53.7% e shqiptarëve të djathtë? Ku ta ketë gjetur Berisha këtë shifër?

Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se 53.7 përqind e shqiptarëve e kanë shpallur veten si të djathtë. Ku ta ketë gjetur Berisha këtë shifër? Patjetër jo tek rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të fundit (të 2011-ës), të shpallura nga KQZ-ja e drejtuar prej Ristanit. Sepse ato rezultate na tregojnë se partitë e djathta, së bashku (pavarësisht se në ç’koalicion ishin), morën vetëm 47.2% të votave për partitë.
Ta ketë gjetur tek rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 2009-ës, të shpallura po nga KQZ-ja e drejtuar prej Ristanit? Jo, sepse ato na tregojnë se partitë e djathta, së bashku (pavarësisht se në ç’koalicion ishin), morën vetëm 48.6% të votave në rang vendi.
Apo t’ia ketë thënë Lleshi, pa u zhvilluar ende zgjedhjet e 23 qershorit..?
E.Zaloshnja
Comments
Sinqerisht, kujt i behet

Sinqerisht, kujt i behet vone????

Ky genjen per sa te djathte ka Shqiperia, Rama genjeu tere elektoratin e tij. Ku je Muc Nano, ne c'vrime je fut ti e gjithe deputet socialist qe kane dy dite qe nuk shkrujne gje ne facebook. Ti je Rilindja, ti je shpetimi? Me c'ftyre do e pish kafen neser ne Tirane, a nuk ke frike se ndonje socialist nuk kalon aty prane e te peshtyn ne fytyre?

Socialistet te peshtyjne Edi

Socialistet te peshtyjne Edi Ramen, ai i tradhtoi, se shume deputete te pergjegjshem si Brace ishin kunder koalicionit te turpit.

O Albi :) po kujt i

O Albi :)

po kujt i drejtohesh o çun? Nanos dhe Zaloshnjes? Po pse nuk e kuptojnë këta që vetëm rotacioni nuk mjafton? Po pse nuk e kuptojnë këta se të thuash Rama është më i mirë, është qëndrim dogmatik? Po pse nuk e kuptojnë këta (e të tjerë) se kur krahasojnë Ramën me Berishën e përdorin këtë të fundit si alibi. Po pse nuk e kuptojnë këta se "Berisha do dënohet" nuk do të thotë asgjë, por nuk the se si do ta bësh? Po pse nuk ua merr mendja këtyre se Berisha-Meta-Rama kanë interesa pushteti e vetëm pushteti qe i lidhin mes tyre, jo një po mijëra interesa ekonomikë?

Po pse nuk e kuptojnë këta se kanë në dorë edhe të orjentojnë opinionin publik? E gjithsesi këta nuk shprehen, e mbajnë heshtje atëherë kur duan të bërtasin.

Po pse nuk e kuptojnë këta se zgjidhja e vetme racionale, jo emotive, e realizueshme është ajo që ofron FRDja? Po e kuptojnë shumë mirë, veçse nuk na takon neve të interpretojmë heshtjen e këtyre zotërinjve. Tek e fundit mjafton një përgjithësim... Sikur këta janë më të mirë se të tjerët vetën sepse nuk po na censurojnë komentet.

Popull delesh. Bëhen robt qesharak, edhe pse anonimë, duke thënë "unë nuk votoj PS po bëri aleancë me Metën", kur nga prononcimet kompleksive, edhe të anonimëve, dihet mirë se vota do vejë për kryetarin e PS, e kjo pavarësisht kryetarit të saj...

Kështu, gëzuar EdRamistave, tani u mbetet vetëm të rivendosin lidhejt me LSIstat, edhe në facebook.

Jo mo une i kuptoj te gjitha

Jo mo une i kuptoj te gjitha shume mire, dhe vete per FRD ose AKZ do votoj.

Po Muci and co te mos na fshihen me. Jane fiks pjese e kesaj parie qe mban ne kembe klasen e kalbur politike ne kete vend. Ka mbrojtur vetem e vetem karrigen e Rames ne cdo hap, qe nga periudha post zgjedhjeve 2009 e deri me sot. Ky far analisti e gazetari vetem dengla idesh e morali te mos na shese me. Biles me mire te futet ne listen per deputet e ta mbylle kete muhabet se fjalen ti si "analist" nuk ja fershellin me kush.

E keqja e ketij vendi eshte

E keqja e ketij vendi eshte Sali Berisha. Po nuk e hoqm dot kete radhe nuk mund ta heqim dot me dhe ne shqiperi do instalohet nje sistem diktatorial i mirfillte. Nese Ilir Meta eshte cmimi qe duhet paguar per kete atehere e paguaj me kenaqesi.

E keqja e vendit eshte

E keqja e vendit eshte keq-qeverisja qe vjen si pasoje e politikaneve qe nuk u pergjigjen popullit. Kaq!

Dy pohimet e Sali

Dy pohimet e Sali Berishes:

1-Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se 53.7 përqind e shqiptarëve e kanë shpallur veten si të djathtë.

2 Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se 53.7 përqind e shqiptarëve e kanë shpallur veten si musliman.

Nuk e ka gjetur asgjekundi Z.

Nuk e ka gjetur asgjekundi Z. Zaloshnja, thjesht tall koken e kokes :) Dhe per mendimin tim ben shume mire, te pakten moralisht reflekton me teper sesa te tjeret

Po aq i kapi goja

Po aq i kapi goja Berishes. Se mos nuk i shkoi goja tek 123.87 % dhe nuk e tha.

Add new comment