Shqiptarja. Com del me një redaksionale; dhe u bie borive të alarmit

E përditshmja shqiptarja.com ka publikuar sot një shkrim të lajmëruar qysh në faqe të parë e të kataloguar nën emërtimin “redaksionale”. Është një gjë që kjo gazetë e bën herë pas here në momente të supozuara si dramatike, e mund të merret me mend se kjo “redaksionale” ka të bëjë me situatën e djeshme në Kuvend, ku Berisha ia doli, në luftë me të gjithë, të rekuperonte kontrollin në KQZ. Titulli është “Seanca e frikshme”, dhe shkrimi fillonte me frazën e shkurtër: Ajo që pritej, ndodhi. Mesazhi kryesor përcillet në paragrafin: “Ajo e djeshmja ishte një seancë që brenda një ore tregoi qartë se si do të jenë zgjedhjet e ardhshme. Maxhoranca e sotme do të përpiqet me të gjitha mundësitë, me të gjitha format, me të gjitha mënyrat, që të jetë sërish maxhoranca e ardhshme”.
Redaksionalen e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/seanca-e-frikshme-152018.html
Re.Pu.
Comments
C'lloj "lajmi" esht ky?

C'lloj "lajmi" esht ky?

Paska shkruar nje

Paska shkruar nje ''redaksionale' shqiptarja.com.

ha ha ha

thashe se e kishte shkruar The New York Times apo Washington Post.

Kaq keq paska mbetur Muci sa pranon te marr pare per te reklamuar nje gazete si kjo shqiptarja?

Ate vend e ka marre lumi me kohe, po keto kohet e fundit, sidomos pas 1 prillit, lumi eshte mbushur me plot pislleqe.

Add new comment