Gjeneral Sandër Lleshi përgënjeshtron lajmin mbi kandidimin e tij, dhe shpreh marazin mbi shtypin

Postuar në 01 Prill, 2013 06:01

Kush nuk e njeh si ushtarak, ka pasur mundësi ta njohë në “garën presidenciale” të para pak muajve, në të cilën u përmend dhe emri i tij si një nga kandidatët. Quhet Sandër Lleshi, është gjeneral brigade, dhe zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Tash së fundi u dha lajmi se ai do të ishte kandidat i PS-së në Lezhë. Ja çfarë u tha nga një e përditshme: “Partia Socialiste pritet të vendosë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës ish-kandidatin për president, Sandër Lleshi. … Burime në Partinë Socialiste i thanë gazetës se zyrtarizimi i kandidaturës së Lleshit është çështje ditësh dhe ajo pritet të bëhet publike nga kryetari Rama.”

Kjo nuk është e vërtetë. Është vetë Lleshi që e përgënjeshtron me anë të një shkrimi të publikuar në disa gazeta dhe të titulluar “Gazetat, miza dhe të tjerët”. Ai është shumë kritik me shtypin, që në këtë rast ka shpikur një lajm pa asnjë bazë. Përveç kësaj, gazeta që ka publikuar këtë lajm nuk ka pranuar reagimin përgënjeshtrues e saktësues të bërë nga vetë Sandër Lleshi. Ky i fundit nuk e jep emrin e gazetës, por gjasat janë që ta ketë me Gazetën Shqiptare, e cila ka folur për këtë çështje (shih linkun http://www.balkanweb.com/kryesore/1/gjeneral-sander-lleshi-kandidat-per-deputet-i-ps-ne-qarkun-e-lezhes-125815.html).

Shkrimin e plotë të Lleshit mund ta ndiqni në linkun tjetër të Mapos online http://www.mapo.al/2013/04/01/gazeta-mizat-dhe-te-tjeret/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje Respublika.

Eshte per  te ardhur keq qe gazetaria shqiptare eshte ne kete gjendje qe eshte sot. Them gazetaria ne nje sens me te gjere sepse kjo qe behet sot ne Shqiperi eshte vite drite larg gazetarise se vertete. Nuk dua te ndalem tek rastet e fundit sic ishe botimi i skenave pedo-pornografike te pedofilit Prenjasi apo te sms-ve te Nazirese neper gazeta sepse per mua kjo eshte vetem maja e ajsbergut. Problemi qendron gjetke, qendron ne perdorimin e gazetareve dhe te gazetave si kamikaze politike dhe ashtu si kamikazet ata me ne fund "vdesin" por vdekja e tyre eshte nje vdekje qe dhemb, sepse nje vend pa nje gazetari te mirfillte, pa ate qe quhet Pushteti i Katert, eshte nje vend pre i autoritarizmit, i genjeshtres, i mosfunksionimit te ligjit etj etj. Me sa le te kuptohet Gjeneral Lleshi, ky eshte nje sulm ndaj tij dhe Ai eshte i bindur qe ky sulm nuk behet nga nje gazetar apo gazete qe gabon ne mirbesim por ka nje dashakeqsi ne rastin me te mire apo nje shtyse politike ne rastin me te keq. Duke perjashtuar dashakeqesine e gazetes apo gazetarit ndaj nje ushtaraku karriere ngelet vetem qe ky lloj sulmi te jete nje sulm politik. Ketu lind pyetja kujt i intereson te sulmoje politikisht nje ushtarak karriere qe ne baze te kushtetutes eshte jashte politikes aktive derisa te jete ne karriere? Eshte valle partia ne pushtet qe ka frike nga nje kandidat potencialisht fitues ne ate qark dhe kerkon ta "djege" para kohe kandidaturen e tij apo eshte nje "lufte brrylash" brenda partise opozitare. Nuk e di se kujt nga dy krahet i intereson ky sulm por me vjen keq qe ne asnje gazete, asnje gazetar nuk ka kritikuar kolegun e vet dhe gazeten ne fjale per kete akt te rende te mungeses edhe me elementare te deontologjise profesionale. Po te mos ishte pergenjeshtrimi i vete ushtarakut ne nje gazete tjeter, publiku i gjere do te ngelej vetem me lajmin e pare te genjeshtert. Asnje gazetar nuk u mundua te zhbiroje me shume kete lajm dhe si te thuash te coje drejtesine ne vend por thjesht u mjaftuan me nje heshtje. Nje heshtje qe vret sepse ne rastin me te mire eshte nje heshtje qe ne thelb pranon nje mungese mirfilli te vertete ne stisjen e nje lajmi dhe ne rastin me te keq eshte nje bashkeautoresi me autorin e lajmit te pare. Kjo menyre e te parit te profesionit te gazetarit si nje mjet per te bere "qoka" sot te fala une neser me fal ti, eshte menyra me e gabuar per te bere nje gazetari te shendetshme qe ti sherbeje publikut. Kjo menyre e te berit gazetari eshte ajo qe e ben pushtetin politik te cdo krahu qofte qe te veproje si te doje sepse ne vend qe te kete mbi krye nje Pushtet te Katert te pavarur qe analizon, informon dhe ne disa raste akuzon pushtetin, ka mbi krye nje Pushtet te Katert qe eshte i varur koke e kembe nga pushteti politik.

Sa keq per gazetarine shqiptare.

Me respekt

Emigranti

Submitted by Dyshimi i Vetes (not verified) on

S'ka asnje te keqe, Gjeneral Sander!

Aq me shume kur kryeGjenerali, Ise Kadarja, e peshteti kandidimin tend per president.

Edhe per kandidimin majtas, mos u bej merak: A nuk ishte Ismail Kadare kryetar Nderi i levizjes MJAFT?

Submitted by Romeo (not verified) on

Lajmin s'e ka shpikur gazeta, ajo e ka marre teshpikur nga ndonje derdimen i PD-se, apo nga vete kriederdimeni, qoftelargu vete

Submitted by Dragunovi (not verified) on

Gjeneral Lleshi eshte pak tip megalomani dhe vuan qe ti Dali emri diku, I duket vetja si ndonje gjeneral I ushtrise amerikane qe pervec arsimit ushtarak kane dhe diploma apo doktoratura ne fusha te tjera, por ja komandant Sandri eshte nje gjeneral I ushtrise shqiptare qe per graden e gjeneralit duhet te "falenderoje" incidentin teknologjik te gerdecit qe preu disa koka ushtrie dhe mundesuan gradimin e Sandrit nga kolonel ne gjeneral. Nje nga nga thagmat e gjeneralit Ishte mbyllja e universitetit ushtarak skenderbej.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.