Edhe Topi u përgjigjet pyetjeve të Nanos, Bazes e Stefanit në DITA

Postuar në 10 Prill, 2013 04:49

Pas Ramës dhe Metës, edhe ish-presidenti Topi, përgjigjet për pyetjet publike në të përditshmen DITA të tri opinionistëve Nano, Baze e Stefani. Për pyetjen e Mero Bazes: Nëse Berisha dorëhiqet nga kandidat për kryeministër, a do të bëni koalicion me PD-në? – Topi përgjigjet ndër të tjera: “Unë jam shprehur qartë, nëse Partia Demokratike do të shkëputet jo thjesht nga individi Berisha, por nga psikologjia që ai ka ndërtuar së bashku me grupin e tij, natyrisht që gjërat janë për t'u diskutuar...”

Për pyetjen e Mustafa Nanos:  Si shpjegohet që ju është dashur kaq shumë kohë për të krijuar një mendim të qartë mbi Berishën? – Topi thotë: “Duke pasur respekt dhe një njohje me të, do t'i thoja Mustafait, se më është dashur aq kohë sa i është dashur dhe vetë atij për t'u shkëputur. Çdo njeri e pozicionon arsyetimin në funksion të kohës. Çështja e kohës është çështje relativiteti...”

Për pyetjen e Andrea Stefanit: A është në ambicien tuaj riorganizmi i të djathtës shqiptare pa Berishën?  - Topi përgjigjet: “...Ne jemi një parti e qendrës së djathtë dhe mendimi i parë që na vjen në këto momente është fakti se nevoja e së djathtës aktuale është të reformohet dhe të modernizohet. Kjo është dhe arsyeja që ne jemi larguar nga ajo parti tek e cila kemi dhënë kontributin tonë për shumë vite. Reformimi i të djathtës është parësor. Mendoj se kemi të bëjmë me një çështje shumë komplekse për t'u trajtuar...” a.n.

 

Përgjigjet e plota të intervistës me Topin mund të lexohen në DITA-n e sotme dhe në faqen online të saj pas orës 14.00

Comments

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

<p>Ky me të vërtetë thonte më shumë me heshtjen!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.