200 romët e Fierit që do të vijnë të ndryshojnë rezultatin e Tiranës

Postuar në 09 Mars, 2013 09:56

Po importohen zgjedhës nga Fieri. Këtë e thotë Kryetari i PS-së së Fierit, Xhevit Bushi, cituar nga Shqip. Kujt ia thotë? Ambasadës Amerikane!! Ky është sinjali më i qartë i klimës së mosbesimit total në lidhje me zgjedhjet, jo vetëm mes opozitës e qeverisjes, por dhe kundrejt institucioneve të tjera. I vetmi institucion i besueshëm garancie dhe drejtësie, me sa duket mbetet Ambasada Amerikane.

Në takim me zëvendësambasadorin amerikan, Henry Jardine, z. Bushi ka reklamuar se “Kemi mjaft raste shokuese, ku banorët po përdoren keq në këtë drejtim. Ata janë transportuar me autobus drejt Tiranës dhe janë regjistruar atje. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit. I manipulojnë këta njerëz të varfër, duke u marrë votën në këmbim të premtimeve për shpërblime me të mira materiale”.

Të parën në listë për t’u blerë votat janë romët, për të kryer abuzime me listat zgjedhore. Ai theksoi se janë më shumë se 200 qytetarë që janë marrë me mjete transporti dhe janë çuar për në Tiranë për t’u regjistruar, duke iu premtuar të mira materiale.

A thuaj 200 romët e importuar mund të përmbysin këto zgjedhje? Dhe nga vinë këto para? A janë taksuar?

k.c.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Turqia i solli dikur&nbsp;romët</strong>&nbsp;<strong>ne Fier. Pasha Turk po i sjell sot&nbsp;romët</strong>&nbsp;<strong style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Tirane. Ha,ha,ha.</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.