I pafytyrë, i marrë, apo idiot? – thotë Mustafa Nano për Spahiun dhe shton për mediat: S'na falen këto lloj publikimesh

Postuar në 21 Shkurt, 2013 08:18

Gazetat dhe edicionet informative të televizioneve dhanë dje një lajm të çuditshëm me titull “Kreshnik Spahiu shpallet Qytetar Nderi i shtetit të Nju Jorkut”.  “Ishte i çuditshëm për një numër arsyesh, - shkruan Mustafa Nano sot në të përditshmen SHQIP duke e konsideruar mbi të gjitha një ngjarje që nuk e nderon gazetarinë shqiptare.

Shkruan Nano ndër të tjera për Spahiun:Ndërsa po shkruaj këto radhë, më vjen pak turp që po harxhoj kohë e energji për t’u marrë me një karafil të tillë, që s’e ka për gjë të shpërndajë për lajme, e të shesë për arritje të vetat, halucinacione të kësaj natyre. Dhe në fakt, pyetja më e parë që më lind në këtë histori është pikërisht kjo: Si ka guxuar të shkojë deri në këtë pikë? Si ka guxuar të sajojë një gjë, që nuk qëndron as në qiell, as në tokë? Si nuk i ka shkuar mendja se kjo rrenë me bisht do të zbulohej aty për aty? Është i pafytyrë, i marrë, apo idiot? Apo është “të tria bashkë?”

Shkruan Nano ndër të tjera për mediat: “Befasia e dytë ka të bëjë me ne, gazetarët.. E kemi publikuar fare pa të keq, mes një shkujdesjeje të hatashme, këtë lajm të rremë nga koka te këmbët. Nuk na falet që nuk i kemi lejuar vetes as dyshimin më të vogël përballë kësaj sendërgjie, që ia bën mú që është sendërgji, nuk na falet që e kemi publikuar ashtu si na ka ardhur, d.m.th të shkruar në versionin orwell-ian të shqipes, në newspeak-un tonë pra, e të panënshkruar nga një autor, nuk na falet që e kemi publikuar pa bërë asnjë verifikim, e pa iu referuar asnjë burimi, dhe së fundmi nuk na falet që bëhemi instrumente të një propagande kaq vulgare..(a.n.)

Nano i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/21/kreshnik-spahiu-te-...

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Muco, e keni botuar pak a shume sic botoni plot lajme te tjera. Te kujtohet ai lajmi (disa vite rrjesht) mbi Edi Ramen qe zgjidhet kryetari i bashkise me i miri ne PLANET?

Epo, as per ate lajm nuk investiguat as edhe nje sekonde. Nuk qe mashtrim, por ishte edhe nje cmim pa vlere, i dhene pa le nga cili lloj gare apo grup lobimi ne stilin Podesta.

Sepse kush jeton ne Tirane dhe kush ka bredhur pak fare boten nuk mund ta besoje qe kryetaret e bashkive te botes preferokan si model te tyrin Edi Ramen e pallatit me shigjeta???

Edhe puna e Spahiut keshtu eshte. Ka njerez neper forume online qe i therrasin brillantina ne baze te flokeve. Ka te tjere qe kujtojne prejardhjen e tij nga gjiri berishian (KQZ 1996, KLD 2006-2011) por askush nga ju gazetaret nuk ka analizuar qarte kete prejardhje te tijen. Pse? Sepse jeni te gatshem per te besuar qe ai mund te ndikoje ne hedhjen e Berishes dhe ky fakt ju erreson syte. Ashtu sic nuk keni analizuar kurre gabimet, fajet e mangesite e Edi Rames, po per te njejtin shkak. Epo ja qe mund te vije nje dite, 23 qershori, qe te bashkuara bashke, keto difekte apo mangesira, mund te luajne nje rol vendimtar ne mos hedhjen poshte te Berishes.

Mos harroni dicka, ne popullin qe voton Berishen apo Meten, askush nuk ka iluzione. I njohin mire. Njeri vrases dhe hajdut, tjetri hajdut i shkelqyer, mbi parimin qe i ben rotacion ne vjedhje te tijeve. Ka edhe ndonje prej jush qe i quan kingmaker!

