Ndiej mëshirë për të - thotë Shinasi Rama për Selamin dhe e quan shtupë dyshemeje si Pollo, Imami, etj

Një ndër figurat e njohura në PD-së në vitet e para të saj, Shinasi Rama, komenton dëshirën e Eduard Selamit për të kandiduar si deputet i kësaj force. Ish-studenti i dhjetorit ’90 thotë në një intervistë për të përditshmen Shqiptarja.com se Selami po ha turpin me bukë.
Sipas tij, Selami më mirë të vazhdonte të shiste makina të vjetra në SHBA, sesa të kthehej në Shqipëri për t’u bërë vegël e Saliut. Shinasi Rama e krahason Selamin me të tjerë të kthyer në PD si Imami e Pollo.
“Ai ka hallet e veta, i ka bërë llogaritë kështu, do të hajë turpin me bukë e do të bëjë shërbyesin e Saliut, njëlloj si këto shtupat e dyshemeve, Pollo, Imami, Shehu e me radhë. Më mirë të zinte peshk në breg të Atlantikut dhe të shiste makina, sesa të bëhej vegël e Saliut. Unë nuk dua ta gjykoj. Thjesht më vjen keq dhe ndiej mëshirë për të”, thotë Rama në intervistë. a.n.

Comments
Asnjehere ne bote! Si ka

Asnjehere ne bote! Si ka mundesi Shinasiu te kete thene keshtu pa i marre lejen atyre qe ne Tirane kishin 18 vite duke pritur Edin. Po per ata nuk te vjen keq ty o Shinasi? Mos ia prish endrrat ne kete menyre! Si te gjuaka peshk Selami? Po pse ore, Selami me gjueti u paska mare ne USA gjithe keto vite? E ne qe mendonim se ai po bente kurs per menaxhim shteti prane Shtepise se Bardhe. Ketu ne Tirane e presin si Mesia, i pasterti, kurajozi, ai qe iken vete, ai qe kthehet kur e therret Baba... Jo Shinasi, ti nuk se si ta tallesh keshtu te ardhmen tone, te vetmin te paster ne luften e 22 viteve!

Nuk e kam degjuar intervisten

Nuk e kam degjuar intervisten e Z. Rama.

Lexova ate qe ketu eshte shkruar ketu.

Dhe, ne mendje me erdhi nje shprehje popullore "Puna eshte nder!"

Nuk e kuptoj, pse nje shites makinash te perdorura ne Sh.B.A., qe punon per te mbajtur familjen, nuk mund te vete-propozohet per ne Kuvendin e Shqiperise?

Kemi akademike qe po vjedhin ne Sh.B.A. dhe thuhet qe eshte intrige.

Me mire te behesh shites makinash te perdorura apo hajdut?

Pajtohem me ate qe kushdo
Pajtohem me ate qe kushdo mund te behet deputet ne Shqiperi, shites makinash, kontrabandist makinash, hajdut makinash, e tjere. Por z. Selamin as familja e tij nuk e do. Fatkeqesisht ate e ka ndare edhe gruaja, keshtu qe nuk ka ke te mbaje me, vec vetes e Saliun.
Po si more. Po kur do ta lini

Po si more. Po kur do ta lini kete mentalitet te prapambetur qe filloni i gjykoni njerzit nga punet familjare. Ai te bere ca te doje me gruan e me familjen e vet. Po si nuk ju vjen turp nga vetja, kur vet Edi Rama ka nje deng me historira te tilla. Pateticiteti dh emungesa e koherences ne kulm.

Edhe nje here. Puna  etij se cfare pune ka bere ben e do te beje. Ka patur nje rol kryesor ne PD, eshte deshira e tij per tu kthyer, shume mire. Llafet e militanteve qe gjurmojne biografine e njerzve se kane frike nga vota e  popullit, tutje!

Eshte kenaqesi qe te pakten

Eshte kenaqesi qe te pakten nje shqiptar pajtohet me mendimin e nje shqiptari tjeter... te pakten ne fillim te komentit.

Gama e personave qe merren me makina pervec atyre qe Z. Saimir ka listuar mund te jete edhe pak me e gjere... b.f. dizenjues makinash, prodhues makinash, montues makinash, xhenerik makinash etj, etj. Pse ta "kriminalizojme" kete sektor?

Gjithsesi, ajo qe une shpreha, dhe ndoshta duhet thene troc, eshte qe me rendesi ka ajo qe shpreh dhe parashtron Z. Selami, sesa puna qe ben, qe per mua, perderisa eshte legale (e ligjshme) shitja e makinave te perdorura nuk perben fakt.

