Adem Demaçi: Serbia, qysh kur ka lindur, veç i ka krijuar probleme botës

Postuar në 15 Prill, 2013 11:26

“Europa e meriton [që Serbia] t’ia bëjë kështu, se e zgjatën shumë me këto lëshime që po ia bëjnë Serbisë. Serbia është ajo që ka bërë 100 të zeza, jo tash por historikisht, që kur është formuar. Gjithmonë ka krijuar probleme për gjithë botën” – është shprehur Adem Demaçi në një intervistë për radion Europa e Lirë, teksa i është kërkuar një opinion pas dështimit të bisedimeve për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbi-Kosovë. Dhe më poshtë thekson, se “qëllimi i Serbisë edhe është ta bëjë një Palestinë këtu, dhe mandej Serbia të prodhojë armë për t’i shitur”.

Në një moment tjetër thotë se “vet plani Ahtisari për ne është katastrofë”, e me këtë lë të kuptohet se plani Ahtisaari është maksimumi i kompromisit që Prishtina ka pranuar të bëjë. “[Një kompromis tjetër] do të krijonte një situatë të pakënaqësisë së madhe [në Kosovë]”, përfundon ai.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>&nbsp;</p><h1 property="dc:title"><em><strong>Adem Demaçi: Turqia, qysh kur ka lindur, veç i ka krijuar probleme botës</strong></em></h1>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.