Shënim: 48 % e shqiptarëve pa kontratë pune

Shqiptarët në shumicën e tyre punojnë pa një kontratë pune. Të paktën këto janë të dhënat paraprake të dala nga hulumtimi i bërë prej fondacionit Soros gjatë muajve dhjetor 2012-shkurt 2013. Sipas këtij sondazhi 48.1 për qind e të punësuarve në Shqipëri nuk kanë një kontratë pune, 33. 7 për qind e tyre kanë një kontratë me kohzgjatje të papërcaktuar dhe 18.2 për qind kanë të nënshkruar një kontratë me punëdhënësit me një afat të përcaktuar.
Këto të dhëna që priten të zyrtarizohen në vjeshtën e këtij viti janë një dëshmi e qartë e situatës së punësimit në vendin tonë, duke dëshmuar informalitetin e lartë që ekziston në krahun e punës, e duke shtuar në të njëjtën kohë treguesit e qartë të mungesës së derdhjes së kontributeve mujore, që në mënyrë të drejtpërdrejtë con në thellimin e dështimit të skemës së sigurimeve në vend.
Gjithë procesit të punësimit në Shqipëri, kur raportohet një rritje e lartë e papunësisë, i shtohet dhe ky fakt i rëndësishëm. Nga ana tjetër ky është një tregues i nevojës për punë si rrethanë domethënëse që toleron pranimin e kushteve për të punuar në të zezë. E.Shehu
Comments
SOROS-i duhet te trajtoje e
<p>SOROS-i duhet te trajtoje e te zbuloje edhe se sa e vlefshme dhe ligjore eshte kontrata e punes, nese ajo eshte bere, pasi ka shume e shume gjera qe e nxjerrin ate te pa vlefshme, nje formalitet/maske te punesimit. VERIFIKOJENI!</p>
Jo po ne te paguajme sigurime
<p>Jo po ne te paguajme sigurime dhe leket ti prishi Sala per qejfet e tija. Dhe neser ti prishi Edi. Po te marrim listen e miqve te perbashket qe marrin tendera, i bie qe paret e jona ti prishin Zamiri, Sandri e Bashkimi!!! A jeni ne terezi ju te Respublica-s? Se nuk eshte se keto pare shkojne per sigurimin e te semurve apo te demtuarve sepse te tere e kemi provuar ndonjehere sherbimin mjekesor te shtetit dhe e dime sa me vlere eshte...</p>
Add new comment