Zogaj për Rezolutën çame: më mirë të presë se të bëhet mall shkëmbimi paraelektoral

Preç Zogaj shkruan sot te Shqiptarja.com për Rezolutën çame, si një vepër paramentare që nuk ka vlerë ekzekutive, por që përfaqëson qendrimin e përfaqësuesve të popullit për një çështje të ndjeshmërisë së veçantë.
Zogaj, pasi vëren se çështja çame ishte më aktive kur çamët ishin bashkë në një shoqatë sesa tani që kanë dhe parti (pasi partia përfshihet dhe në çështje të tjera, jashtë kauzës, dhe tani që kanë partinë e tyre të tjerët ia kanë lënë në derë partisë tua zgjidhë hallin) merret me konfliktualitetin që ka mbështjellë këtë Rezolutë dhe konkludon që nuk mund të ketë zgjidhje të çështjes çame pa bashkëpunimin e të gjithë faktorëve. Kjo çështje duhet të zgjidhet “me Greqinë” thotë Zogaj, duke analizuar arsyet se pse zgjidhja e problemit çam mund të bëhet vetëm në frymën e re të bashkëpunimit mes shteteve. Madje, Zogaj sugjeron që në vend se të konfliktohen PDIU dhe PBDNJ duhet të bashkëpunojnë dhe “protagonizmi i takon PDIU, sepse problemi është i saj”. Madje, PDIU “duhet të përpiqet ta ketë PBDNJ avokate speciale të çështjes së saj” shkruan Zogaj, sipas të cilit, në rast të kundër, “është më mirë që një rezolutë çame të presë sa nuk ka pritur sesa të shndërrohet në një monedhë shkëmbimi për aleancat para-elektorale të rradhës, çfaër nuk është e denjë për vetë përmasat e çështjes dhe dramës.”
k.c.
Comments
Mos u trazo edhe ne

Mos u trazo edhe ne probleme te tilla si ne ato brendashqiptare...

Mes politikes brenda leviz sa te duash e sa te mundesh. Bej tolerancen qe do

dhe nderro kamp sa here te te doj e bardha zemer, por...

Mos propozo qe te shtyhet Rezoluta, e aq me larg zgjidhja e ceshtjes

came, ne kalendat, qe dihet, greke jane!

A vertete beson ti se greket do bjene dakord te bejne avokatin ndaj vetes se akuzuar?!

Mos hish dyshime ndaj vetes, te lutem...

Add new comment