Grevistët e urisë kanë patur të drejtë. Një raport i AP konstaton hilenë e qeverisë me afatet e dëmshpërblimit nëpërmjet një ndërhyrje në legjislacion

Një nga kërkesat e ish-të përndjekurve që morën pjesë në grevën dramatike të urisë ishte çështja e dëmshpërblimeve. Nga një raport vjetor i Avokatit të Popullit, pjesë të të cilit janë botuar këto ditë në media, konstatohet se çështja e dëmshpërblimeve të ish-të përndjekurve politikë është bërë pre e një hileje nga ana e qeverisë me afatet. Qeveria ka ndërhyrë në legjislacion duke hequr afatin prej 8 vitesh, të mbylljes së këtij procesi.
Nga një hetim që Avokati i Popullit i ka bërë legjislacionit, rezulton se tashmë ekziston vetëm data e nisjes së procesit të dëmshpërblimit (që përkon me vitin 2007), ndërsa është ndërhyrë duke lënë pa një datë fikse përfundimin e tij.
“Konstatohet se, procesi i dëmshpërblimit të ish të dënuarve politikë, nuk ka ecur me ritmet e dëshiruara, për shkaqe të cilat, lidhen kryesisht me ndryshimet që ka pësuar Ligjit nr.9831 datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, në vitin 2009, me ligjin nr.10111 datë 2.04.2009 – thotë raporti i AP-së lidhur me këtë ndërhyrje.
Jo vetëm është ndërhyrë nga qeveria dhe janë ndryshuar afatet e parashikuaar më parë në ligj, por kinse janë vonuar më pas edhe aktet nënligjore dhe inisiativat e tjera që do diktonte ndërhyrja.
Lexohet në raport ndër të tjera: “Përmbajtja e ligjit bazë (ligjit nr.9831 datë 12.11.2007), e ndryshimeve që ai ka pësuar, por edhe e akteve nënligjore të dala në zbatim të tyre (kjo pjesë i referohet VKM nr.419 datë 14.04.2011), ka krijuar konfuzion në ecurinë e pritshme të procesit të dëmshpërblimit…Pavarësisht kërkesave të hershme për dëmshpërblim, që janë paraqitur nga subjektet e interesuara, përfaqësues të kategorisë së të internuarve ose të dëbuarve nga regjimi komunist (gërma “b”, e nenit 6, të Ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”), institucionet përkatëse shtetërore ende nuk kanë ndërmarrë iniciativën legjislative për t’i propozuar Këshillit të Ministrave nxjerrjen e akteve përkatëse nënligjore që, do t’i mundësojnë marrjen e dëmshpërblimit kësaj kategorie…” a.n.
Në foto: Lirak Bejko, 47 vjec, ne momentin qe i ka vene flaken vetes me benzene. Bejko vdiq më pas në Itali (10 Tetor 2012)
Comments
S'do mend qe kane patur te
<p>S'do mend qe kane patur te drejte. Kujt ia dha hakun kjo qeveri ? Ish-te perndjekurve ? Nepunesve civile qe kane fituar gjyqet por as permbarimi privat nuk arrin t'iu siguroje parate qe u takojne ? Edhe klienteve te saj te preferuar qe kane marre tenderat e rrugeve qeveria ka vite qe ua zvarrit pagesen e detyrimeve.</p>
Add new comment