Media, kujdes me raportimet. Vetëvrasja, dukuri që imitohet – thonë dy psikiatër në Prishtinë e Tiranë

Dy mjekë psikiatër, Naim Fanaj në Prishtinë dhe Ariana Reli në Tiranë janë intervistuar në numrin e sotëm të së përditshmes DITA lidhur me ndikimin që ka në shtimin e vetëvrasjeve mënyra si raportohen ato në media.
Mjeku Fanaj thotë: Bazuar në një analizë-studim të vitit 2008 mbi shtypin dhe shkrimet mbi suicidin kemi gjetur se shtypi lëngon keq në qasjen këtij fenomeni, sidomos ai në Shqipëri. Titujt e mëdhenj, tejtheksimi i faktorit social, përshkrimi me imtësi i rrjedhës, fotot, tragjiciteti që e përshkojnë ngjarjen, pa dyshim, e shtojnë pranimin e suicidit si një metodë për zgjidhjen e problemeve, për të mos thënë se shërbejnë si një katalizator në vendimmarrjen tragjike. Shtypi shqiptar është mjaft larg rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit mendor në botë mbi mënyrën e shkrimit për vetëvrasjen. Me këtë mendoj se ka një ndikim dukshëm negativ në sjelljen suicidale të shqiptarëve.
Edhe Reli është e të njëjtit mendim: “Studime të shumta të kryera në disa vende kanë vërtetuar se vetëvrasja është dukuri që imitohet. Mënyrat e përshkrimit, ekspozimi i detajeve të metodës së përdorur, përshkrimi i papërshtatshëm i kontekstit, toni dhe gjuha e përdorur mund të ndikojnë ndjeshëm veçanërisht atë pjesë të popullsisë që është më e prekshme ndaj fenomenit. Çështja qëndron në vulgarizimin ekstrem të raportimit që mund të krijojë një kulturë vetëvrasjeje, ku suicidi shihet si një mënyrë e pranueshme për t’u larguar nga vuajtjet e kësaj bote. Raportimi i përsëritur ose i tepruar i vetëvrasjeve ka shumë mundësi të gjenerojë suicid ndërmjet grupeve më të rrezikuara, veçanërisht të moshave 15-30 vjeç… a.n.
Më shumë:
http://gazetadita.al/vetevrasja-psikiatret-fenomen-qe-imitoh...
Comments
Cdo veprim negativ imitohet
<p>Cdo veprim negativ imitohet nqs reklamohet gjeresisht jo vetem vetevrasja. Nqs tregon si behet droge, cfare droge perdoret, ku blihen armet, apo si te vrasesh, apo si te vjedhesh, ti si media i jep mjetet atyre qe jane te prirur t'i ndjekin apo t'i imitojne ato veprime. S'ka ndonje mencuri te madhe per te ditur kete. Amerikanet jane te obses\uar me filmat me terorrizem dhe terroristet i kopjojne ne veprimet e tyre...............................Kudh nga ju e di barcoleten e Nastradinit me te mbrasmen e kuqe te majmunit? Nje here nje i semure i shkoi Nastradinit qe ta sheronte. Ky pasi e keshilloi se cfare duhet te bente dhe i dha ca barera, i tha: "Te tera keto nuk do te mund te sherojne, nqs ti mendon tere kohen per te prasmen e kuqe te majmunit". Kur i shkoi i semuri prap pas disa kohesh, Nastradini e pyeti, He si shkojne punet? Jo mire Nastradin efendi, i tha i shkreti fshatar, "S'me hiqet nga mendja e prasmja e kuqe e majmunit"</p>
Add new comment