Balkan Insight denoncon një biznes të padeklaruar të Andis Harasanit

Postuar në 12 Prill, 2013 14:37

Një raportim me titull “Zbulohet biznesi i fshehtë i Andis Harasanit”, i shkruar nga Altin Raxhimi e Besar Likmeta, ka filluar të publikohet në shumicën e siteve të lajmeve online. “Të dhënat e nxjerra nga një mal me dokumente që ranë në dorë të një grupi gazetarësh investigativë, tregojnë se 41 vjeçari Harasani, i cili u largua nga parlamenti një vit para përfundimit të mandatit shtatorin e kaluar, përdori adresë në Bon për të regjistruar një kompani 8 mijë kilometra në më perëndim në parajsën fiskale të Ishujve Virxhin të Britanisë. Sipas dokumenteve që zbuloi Balkan Insight, në nëntor 2007, Harasani e regjistroi kompaninë në Ishujt Virxhin të Britanisë me emrin Ëhite Ebony Holdings Ltd, ku ai rezulton drejtor dhe aksioner.”, thuhet në këtë raportim.

Autorët thonë se e kanë kapur Andis Harasanin në telefon, apo online, por ai nuk ka pranuar të japë shpjegime lidhur me këtë argument. Shkrimi i gazetarëve në fjalë fokusohet tek korrupsioni në tërësi, e prandaj aty ka dhe emra të tjerë zyrtarësh. Por Harasani është emri më i rëndësishëm që përmendet.

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun e Shqipit http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/12/zbulohet-kompania-e-fshehte-e-andis-harasanit/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Te kerkohet ekstradimi i tij dhe te arrestohet! Sala dhe Edi Rama te tregojn menjeher se distancohen nga ky individ dhe kerkojn ndeshkimin maksimal te tij.

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Nuk eshte e jashtligjshme te krijosh biznes.

Duhet investigim i prokurorise qe te zbulohen asetet e kesaj kompanie, dhe me pas Harasanaj duhet te jape llogari per krijimin e ketyre aseteve. Jam i bind qe prokuroria me ket gjo po meret tani. hahaha

Te gjithe politikanet tane, pavarsisht krahu, qe kane pas nei pushtet kane biznese / llogari bankare neper "parajsa fiskale". Shpresoj qe tatimi i depozitave ne qipro te kete prekur sa me shume prej tyre.

Submitted by Anonim (not verified) on

Si tha Rama: "Shoku im Andis"

Ta mbaje dhe shokun Andis - dhe te shofim si do te na e shpjegoj punen e ketij Socialisti me miliona neper ishuj te botes? Le te na thote tashti se si ai distancohet nga Andisi.

Problemi eshte se populli fukara kerkon urgjent qe te gjinden parate e ketij dallkauku dhe te kthehen Shqiperise. Ky duhet bere shembull qe te mesojne dhe te tjeret - perndryshe keta derra politikane nuk hane pyke ndryshe. Mendoni nje njeri rri vetem dy vjet drejtor i KESH-it dhe ben aq para sa duhet te kete banke neper ishuj ti mbaje, sepse mesaduket jasteku dhe dysheku nuk ja nxinte me !

Submitted by Romeo Kuçi (not verified) on

Ne Zvicer degjoj se ka mjaft deputete shqiptare qe kane llogari te padeklaruara .  F. T.  eshte nga me te njohurit por ka edhe te tjere. Transferojne parate dhe jo vetem qe nuk paguajne taksa, por dyshohet edhe per gjera te tjera.

Submitted by Bard (not verified) on

Le te vije t'i bashkangjitet Rilindjes, koalicionit te qelbesirave i mirepret kontributet e gjithsecilit, paragjykimet morale le te shiten e te blihen nga budallenjte..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.