Na mbytën gjithfarë lloj perversitetesh – shkruan Lame. Ambasada PINK i kërkon Ramës të distancohet

Postuar në 29 Mars, 2013 08:32

Ambasada PINK në Tiranë i ka dërguar një letër kreut të PS-së, Edi Rama, ku i ankohet për një shkrim të Artan Lames: “Në këtë shkrim, z. Lame i konsideron personat LGBT si devijantë të lindur, perversë dhe i personifikon ata me pedofilët, çka tregon inorancën e tij të theksuar lidhur me këtë çështje. Ndër të tjera ai shprehet me terma fyes dhe paragjykues për këtë komunitet… Përmes kësaj letre ne duam t’ju kërkojmë si Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, të distancoheni publikisht prej qëndrimeve të tij, duke ditur se ai ështe një nga anëtarët e strukturave drejtuese të PS. Qëndrime të tilla të shprehura nga një figurë publike së pari keqinformojnë publikun e gjerë, së dyti nxisin urrejtjen ndaj qytetarëve, dhe së treti lehtësisht mund të perceptohen si qëndrim zyrtar i forcës politike ku ai aderon, në këtë rast Partia Socialiste e Shqipërisë… Do të ishte e tepërt t’ju kujtonim se Internationalja Socialiste, nën-kryetar i të cilës ju jeni, mbështet publikisht dhe mbron fuqishëm të drejtat e komunitetit LGBT, - thuhet në deklaratën e ambasadës PINK

Shkrimi i A.Lames u botua disa ditë më parë në të përditshmen SHQIP dhe aty shkruhet ndër të tjera: “Të gjendur nën bombardimin e të drejtave të LGBT-ve, të internetit dhe televizorit, të mbytur në pornografi të çdo lloji, të dëshirës për të provuar çdo lloj molle të ndaluar, natyrisht që nuk mund të presim që shtresa të pakulturuara të shoqërisë, të jenë në gjendje vetvetiu të ngrenë sisteme morale të qëndrueshme që janë në gjendje të ndajnë të mirën nga e keqja, të lejueshmen nga e palejueshmja. Të tilla barriera duhet t’i ngrejë shoqëria në bashkëpunim me shtetin e vet. Nuk i ngritëm…. U legalizuan dhe na mbytën gjithfarë lloj perversitetesh, deviacionesh dhe termash. Homoseksualë, tranvestitë, homofobia, lesbike, transeksualë, pedofobia, pink, gender, e ç’t’u them tjetër. Një shoqërie të prapambetur, t’i hedhësh përsipër gjithë këtë lumë çudirash, nuk mund të presësh të jetë në gjendje të dallojë që për shembull homofobia është e keqe, ndërsa pink është e mirë; apo që pederastia është e lejueshme, ndërsa pedofilia jo. Por shteti ynë kish hall që, për t’u dukur se plotësonte kushtet e asocimit, të firmoste çdo lloj kërkese holandezësh, pa vrarë mendjen se ç’vjen pas…”

Shkrimi:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/03/23/deshtimet-e-shtetit/

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Keta te LGBT jane bere fondamentaliste te mirefillte, fondamentalizem gay qe te kerkon te autocensurohesh nese guxon te rrudhesh buzet dhe te mos i pelqesh. Ka diçka prej neurotikesh ne keto reagime, po te mbash parasysh qe kryeministri, kryetari i opozites, ministra, deputete e drejtora, analiste e opinioniste, komentues me njeri tjetrin, veç shahen e denigrohen, etiketohen si hajdute, perverse, fashiste, komuniste, injorante, fanatike, barkthare, kokepalare, vemje, krimb, kanderr, mamuth, shtangist, piktor, doktor, ....ut, ....ole, ....ar,..urrë, fshatar, ballist, spiun e te tjere e te tjere. Shyqyr qe ne heteroseksualet nuk i marrim shume seriozisht gjithe fyerjet e sharjet qe i bejme njeri tjetrit. Prandaj LGBT i duhet thjesht te mesohet te bashkejetoje me atdheun e neverise, te sharjes, te denigrimit, siç jemi mesuar ne, se me duket se nuk jane aspak me te diskriminuar nga ne te tjeret. "Velcome to the desert of the real"- do te thoshte nje Slavoj qe njoh...

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Lame eshte treguar nje injorant i vertete me keto qe ka thene. Te thuash se homoseksualet jane njesoj me pedofilet eshte nje mizori dhe nje absurditet aq i madh sa s'ka ku te shkoje me. Po e sqaroj, nje person gey nuk i ben dem askujt, thjesht jeton jeten sipas menyres se tij dhe  pjese te ndryshme te shoqerise mund ta pranojne ose jo kete fakt. Homoseksualiteti nuk eshte krim o Artan Lame, pedofilia eshte krim, mizori dhe keta jane monstra te mirefillte sepse perdhunojne femije dhe shkaterrojne jete te pafajshme. I sugjeroj zotit Lame qe te merret me punet e tij dhe te mos flase per ceshtje qe s'ia ka haberin, jo per gje, por ben nje figure qesharake prej injoranti te mirefillte dhe teresisht i paditur.

Submitted by Leonard (not verified) on

Injoranca e ketij populli nuk ka fund! Pedofilia dhe homoseksualiteti jane po aq te afert sa dhe pedofilia dhe heteroseksualiteti, ne mos me pak! Ketu ku jetoj njerezit me te mire te shoqerise jane homoseksualet, me krijues, me artiste, me te ditur, me te mençur, me te urte, megjithese jane edhe me te persekutuarit. Nje idiot si Lame nuk mund ta ndryshoje aspak kete, perkundrazi, i vetmi ndryshim ne kete mes eshte demi i stermadh qe ky leshko i ben vetes se vet!

Submitted by Sphynx (not verified) on

Lame ka pasur guximin te shprehe hapur ate qe te gjithe e mendojme por, per te qene politikisht korrekt, nuk e shprehim publikisht. Per mua kjo tregon integritet moral. Bravo.

Submitted by katarakti (not verified) on

Homofilia, pedofilia, zoofilia, nekrofilia etj - jane devijime, shkarje trunore. Pra kemi te bejme me semundje gjenetike. Dhe siç tha para pak ditesh peshkopi i Johanesburgut keta njerez duhen te kurohen.

Submitted by fatherland (not verified) on

Ajo qe thote Lame eshte shume e vertete! Sado imorale te jene deshirat tona,  te qenit LGBT eshte pakrahesismisht me e shpifur!

Submitted by Gjon (not verified) on

Nuk e di se cfare ka pasur ne mend Artan Lame, por te reduktosh kerkesat baze per te ndertuar nje shoqeri civile si "çdo lloj kërkese holandezësh" eshte me te vertete per te ardhur turp.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Po ka patur guxim e vertete, por guxim per te treguar gjithe injorancen e tij.

Submitted by xha Jaho (not verified) on

(DELETED) kemi mangut ne shqipataret! Po boll me ta se na hapet barkun. Na vjen te perzjere. siç themi ne "Sos gomari qe na ngordhi, por s'na lene rehat as mizat" (DELETED)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.