V.O. Mua personalisht Z.Selami nuk me pelqeu, por kam blere makine te perdorur(jo tek ai se jetoj ne Shqiperi)

Më se e drejtë zoti Shinasi

Më se e drejtë zoti Shinasi se na drejtojnë njërz të tillë mirë e thatë si shtupat e dyshemeve jemi katandisur këtu

Po mire o Leonardo meqe

Po  mire  o  Leonardo  meqe  e  fut  veten  tek  shtupat  atehere  thoj  Shinasiut  mbase  te  merr  ne  Amerike  biles  do  te  rekomandoja  te  marresh  edhe  shume  shtupa  te  tjere  qe  i  gjen  me  tonellate. Mua  per  nje  gje  me  vjen  cudi  si  ka  mundesi  qe  disa  media  dhe  gazetashites {e kam  fjalen  per  gazetaret  sepse disa  prej  tyre  nuk  mund  te  quhen  gazetare  por  thjesht  gazetashites}  kur  behet  fjale  qe  ndonje  nga  ishet  e  PD-se  ti  afrohet  asaj  hidhen  perpjete  sikur  i  ka  pickuar  bleta  dhe  ne  vend  qe  te  flasin    per  personin  si  nje  prurje    dhe  si  nje  mendim  qe  mundet  qe  te  kontribojne  ne  kete  vend  me  idete  e  tyre  i  anatemojne  duke  folur  sikur  ata  tu  kene  bere  gjithe  te  keqijat  e  kesaj  bote  dhe  kur  disa  te  tjereve  si  puna  e  ketij  Shinasiut  qe  askush  nuk  e  njeh  pervec  qe  paska  qene  ne  levizjen  e  dhjetorit  i  thurin  lavde  sikur  mendimi  i  tij  eshte  perfekt. Po  kujt  i  plasi  se  cfare  thot  Shinasiu. Njerez  si  puna  e   tij  i  gjen  plot   sepse  dihet  se  jo  te  gjithe  jane  te  nje  mendimi. Te  flasesh  si  Shinasiu  qe  nga  Amerika  eshte  kollaj  por  problemi  eshte  si  duhet  vepruar  dhe  kjo  behet  duke  dhene  secili  kontributin  e  tij  me  ato  pak  idera  qe  mund  te  kete. Per  Shinasiun  do  te  kisha  me  shume  respekt  edhe  sikur  te  behej  me  Partine  Komuniste  por  per  dy  llafe  qe  thot  duke  share  ish  koleget  e  vet,  respekti  kalon  ne  fund  te  listes.

Shinasiu eshte ende fshatar

Shinasiu eshte ende fshatar per te kuptuar se qytetaria e sotme ka detyrime morale ndej vendit dhe te ardhmes se tij. Llogjika e tij esht:  Haj bre burra ia qesim me pushke e i lam te tane dekun perdhe!

Si eshte e mundur qe kane kaq vjet ne Amerike dhe nuk u eshte hequr asnje cifel!

Brenda kontigjentit te

Brenda kontigjentit te ish-PD-se se dikurshme, ardhja e Selamit e ka nje domethenie.

Shenasi Rama nuk ka pse e mohon kete. Selami eshte shkarkuar si Zhukovi, ne ajer, dhe me menyren se si e larguan ate, PD-ja nisi te lekundet

ne dukjen e saj demokratike.

Por, ka rrjedhur aq shume uje sa Selami, si social-demokrat qe eshte ne natyre, nuk do e gjej dot veten kurre ne PD-ne e sotme.

Kurre. Dhe do pendohet shpejt per kete veprim. Edhe nese fiton PD-ja, madje me keq nese ndodh kjo fitore!

Por Sh Rama, kaq vite ne Amerike, ende e quan punen e rendomte si..."i ka mergimi keto"!

Eshte gjunah qe te mos kuptosh rendesine e punes, dhe te aludosh per ndarjen e tyre ne te nderuara apo te panderuara...

censuruar

censuruar

Kesaj i thone ' beji shurren

Kesaj i thone ' beji shurren te bjere shi'...

Nese keto fjale jane te

Nese keto fjale jane te verteta, turp per kete profesor. Puna te jep nder profesor, cfaredoqofte ajo.

I dashur A. N. Eshte ne te

I dashur A. N.

Eshte ne te drejten tuaj te perceptoni e te servirni si nje lajm qe ben buje intervisten e Shenasi Rames.

Eshte po ashtu ne te drejten e Shinasi Rames te jetoje jeten e tij ne SHBA. Sikurse jam une ne te drejten time qe te jetoj ketu (ne SHBA)

Por une mendoj se eshte ne te drejten time t'ju kerkoj juve, Mustafa Nanos e te gjithe drejtuesve te gazetave qe botojne Shinasi Ramen te investigojne nje fakt te thjeshte: Ka qene ky profesori Shenasi antar i Sigurimit te Shtetit apo jo.  Kerkojini atij te botoje formularin N400 te aplikimit per nenshtetesine amerikane.

Dhe pastaj te investigoni ne arkivat e ish Ministrise se Brendshme per veprimtarine e tij ne kohen e komunizmit. Botojini keto dokumente ne gazete. Dergojani per dijeni Ambasades Amerikane. Dhe me kaq mbaron misioni juaj.

Une garantoj se gazetari qe do te realizonte kete do te siguronte nje karriere brilante ne profesion. Ai do te vendoste standartin me te larte ne gazetarine shqiptare.

Dhe do te qetesonte mijra shpirtra te vrerosur nga mali i urrejtjes shpifjes dhe poshterimit qe ky profesori Shenasi ka derdhur nder vite per shume shqiptare.

Add new comment