Ndersa ne popullin qe voton Ramen, ka shume qe kane iluzione. E njohin per te embel, te dashur, qe i dhimbset populli i tij, qe mendon per te varferit. Cfare mendoni se do te ndodhe nqs pak nga pak populli i majte zbulon fytyren e vertete te tij? Qe tani keni filluar te zbuloni, ju vete, paaftesite dhe mangesite intelektuale te thella qe karakterizojne Ramen. Por keto ditet e fundit po del edhe nje aspekt i ri i Rames: Rama e do voten e lire po aq sa Berisha! Sepse as ne partine e tij nuk lejon votime por ai vendos gjithcka, qofte edhe listat e deputeteve! Ju po perpiqeni te na bindni se Rama e ben nga halli, thjesht per te garantuar dedikim ndaj tij ne kauzen kundra Berishes. Por edhe Berisha nga halli e bente, per te mbrojtur bythen e tij ne Parti!

E njejta skene po ndodh me Spahine. Qe tani ka plot zera qe po dalin mbi financimet okulte te tijat. Ju kurre nuk e keni shtruar pyetjen se si e financon ai AKZ-ne. Kur dihet shume mire se cfare fondesh nevojiten. Epo ja qe po dalin disa informacione qe financimi e ka burimin te ish-perandorine otomane. Te habitur?

Submitted by mialeksi (not verified) on

mustafa ju lumte qe distancoheni nga gjera te tilla. kjo ju nderon. Te tjerat nuk kane rendesi, do vijne me kohen. Kemi ngrene shume corbe te prishur si shoqeri, do na duhet vite ta vjellim. Mjere te mjeret

Submitted by pilo (not verified) on

Anonim, qe ti je berishist kjo duket po pse nuk flet hapur pa fshehur doren qe hedh gurin..

Submitted by Anonim (not verified) on

O Pilo, qenke pak trap, a ta kane thene valle? Te kritikosh Ramen dhe Spahiun te etiketon si berishist? Dhe une qe kerkoj tru nga socialistet...

Une thjesht po analizoj cfare shoh si probleme te partise socialiste. Asnje e keqe nuk te gjen nga analiza ime. Ndersa nga imobilizmi i Rames mund te humbesh zgjedhjet e 2013, edhe kur perballe ke nje vrases te korruptuar dhe me ekonomine te rrenuar. Po te quhesha Mero Baze do te me thoje: bravo Mero, ti je fryma  e vertete socialiste, e te tjera pallavra. Po te te them emrin tim do te me japesh te tjera etiketa. Leje si quhem, ANONIM e kam emrin. Ti shiko permbajtjen e fjaleve te mia. Ne nje koment tek Respublica te shkruajta aq sa Rama nuk arrin te shkruaj ne nje semester ne Twitter... Kete problem shiko ti, mos me shiko mua se ku e kam interesin.

Keni 22 vite qe perpiqeni te etiketoni njerezit duke u bazuar se kush i shtyn. Nuk do te ishte me e lehte te gjykoje mbi cfare realizojne?

Submitted by Bujar (not verified) on

Ne kete koment, problemi nuk duhet pare te Spahiu, se spahije ka pare Shqiperia, qe shkojne e vijne, nuk ia del dot. Problemi eshte te gazetaret dhe pronaret e mediave, qe kane shkelur me kembe cdo lloj integriteti dhe rregulli ne fushen ku ata jetojne dhe kontribuojne. A nuk jane keta gazetare qe ftojne Mediun, megjithese e dine qe ai eshte shkaktari kryesor per Gerdecin? A nuk ftojne Ilirin dhe i bejne temenrata neper studio, kur dihet qe ai ishte shkaku kryesor i 21 Janarit? Spo i numerojme te gjithe..., se sia vlen. Por, nje gazetar me integritet do tia kishte mbyllur deren cdo lloj politikani, sado te madhe ta kete particken!

Submitted by Bard (not verified) on

Hijenat do rrezohen nga pushteti me 23 Qershor, vendin e tyre do e zene çakejtë. Rotacion ky, nuk eshte shaka'...

Submitted by Anonim (not verified) on

luftoji fort nacionalizmin se ju pret leket sorrosi dhe lobi grek ne shqiperi.

jam i sigurte qe nese akz-ja do te ishte nje parti e tipit pd,ps,lsi e tra-la-la ,nuk do te kishit asnje problem me te.

Submitted by Titi (not verified) on

@ Anonim. Berishist po Edvin Ramist kjo nuk ka te beje aspak me neverine qe te kall faqeziu si me retoriken e tij po ashtu edhe me ''militantizmin'' e tij pathetik te bazuar ne genjeshtra dhe akuza te pabaza qe nuk kane asnje ndryshim nga ato te Berishes. Faqeziu nuk ka TURP! Bravo Muci.

