Protestën e kanë vrarë? Apo njerëzit protestojnë në mënyrën e tyre pa rënë dakord të jenë të gjithë në një vend?

Vladimir Karaj në MAPO-n e sotme jepte detaje rreth protestës së djeshme qytetare për rastin Prenjasi para Presidencës dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ndër të tjera shkruan: “Të ulur tek një kafene në këmbët e Teatrit të Operës, përballë me Alida Karakushin organizatore bashkë me mjaft të tjerë e një, madje dy protestave, që dënonin dështimin e sistemit të drejtësisë në mbrojtjen e fëmijëve dhe kërkonin marrje të masave të menjëhershme... “Ka apati dhe njerëzit ndonjëherë na marrin për budallenj”, thotë Karakushi edhe pse nuk bën për këtë fajtorë askënd dhe është e lumtur edhe me pjesëmarrjen prej disa dhjetëra vetësh në protestat e organizuara vetëm me ndihmën e rrjeteve sociale dhe jo nën logo partish e organizatash...”
Protestën e kanë vrarë? Apo njerëzit protestojnë në mënyrën e tyre dhe ata vetëm se nuk bien dakord të jenë të gjithë në një vend? Autori citon organizatoren Karakushi, e cila i pranon të dyja:
“Protestën e kanë vrarë”, thotë Karakushi, që megjithëse e kënaqur me njerëzit që po mblidhen, e kupton se gjërat do të ishin ndryshe dhe reagimi do të ishte shumë më i madh, sidoqoftë ajo bie dakord se njerëzit protestojnë në mënyrën e tyre ata vetëm se nuk bien dakord të jenë të gjithë në një vend. Arsyet janë nga më të ndryshmet, prej keqpërdorimit të protestës prej OJQ-ve e partive deri te mosbesimi se do të keqpërdoren...a.n.
http://www.mapo.al/2013/03/21/dy-protesta-kunder-sistemit-dhe-makabritet...
Foto: Nga protesta e djeshme para Presidences
Comments
Une do ta titulloja temen
<p>Une do ta titulloja temen "tradhetia e kauzes nga "nisiatoret"" ka vrare protesten ! Njerezit nuk kane frike te dalin dhe te protestojne , por jane vrare ne besimin e tyre se sakrifica e tyre per te protestuar , do te kete rezultat ! Dhe shkak per kete eshte tradhetia , apo interesi vetiak, qe nisiatoret kane per "organizm protestash ! Populli shqiptar ka nje eksperience sa te gjate aq edhe te hidhur , me keta lloj "lideresh" qe krijojne protesta jo kunder padrejtesise apo problemeve , por protesta me tematika qeveritare , apo programe shoqatash , apo "levizje sindikatash" te trukuara qe nuk sherbejne asnjehere komunitetit , por vetem e perdorin ate , per te rritur te ardhurat personle shtytesit dhe organizatoret !</p><p>Cfare i kutjoni juve njerezit ? Idiote ? Jane me shkollen e te mesuarit , por edhe me shkollen e jetes ! Si kujtoni , cila eshte arsyeja qe njerezit votojne Sali Berishen dhe Ilir Meten ? Jane dakort qe ata te vjedhin pasurine e vete njerezve ? Jo mer jo ! Po e dine shume mire qe ne nje "ndeshje te trukuar" me ta , ata qe do te dalin te humbur , me carje , gjak apo nje veshke te demtuar nga policia , apo me burg dhe gjoba nga gjykata , jane pikerisht njerezit ! Nderkohe qe "fitimtaret" thjesht sa shkembejne privilegjet ! Kush nuk arrin ta kuptoje kete situate , eshte thjesht nje "qorr nga syte e mendjes" , kush e kupton por e artikulon ndryshe , eshte vetem nje vemje e thjeshte e pushtetit qe ushqehet me ndonje gjethe peme nga trungu u atdheut !</p>

Add new comment