Ç'do të thotë: Nesër është 2 prill. Ditë e bukur për “t'u vrarë”?

Postuar në 01 Prill, 2013 03:59

Pandeli Majko ka shkruar një status në FB sipas faqes online të së përditshmes Dita ku komenton 1 prillin. Dhe ndër të tjera thotë: “Miq! Gëzuar 1 prillin! Ditën e mashtrimit dhe gënjeshtrës. Ditën kur gënjeshtrën e mirëkuptojmë si humor. Kjo është dita kur themi gënjeshtra të “stisura” ose pa dashje pohojmë të vërtetat e mëdha të gënjeshtrës. Ai është fakti se në ditët e tjera të vitit gënjeshtra është edhe zgjedhja juaj. Gëzuar 1 prillin, ditën e politikanëve që nuk u bënë kurrë të tillë por ju dorëzuan shenjës së kësaj date. Të gënjesh një popull është faj. Ta lësh atë pa të drejtën e zgjedhjes midis të vërtetës dhe gënjeshtrës është dramë e maskarenjve pa principe të politikës. Kjo është arsyeja që besoj se gënjeshtra kujtohet,  por nuk festohet. RILINDJA e së vërtetës është shpresa për nesër. Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit dhe jo atë të 1 prillit...". Dhe në fund shton një fjali jo fort të kuptueshme: "Nesër është 2 prill. Ditë e bukur për “tu vrarë”.

http://gazetadita.al/majko-kam-zgjedhur-koalicionin-e-21-jan...

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Perse nuk e kuptoni ju?

Nese PS vendos neser te beje koalicion me LSI, do te ishte vetvrasje per PS dhe deshperim i madh per elektoratin e majte. Do te ishte nje 21 janar i dyte. Ose nje dy prill i dyte....

Submitted by dritan (not verified) on

Uroj qe PS te beje sa me pare koalicion me LSI qe njerezit te kuptojne qe programi i Rilindjes se Edi rames nuk eshte tjeter vecse nje faqe ne bllokun e iliri metes per korrupsionin e te cilit u vrane 4 vete ne 21 janar, diten kur Rama fshihej.

Submitted by katarakti (not verified) on

Ma more nga goja Ilir. Ke plotesisht te drejte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.