Submitted by Anonim (not verified) on

Une nuk po bej diference mbi personat apo etiketimet. Per momentin jam antiberishian por jo edvinist. Per zgjedhjet e 2013 per mua ka rendesi te rrezohet Berisha. Nuk eshte se pelqej zgjedhjen e Rames, por nuk kam rrugedalje per momentin. Dhe komenti im i mesiperm vjen si rrjedhoje e te menduarit mbi pyetjen: si mberritem ketu?

Ketu mberritem duke patur frike (jo une, por socialistat) te kritikojme Edi Ramen kur ai disa here rradhazi gabonte ne menaxhimin e PS-se. Vetem ne jemi aq te marre sa qe i dorezojme shpresat tona per te mposhtur Berishen vetem ne doren e Rames. Megjithese nuk ka dite qe nuk perserisim qe Berisha eshte me i zoti se Rama ne manipulimin e njerezve, rrethanave etj. Te gjithe ne neper kafe sa here kemi thene: po te kishte qene Berisha ne vend te Rames pas Gerdecit ne vend te dores mbi shpatull do te kishte perdorur prangat. Po te kishte qene Berisha ne vend te Rames ne bulevard me 21 janar flaken do t'i kishte vene kryeministrise. Etj...

Kjo eshte situata. Tani si i dilet? Per momentin e shoh te pamundur qe PS te kete kurajon te ndryshoje menyren e te vepruarit brenda partise. Shpresojme qe te mjaftoje kaq sa kane per ne qershor 2013. Por do te ishte gabim fatal qe te mos kerkonim ndryshime pas zgjedhjeve. Do te gjendemi vite me vone duke urryer Ramen po aq sa Berishen. Dhe jam i bindur qe me ekonomine qe kemi sot dhe me letargjine e Rames kjo dite nuk do te vononte shume...

Submitted by Dritan (not verified) on

Mjafton te hedhesh nje veshtrim tek ai tipi pas faqeziut per te kuptuar gjera me te thella. Si ati tipi ka shume ne Shqiperi, qe reflekton edhe ne njefare menyre kulturen dhe psiqiken e ketij vendi. Pamje te fortish, ecje e shtrember, fytyre qe nuk njeh buzeqeshje, shpifesire tolale.

Submitted by Flori (not verified) on

I nderuar Muç Nano, nuk kane mesuar ende keta gazetar se cila eshte etika plus ndertimi i lajmit. Ketu kam parasysh burimin e shumezuar per tre dhe interesi i publikut. Norma keto profesionale elementare qe mesohen si baza gazetarie qe ne vitin e pare. Kjo formule nuk ka dal rastesisht, por ja qe gazetaria jone i di mire keto leksione baze dhe perseri pranon ushqim te gatuar nga kuzhinat e partive... Turp  Me te drejte lind pyetja edhe nese ky individ ka fituar qytetari nderi per ndonje qytet te New York-ut (jo shtetit), cili eshte kontributi i tij per ta fituar kete titull per kete qytet...???

Submitted by Taleri (not verified) on

Muçi prapseprap ti ngelesh gazetar i mire, pse je i vetmi qe ke kuraje te pranosh gabimin. Une jam kunder Berishes, por nuk mbeshtes nje sharlatan si Spahiu.

Nga ana tjeter edhe ti Muçi javen tjeter publikoje nje lajm per nje gjykate fantomatike ITCCS (qe nuk ekziston)  e cila fliste per rrezikun e arrestimit te Papes per krime te dokumentuara. Nder te tjera tek siti yt lexuam:

"Një letër nga sekretari i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Kishës dhe Shtetit (ITCCS) pohon se Papa Benedikti XVI është duke i kërkuar qeverisë italiane të japë atij mbrojtje dhe imunitet nga ndjekja penale ligjore."

Informacioni duhet te ishte i shenjte, ndersa dezinformimi po behet i udhes. Vijo me guxim ne rrugen tende si gazetar i mirefillte dhe do te kesh gjithmone lexues besnike.

Submitted by Dritan (not verified) on

Nje parti faqezinjsh, qe ne vend te merret me problemet e perditeshme te popullit dhe te ofroje zgjidhje me programin e saj, rri e kakaris gjithe diten per Greqine.

AKZ eshte krijuar qellimisht si nje shtojce e PD. Krijesa e Berishes per te marre votat e shqiptareve qe papritur u perveluan per dashurine per atdheun, pkerisht ata shqiptare qe peshtyjne ne toke, qe hedhin plehrat ne rruge etj etj etj. Kreshniku bertet "Berisha ne burg", ashtu sic bertiste Iliri para 5 vitesh ne fushate (ju kujtohet ???).

