Polemikë: Gilman Bakalli versus Agron Gjekmarkaj

Postuar në 04 Prill, 2013 12:58

Kritiku letrar Agron Gjekmarkaj kish shkruar dje një shkrim me titull “Gylejmani dhe peticioni” , në të cilin polemizonte me një artikull të Gilman Bakallit të publikuar në Mapo. Është fjala për artikullin në linkun http://www.mapo.al/2013/04/01/pushtimet-sjane-kafe-turke-por-as-peticionet-intelektuale-sduhet-te-jene-kafe-makjato/, në të cilin Bakalli shprehte kundërshtimin e tij lidhur me peticionin e nënshkruar nga dhjetra personazhe të jetës publike kunër kërkesës turke për të rishikuar tekstet shkollore të historisë. Gjekmarkajt “[artikulli i ka] lënë një shije të keqe, si për mungesën e koherencës logjike me të cilën fshihte pjesërisht mendimet e veta, si për analogjitë e stisura …”, dhe u kundërvihet tezave të Bakallit me një stil të kërkuar polemik (lexojeni të plotë shkrimin në linkun http://www.panorama.com.al/2013/04/03/gylejmani-dhe-peticioni/).

Bakalli i përgjigjet sot, jo në Mapon ku shkruan zakonisht, por në Panoramën ku kish shkruar Gjekmarkaj. Ai ka adoptuar të njëjtin stil pickues të polemikës, dhe ka shkruar një nga artikujt e vet më elegantë (mund ta ndiqni në linkun http://www.panorama.com.al/2013/04/04/si-ta-lexojme-historine-pa-e-zoteruar-ate/).

Re.Pu.

Comments

Submitted by a. (not verified) on

Gilmani nuk ka shkruar artikull por esse, e cila po te shihet ne kendveshtrime te ndryshme per probleme te ndryshme tonat ka vlera ne percaktimin e shkalleve te analizes ' si zhveshja e striptizeres '.

Submitted by Ylvi Spion (not verified) on

Gilmani mbante nje rubrike tek Mapo deri para pak kohesh, ishte nje masturbim mendor qe mund t'i pelqente vetem atij, por jo lexuesit... e ne fakt ia mbyllen.

Submitted by Minella (not verified) on

Shumë çun zotni Bakalli.

Chapeau!

Submitted by amy (not verified) on

Nje shkrim shume i mire pergjigja e Bakallit!

Submitted by Bujar (not verified) on

Replike e kendshme e Bakallit... Se dija aq te zgjuar :) Ai eshte shume lart, por shume lart nga Gjekmarkaj, keshtu qe thelle-thelle, mendoj se kot qe eshte marre me te. Tipa te tille si Gjekmarkaj, per te qene ne vemendje boshe, kerkojne te fusin ne kurthe te tilla replike, qe pastaj ta shtyjne 2-3 muaj duke rrufitur ekspresin italian gllenjke pas gllenjke me bemat e tij, se "do ia beja keshtu e ashtu", por gazeta ma nderpreu repliken...

Submitted by dashamiri (not verified) on

nje nga artikujt me brilante qe eshte botuar ndonjehere neper gazetat shqiptare. gjynaf, nuk eshte per gazete ky artikuulll. tejet i mprehte Bakalli! Bravoooo

Submitted by bora-bora (not verified) on

Ylvi Spion: s'e paske mesuar akoma qe nga masturbimi mendor eshte premisa kryesore per te nxjerre gjera te bukura? shkrimet e gilmanit tek ajo rubrike, te cilen e mbylli skuthi dom gjergj, ishin perla te verteta....

Submitted by Bard (not verified) on

Shume stil i forte ky i Bakallit, tregon edhe nje here qe thjeshtesia ne te shprehur dhe qartesia e ideve eshte thelbesore per nje shkrim te mire. Nje zot e di kush ua ka mesuar ketyre publicisteve tane qe te perdoresh fjale te huaja dhe te marresh poza superioriteti intelektual eshte parakusht per nje shkrim te mire. Cilesia e publicisteve tane vuan shume nga sindroma e mospasjes asgje per te thene: Shkruajne thjesht per t'e marre rrogen, duke mbushur faqe te tera me broçkulla e muhabete korr e mos lidh. Nje shkrim i frymezuar dallohet lehte, dhe ky i Gilman Bakallit eshte njeri prej tyre...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.