Rama bën të ditur e shpjegon ftesën për LSI-në; por Gjinushi nuk e pret mirë këtë ftesë

Kryeministri Berisha pritet të mbajë një konferencë për shtypin në orën 18.00, ndërsa Edi Rama, siç ishte bërë e ditur qysh mbrëmë, ia ka bërë sot paradite ftesën LSI-së. Nuk ka dhënë motivime të çuditshme, apo surprizë. “Që vullneti sovran i shqiptarëve më 23 qershor të mbrohet nga çdo lloj manipulimi, dua të filloj zyrtarisht sot procesin e formimit të një koalicioni sa më të gjerë për të garantuar zgjedhjet, për të fituar zgjedhjet”, ka thënë ai fillimisht, duke u kapur pas garancive që jep faktori opozitar “Meta” në procesin zgjedhor (balanca në komisionet zgjedhore kalon tanimë në anën e opozitës). Më pas, ai ka folur për “interes publik e kombëtar, për solidaritet ideologjik në emër të Internacionales, për leksione të marra nga e shkuara”, etj, etj.
Jo të gjithë në kampin opozitar e kanë pritur mirë këtë hapje ndaj LSI-së. Skënder Gjinushi ka reaguar pas Ramës, e në thelb ka thënë se “do të vazhdojmë të punojmë për të çliruar Shqipërinë nga Berisha e për të çliruar të majtën nga Ilir Meta”.
Re.Pu.
Comments
nuk e kuptoj pse qendrojne

nuk e kuptoj pse qendrojne akoma ne politike dinosaure si gjinushi.

pavaresisht nga pazaret e fundit qe po ben rama, gjinushi duhej te kishte ikur qe ne kohen e qepes nga skena politike dhe ndoshta te merej me ndonje gje me produktive si psh matematika. e di qe nuk ka moshe per te, por te pakten ka pjekurine, dhe do e kishte bere ku e ku me mire se cpretendon ta kete bere Jozefina, qe fluturon me presh ne by***.

jane tipat si ty qe i

jane tipat si ty qe i garantuan rames pushtetin, se me keto njerez si ty arriti ta mbushe partine me koqe!

Fiks fare. Keta nuk jane me

Fiks fare.

Keta nuk jane me ndryshe se ata delet e Gerdecit, Berisha i vrau e prap e votuan, keta u vrane per hir te Rames e prap e falen.

Ne foto, Gjinushi po i tregon

Ne foto, Gjinushi po i tregon Rames se ora e tij ecen perpara, me dhe pa Internationalen Socialiste. Ndersa Edit i punon ora sipas qejfit te tij. Me martesen e dyte me Meten, Edi e cliroi gjysmen e Shqiperise. Tani i ka ngelur edhe Sala dhe ja hodhem. Por populli thote "dardha e ka bishtin mbrapa". Po sikur, largqofte, me 24 qershor gjysmagjeli i LSI-se te kthehet tek dashnori i vjeter Berisha dhe ta harroje bashkeshortin egoist?

Gjinush. Kemi respekt si

Gjinush. Kemi respekt si per ju si per Ngjelen, si te vetemit opozitar tamam qe ka Shqiperia. Tani duhet ndare mielli nga krundia. Dil nga koalicioni me Ramen dhe rikrijo te majten e veretete shqiptare ne nje kolacicion ndofta edhe me AKZ qe eshte forca e veteme opozitare qe ka mbetur e cila mund te permyse Salen. Populli jua kerkon kete si hap vital pas poshterisive qe po ben kokeboshi Edi Rama. Nuk ka me kohe per sofizma. Duhen hapa konkrete, boll me fjale. Nqs ti vazhdon te rrishe me Ramen( nenkupto me Ramen +Meten), atehere kot qe flet. Duhen hapa konkrete…

kot se mos i ke harruar:

kot se mos i ke harruar: Gjinushi u zgjodh ne 1992 ne koalicion me PD dhe Ngjela ka qene kundershtari i Rames ne zgjedhjet e bashkise 2003. Nderkohe GJinushi ka qene kryetar parlamenti 1997-2001 dhe Ngjela ka qene ministri qe beri amnistine per ngjarjet e shkurt-mars 1997. I gezofsh!

Per mua nuk ka me zgjidhje.

Per mua nuk ka me zgjidhje. Besoja ne PS por edhe kjo shprese u shua.

Te felliqur, te mjere , hajdute te pashpirte keni qene o Ed dhe o Met.

PS i ke humb votat e mia . Shkoj dhe i bashkohem ALEANCES KUQEZI dhe do jem ne 7 PRILL, aty ta rezojme ate qe spo e rrezon dot Edi jon i dashur.

I bej thirje te gjitheve kush e ndjen veten OPOZITAR te bashkohemi ne 7 PRILL ne oren 11 te Bulevardi Deshmoret e Kombit.

Zhdukuuuuu Edi Rama. Ishe i shprese per mua, por tani te urej shume!!

Flm AK qe je me ne!!

Jeni kaq qesharakë... Si mund

Jeni kaq qesharakë...

Si mund t'i besoni një akuze të në mënyrë aq absurd, aq kalamkçe sa e ngre AKZja? Ça do bëjë ky? Do largojë Berishën nga pushteti...? Po si? Pa hë, njëherë mbi ça baze? Nëse ka një bazë ligjore atëerë përse nuk e padisin që tani?

Spahiu po mbledh rreth vetes kalamajt e Shqipërisë, që nuk dinë të dallojnë realitetin e të realizueshmen nga dëshirat.

Rama po ben koalicion me

Rama po ben koalicion me Meten me besimin e nje koalicioni te gjere?

Por, a nuk ishte PS qe i dha Metes nje deputet ne Tirane dhe nje ne Fier, duke i "ruajtur" votat?

E dyta, ne emer te ketij koalicioni te madh, pse nuk e ka ftuar dite me pare, po me kaq buje sa edhe sot, Milon, Gjinushin, G99, etj?

dhe e fundit,

Ne emer te koalicionit te madh, a do ta ftoje Nanon, Islamin, Xhuvelin, Idrizin, etj?

sa urte respublica sot...

sa urte respublica sot... kesaj i thone te censurosh dhe mendimet e tua.... ne aktin me te turpshem politik ju postoni tema sociale....

Fjale shume me vend!
Fjale shume me vend!
Rama ka qelluar ne shenje

Rama ka qelluar ne shenje kesaj rradhe.

Politika nuk behet as me burra te mire e as me llafe katundi.

Add new comment