piafin që ai e ka dëgjuar për herë të parë në moshën 6 vjeç – kështu thotë – në radion e qendrës së komunës, dhe ajo ia kish ngjethur trupin dhe e kish lënë të topitur me zërin e saj, për Xhek Londonin, për Skënderbeun që e ka pasur idhull. Përmend më shumë se njëherë guximin si cilësinë e tij më të mirë, të cilin e ka farkëtuar në Viçidol (në foto shtëpia ku ka lindur e është rritur Berisha. Re.Pu.), “ku në oborr të shtwpisë të dilte gjarpëri, e nëna më thosh: mos e prek se është ora e shtëpisë!, dhe unë si fëmijë nuk duhej ta shihja, më tutje ishte ujku po të shkoje me dele, duhej ta kaloje lumin mbi një tra, e ti mund të bije, alpet kanë qenë me mot të ashpër, e ti mund të humbisje orientimin prej mjegullës”.
Ka një moment që të bën përshtypje më shumë se të tjerët. Vjen pas pyetjes: Po dy cilësitë më të këqija cilat janë? Dhe Berisha vijon në të tijën, vijon të përgjigjet për cilësitë e vyera që ka. Dhe flet për sinqeritetin: “Babai im nuk gënjente kurrë. Dhe është jashtë çdo lloj diskutimi që unë nuk di të kem gënjyer ndojëherë. Kulti im ka qenë sinqeriteti. Dhe këtë ia dedikoj babait”.
Re.Pu.
Comments
O bo boo ! Hipokrizi e

O bo boo ! Hipokrizi e gjalle. Cfare genjeshtre thote, kur pohon se nuk di te genjeje ! Mohon vetine e tij e cila e shquan ate, jo nder politikane, por ne klubin e genjeshtareve.

Megjithate, ku e lame...??? ... Dhe pastaj i futi nje te... rrahur arushes...

O Muci na hape barkun duke

O Muci na hape barkun duke cituar kete Panoramen cdo dy shkrime. E pe faqen e pare sot? Gazete qe kur jep doreheqjen nenkryetari i KQZ ne mes te nje krize zgjedhore hapet me nje plagosje ne nje mejhane andej nga liqeni!! Dhe me karagjozlleqet e FRESH it ne lagjen e Kac Islamit. Sepse keto i interesojn doktorit jo ngjarjet qe nuk jan ne axhenden e tij

Gilberto, Ne vazhdim te idese

Gilberto,

Ne vazhdim te idese tende, nje shembull nga Fevzo-Klani. Mbreme ne "Opinion" nuk kishte as Mulin, as Mesilen por kishte tematike kulturore-humori shqiptar. Do ti qe e pashe me qejf, larguam pak streset e dites... megjithese fytyra e Fevzos dilte cdo 20 sek. Ishte goxha me mire se ne 28 Nentor '13, kur Klani menjehere pas fjalimit te Saliut, filloi telenovelen turke "Jete e hidhur".

No koment është i çmëndur

No koment është i çmëndur

ky sharlatan edhe kur thote

ky sharlatan edhe kur thote te verteten prape genjen !

Hahahahahahahahahahahahahahah

Hahahahahahahahahahahahahahahahahaha !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Genjen cdo dite, dhe ka

Genjen cdo dite, dhe ka paturpesin te thot se nuk ka genjyer kurre ne jeten e tij.

Ky eshte kulmi i

Ky eshte kulmi i hipokrizise. Vertet te mos e njohe veten ky sharlatan?! Te mos jete pare asnjehere ne pasqyre ky monster ?!

Add new comment