Sondazhi në Turqi: “Të rrahësh gruan? Pse jo, kur e kërkon puna?”

Një Qendër e natyrës akademike që merret me problemet e gruas në Turqi (Universiteti i Kirikkale-s), është bërë tok me një OJQ (Mutlu Cocuklar Dernegi – Shoqatë e Fëmijëve të Lumtur), dhe kanë bërë një sondazh mbi dhunën shtëpiake. Rezultatet nuk janë shumë europiane. 34% e të intervistuarëve është me idenë se dhuna mbi gratë “kur duhet, duhet”, ndërsa 28% e tyre janë me idenë se dhuna mbi gratë është një mënyrë për t’i mbajtur nën kontroll e të disiplinuara. Sondazhi është bërë me meshkuj mbi moshën 18 vjeç, dhe është fokusuar në qytetet kryesore të Turqisë, më saktë, në qytetet që dallohen, e mbahen, për një stil jetese perëndimore, si Adana, Ankara, Stamboll, İzmir, Erzurum, Trabzon and Malatia. 11,5% e burrave mendojnë se kanë të drejtë të jenë të dhunshëm me gratë e tyre. 37,5% e tyre mendojnë se dhuna është e pranueshme për çështje nderi.
Lajmi është tronditës për vëzhguesit e huaj, por jo për opinionin e brendshëm. Dhjetorin e kaluar ishte tamam tronditëse ngjarja që lidhet me deputeten Fatma Salman Kotan, e partisë së Erdoganit, që u duk në parlament me fytyrën e enjtur nga grushtat që i kish dhënë i shoqi, me të cilin, për këtë shkak, u divorcua më pas.
Re.Pu.
Comments
Mos u skandalizoni shume ju

Mos u skandalizoni shume ju te respublicas per turqine, pasi ne italine fqinje (vend ky europian), 1 ne tre gra eshte e dhunuar brenda mureve te shtepise dhe sa vjen e vetem shtohet kjo statistike. Problemi nuk qendron eshte apo jo ky rrezultat europian, por cfar duhet bere qe kjo dhune te zhduket ne te gjitha vendet e botes. Sigurisht qe ben me shume sensacion lajmi kur ne titull vihen turqit e prapapmbetur...

Simbas librit te shejt

Simbas librit te shejt islam Kuranit, Ajeti nr.4 "En Nisa"/ syrja 34: Burri ka te drejte ta rrahi gruen e vet.

Genjeshter. Ja cfare thuhet

Genjeshter.

Ja cfare thuhet ne Suren 34, Ajeti 4: "...(Kiameti do t’ju vijë) me qëllim që Ai të shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për njerëz të tillë do të ketë falje dhe begati të mrekullueshme"

Ketij paul-it nuk eshte per t'i besuar asnje fjale.

Zoti e udhezofte

Genjeshter me bisht. Ketij

Genjeshter me bisht. Ketij Paulit nuk eshte per ti besuar asnje fjale.

Ja cfare thuhet ne Suren 34, Ajeti 4: "...(Kiameti do t’ju vijë) me qëllim që Ai të shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për njerëz të tillë do të ketë falje dhe begati të mrekullueshme"

Zoti e udhezofte

Aspak genjeshter! Ne kete

Aspak genjeshter! Ne kete verset te kesaj sureje thuhet qe gruaja e pabindur duhet se pari qortuar nga burri is saj, pastaj vjen hapi tjeter qe burri te mos ndaje shtratin bashkeshortor me te (pra te refuzoje kontaktin seksual apo intim me gruan e tij) nese ajo akoma vazhdon te mos i bindet atij, dhe se fundmi, kur keto dy te parat deshtojne ta bindin gruan, burri ka lejen e allahut edhe ta qelloje ate. Pastaj verseti vazhdon dhe thote se nese ajo bindet, burri nuk duhet te vazhdoje kete menyre trajtimi ndaj saj; me fjale te tjera, marrdhenia mes tyre rregullohet.

Kjo eshte e shprehur mjaft qarte ne kete verset! Mendoj se ne kete rast ti a.b's po tregohesh i pavertete ne ate qe thua!

Zoti te dhente mend!

Kjo qe ti thua eshte Sure 4,
Kjo qe ti thua eshte Sure 4, Ajeti 34.
Problemi me Paulin eshte se ai shperndan informacion te rreme dhe ne rastin me te mire, te manget dhe tendecioz.
Akoma mendohet se

Akoma mendohet se problemet brenda ciftit mund te zgjidhen duke vene dore mbi gruan?

Nuk me intereson vendi Turqi, Itali etj. por thelbi i ceshtjes: Perse duhet pare gjithmone gruaja si fajtore, kemi mbetur akoma tek Adami dhe Eva ?

Ne cdo rast kur perdoret dhuna, arsyeja e ka humbur betejen e saj, valle jemi kaq te paafte qe te jemi te arsyeshem dhe civile ne marrdheniet me njeri-tjetrin?

Ballkan pazar hesapi...

Ballkan pazar hesapi...

Dhe tani 75% do ndihen të

Dhe tani 75% do ndihen të krekosur se kanë të drejtë të grejnë dorë mbi gruan ska si të ndollë ndryshe kur guan e cilësojnë si pronën e tyre nuk mund të imagjinojnë se si aritën të thonë po në fillim dhe nuk i japin asnjë të drejtë gruas që nesër për gabimin që bëri të tha po dhe tashti të thojë jo dhe imagjinoni që Turqia po mundohet të bëhet një superfuqi ekonomike se si mun të ndolli kjo vetëm këta e dinë por pa lirinë dhe të drejtat e grave nuk mund të ndolli kjo

Add new comment