Ka shumë shqiptarë që kësaj here kanë frikë se aksidenti do të jetë fatal – shkruan Lubonja për zgjedhjet e qershorit

Nuk mund të mos të të bjerë në sy se shumë shqiptarë që ngasin makinën apo ulen në sediljen e parë të pasagjerit, veçanërisht meshkujt, refuzojnë ta vënë rripin e sigurisë, u duket si zhburrërim, si përtesë, si mungesë lirie a ku di unë. Shumë syresh, madje, për të evituar atë sinjalin “pi-pi-pi…”, që bëjnë makinat e reja, e kalojnë rripin mbrapa sediljes, e fusin pastaj tek ajo kllapa dhe rrinë rehat për shtatë palë qejfe. Megjithatë, unë kam bindjen se shumica e këtyre shqiptarëve nuk do ta blinin një makinë që nuk ka rripa sigurie, sepse do t’u dukej e vjetër, e dalë mode, jo europiane, jo në përputhje me statusin që kërkojnë të kenë etj. – shkruan Fatos Lubonja në një opinion të sotëm në të përditshmen Panorama duke shtuar se ky raport që kemi me makinat e reja dhe rripat e tyre të sigurisë i duket "një metaforë e mirë për të shprehur raportin tonë me shtetin e së drejtës".
Lubonja e vijon metaforën duke shkruar për zgjedhjet e qershorit, për të cilat thotë ndër të tjera:
"Ja na erdhën zgjedhjet parlamentare, të shtatat që bëjmë në këta njëzet vjet. Shikoni si shkëlqen makina. .. Vënia e arbitrit/rripit të sigurisë që do të duhet të ishte garant i numërimit të saktë dhe mosvënies në diskutim të rezultatit. Por këta rripa janë prapa sediljes…Ka shumë shqiptarë që kësaj here kanë frikë se aksidenti do të jetë fatal".
I plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/03/29/pa-rrip-sigurie/
Foto LSA:
Berisha, gjate ceremonise se perurimit te memorialit te izolimit komunist “POSTBLLOK”, prane hyrjes se ish bllokut, nje projekt i iniciuar nga bashkia e Tiranes ne bashkepunim me publicistin Fatos Lubonja dhe piktorin Ardian Isufi.
Comments
e clidhje ka fotoja

e clidhje ka fotoja ilustruese me artikullin?

Foli prape ky, pse nuk

Foli prape ky, pse nuk inaguron me mire bunkere me Saliun kunder komunizmit?! Megjithate per punen e rripit ka te drejte, madje ka dale edhe ajo batuta qe disa burra thone: "Pse lidhet burri me rrip?" Mentatalitet shqiptaresh...

E verteta eshte qe nuk kemi

E verteta eshte qe nuk kemi bere asnjehere zgjedhje pa gjak! Nuk eshte vetem si metafor e rripit te sigurise,

eshte dhe si artefakt i prekshem, ne rruget tona qe cdo 300 metra kemi lapidare vdekje,

dhe fatosi do te na beje nje instalacion me guret e varrit. ja mori doren kesaj pune.

Nje per te kaluaren, nje per te sotmen, dhe nje per te ardhmen, ose te tria bashke ka akoma vend ne park.

Si ka mundësi që një njeri që

Si ka mundësi që një njeri që ka vuajtur në burgje për politikë vete për të inaguruar një përmendore e cila tregon vuajtjet e tyre bashkë me një njeri tjetër i pa fytyrë që ka dalë dëshmitarë i devotshëm për të dënuar një tjetër me vdekje zoti Fatos keni pranuar një barë të rëndë allahu tua letsojë barën që pranuat

Add new comment