Rama në Prishtinë: “Nëse Berisha është një mit në Kosovë, ky nuk është problemi im; është problemi i kosovarëve”

Postuar në 15 Prill, 2013 05:22

I pari i socialistëve, Edi Rama, ndërsa është në Prishtinë, ka dhënë një intervistë për gazetën Express, e cila e ka publikuar me titullin “A do ta fitojë Edi Rama, pas Shqipërisë, edhe Kosovën?”. Ai është pyetur lidhur me Kosovën, Shqipërinë, bashkimin kombëtar, gjuhën standarde, Berishën, Thaçin, Kurtin, etj, dhe ja disa qëndrime të tijat:

Lidhur me Berishën e me mitin e tij në Kosovë: “Thënë të drejtën nuk është puna e imja t’i bind shqiptarët e Kosovës [për Berishën], sepse besoj që kjo është një çështje që do kohën e vet dhe ka të bëjë me dezinformimin e madh në Kosovë për një periudhë të gjatë kohore. Në historinë reale nuk ka asgjë të vërtetë të rëndësishme që Sali Berisha të ketë bërë ndonjë gjë që të jetë i admiruar. Megjithatë, nuk është ky problem imi dhe nuk preokupohem shumë me këtë.”

Lidhur me Hashim Thaçin: “Nuk kam pasur asnjëherë luhatje [të miqësisë] me Hashimin. Hashimi është një mik i vjetër imi, për të cilin ushqej ndjenjat më pozitive miqësore; përtej politikës, e vlerësoj nga ana njerëzore. Politikisht, t’u them të vërtetën, në distancë, kam një vlerësim të posaçëm për punën e tij dhe për mënyrën se si po e udhëheq ai këtë proces historik për Kosovën.”

Lidhur me Albin Kurtin: “Pavarësisht se nuk kemi pasur marrëdhënie të afërta personale, kemi një raport, të paktën nga ana ime, miqësor. E konsideroj intelektualisht një mendje vërtetë për t’u admiruar, mbase për shkak se është një intelektual i posaçëm bën edhe gabime politike. Por ajo që vlerësoj tek ai është një kulturë e veçantë, një pasion i veçantë politik. Është një shqiptar i mirë që bën gabimet e veta.”

Lidhur me standardin e shqipes: “Me besoni se ky është një problem i madh edhe në Shqipëri, pra rënia e cilësisë së shkrimit të gjuhës shqipe, varfërimi i gjuhës shqipe për shkak të një sistemi arsimor mizerabël dhe për shkak të rënies së bumit të leximit. Për këtë arsye unë besoj se ne me shpejtësi duhet ta ndërtojmë sistemin e unifikuar arsimor…. Vlerësoj se po shtrihemi shumë në një bisedë [mbi rishikimin e standardit] që është shumë delikate dhe që kërkon trajtimin shumë të kujdesshëm dhe të thellë të akademikëve dhe nuk është një çështje e politikanëve dhe as e atyre që intelektualisht mund të kenë idetë e tyre. Unë besoj se gjuha shqipe - ajo që quhet gjuha standarde shqipe - është një arritje dhe pasuri e madhe.”

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,13,108962

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

po qe ti nuk je mit as edhe ne Shqiperi a eshte problemi yt? Po qe Zaloshnja e quan tere kenaqesi e gojeplot Ilir Meten si "The KingMaker" a eshte problemi yt? Po qe shoku yt nga Parisi, "filozofi i madh i krahasueshem me ..." Artan Fuga po na krijon disa lloje te reja moralesh a eshte problemi yt? Po qe na ke ndare ne " o me ty o kundrra teje" a eshte problemi yt? Po qe bossat e perhershem po vjedhin Shqiperine a eshte problemi yt?

Submitted by beni (not verified) on

Rama flet  kunder nacionalizmit(mbasi ja hoqen veshet nga ambasada amerikane) dhe pastaj shkon ne Kosove.

Po ckerkon ne Kosove nese hiqesh kosmopolit i pa ineresuar per ceshtjen kombetare ?

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

O Anonim!

Paska të drejtë Edi për rënien e cilësisë së gjuhës shqipe sepse ti je shëmbulli që vërteton cilësinë e gjuhës së shkruajtur shqipe përsa i përket nivelit të ulët.Në tre rrjeshta të shkruajtur ke bërë 6 gabime drejtshkrimore.

Tung

Submitted by Anonim (not verified) on

ja dhe nje gabim tjeter: ne p... t's'emes zotrote!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.