Eshte e njejta gje. Shqiptaret ne pergjithesi jane te trembur nga ndryshimi, nga e reja, nga modernja, ndaj e kane te veshtire te kuptojne nje lider modern si Edi Rama. Eshte kaq keq i rrenjosur mentaliteti otoman (te ndenjurit nen hije pa bere asgje se bashku me trajtimin e gruas dhe jetes ne pergjithesi) dhe ai komunist (sulmi ndja individid per pamjen e jashteme dhe germimet ne gjetjen e njollave biografike), saqe e reja eshte e veshtire per te mbijetuar.

Shqiptaret nuk kane koncepte demokratike, sepse qe te kesh te tilla koncepte duhet edhe nje kulture qe rrjedh si nga te qenit i civilizuar ashtu edhe nga ana fetare. Ndonese te nenshtruar per 500 vjet nen nje hordhi turke, dhe 50 vje ne nje diktature absurde, shanset per tu rimekembur kane qene, por fatkeqesisht jane perbuzur. Dominon politika e te fortit, zgjidhja e mosmarreveshjeve me arme e gjak te nxehte e jo me arsye, dembelizmi dhe karshilleku. Shqiperia eshte nje pacient ideal per nje psikolog.

Me kot pretendojme se i perkasim kesaj apo asaj, lavdojme vlerat, traditen, por te gjitha keto jane si te imponuara ngaqe kaq njihnim e kaq akoma njohim. Krennhemi per bujare per te huajt kur jemi ujqer per njeri-tjetrin, krenohemi per besnikeri kur jemi te paret te korruptuar.

E pra, te tille kemi prodhuar edhe ne politike. Berishe, Spahinj, shtangiste pa tru, e kukumjacka parlamentare, gra qe kercenojne me keq sesa burrat, e bukuroshe te shemtuara nga fjalet e gojes, art te degjeneruar qe i shkon per shtat degjenerimit te jetes tone, kemi shkelmuar njerezit e mire dhe u kemi hapur vendin atyre te pavlere. Jetojme ne nje bote te enderruar te bukur, por te pandergjegjesuar per realitetin dominant shkaterrues. Dime se cfare duhet te bejme, por jemi te paafte per ta bere.

Submitted by bardhi (not verified) on

Muçi, të urrej se je nervoz, por je i drejtë. Desha të bëj një pyetje nëse e lexon komentin: - A mendon vërtet se Rama do të dijë të udhëheqë me një opozitë me elemente si Jozefina? Sa muaj mendon se do të rrijë në pushtet? Flm.

Submitted by Dritan (not verified) on

Pas 2013 nuk do kete me Josefina ne PD.

Pas 2013 PD reformohet..ikin horrat e vijne ca me te hajrit

Submitted by Genti (not verified) on

Meritat e ketij titulli mund te diskutohen por, fakti qe Kreshnikut i eshte dhene ky titull eshte i pamohueshem.  E them kete sepse isha vete prezent ne ceremoni.

Mustafa, te ftoj te kontrollosh burimet tuaja te informacionit se ja nxive faqen vetes.  Shpresoj qe ky shkrim te jete vetem nje gabim ne anen tende dhe jo nje mashtrim me vetedije.

Submitted by Pasqyra e Boreb... (not verified) on

Mustafa Nano, naivi me i madh ne kete mes je ti, sepse beson me te vertete se kjo eshte hera e pare qe shtypi shqiptar boton me copy/paste nje shkrim te paverifikuar, me autoresi te dyshimte, te mbushur me pasaktesira dhe genjeshtra. Ne fakt, kjo gje ndodh perdite, sidomos ne mediat online. Dhe po te mos kish qene domosdoshmeria per te marre dozen e perditshme te informacionit dhe pa nje fare shprese, se shtypi do te ndryshoje nje dite, gazetat do te kishin falimentuar me kohe. E mira e gjithe kesaj eshte qe na ka bere ne lexuesit te jemi me kritike e te mos i marrim per te veteqena lajmet qe na servirni. Prandaj kot tregon me gisht te sharlatani K.S., por mbaj pasqyren perpara vetes dhe esnafit tend per te pare sa posht keni rene me reciklimin e perditshem te gjysem te vertetave nga njera gazete tek tjetra - dhe ndryshoni!

Submitted by ijs (not verified) on

Gazetaruci i kohes se mesjtes Nano qenka irrituar per lajmin ne lidhje me Kreshnik Spahiun, kur nderkohe 99% e lajmeve ne albanistan jane shkume sapuni qe nuk lan dot as duart! Ha Ha Ha! Bir selman i nenes ke te qaje me pare!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.