Drejtësia shqiptare vulosi turpin e vet: Asnjë fajtor për vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm

Postuar në 07 Shkurt, 2013 05:19

Në njoftimin e televizionit Top-channel lidhur me gjyqin në ngarkim të pjesëtarëve të Gardës së Republikës të akuzuar për vrasjet e 21 janarit 2011, të cilët – ky është lajmi shock – u shpallën të pafajshëm, thuhet mes të tjerash: “Gjykata rrëzoi akuzën për vrasje në rrethana cilësuese ndaj të pandehurve në procesin e 21 janarit, ndërsa në vendim u shpreh se Prokuroria nuk dha prova direkte që vërtetojnë akuzën e vrasjes”.

23 e 25 vjet burg dhanë prokurorët Blerim Tominaj dhe Adriatik Cani për Prendin e Llupon, por gjyqtari Besnik Hoxha, në emër të trupës gjykuese, i shpalli të pafajshëm që të dy. Vini re! Nuk u dënuan me disa vite burg. Jo. U shpallën të pafajshëm, e rrjedhimisht nuk u gjet asnjë fajtor për faktin që më 21 janar 2011 u vranë katër vetë të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm. Në ditët e  ardhshme do të ketë arsyetime të thelluara, bazuar në ecurinë e këtij gjyqi dhe në vendimin që u mor, por mund të thuhet qysh tani se ky vendim është njolla më e madhe e sistemit të drejtësisë (përfshirë dhe prokurorinë), është ngjarja që dëshmon se ky sistem ka mbaruar, është i kapur, i korruptuar, i ndyrë. E kështu, në zgjedhjet e qershorit nuk bëhet fjalë për të ndërruar një qeveri, por bëhet fjalë për të rrëzuar me votë një sistem, që më pas duhet ringritur nga e para me synimin për t’i hapur rrugën demokracisë e shtetit të së drejtës. Në mos, ditë më të zeza kanë për të ardhur për këtë vend.

M. Nano

Comments

Submitted by illi (not verified) on

Vendimi eshte i drejte. Njeri prej ketyre ishte "fakiri", tjetri komandanti i tij, por gjithsesi ata ishin thjesht kembeza. Gjyqi duhet ribere duke i gjykuar se bashku me urdheruesit, pasi keshtu do te qe nje padrejtesi e madhe.  Bile edhe trupi gjykues duhet te dale para drejtesise dhe po na bindi se e ka marre vendimin e sotem pikerisht per aresyen e mesiperme, bravo i qofte, perndryshe nuk ka pse si te kete justifikime.

Submitted by Latini (not verified) on

ëndërro, ëndërro vogëlush.

Submitted by katarakti (not verified) on

"... E kështu, në zgjedhjet e qershorit nuk bëhet fjalë për të ndërruar një qeveri, por bëhet fjalë për të rrëzuar me votë një sistem, që më pas duhet ringritur nga e para me synimin për t’i hapur rrugën demokracisë e shtetit të së drejtës. Në mos, ditë më të zeza kanë për të ardhur për këtë vend...". Pikerisht ky eshte mesazhi i ketij vendimi: Qe ky regjim qe te vret po e kundershtove, nuk nderrohet me vote. Duhet te jesh naiv apo frikacak qe te shpresosh ende te  zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

Submitted by Altin (not verified) on

Une jam edhe me i irrituar se ju Mustafa lidhur me kete vendim, por ta harroje Edi Rama se me sali Berishen ne pushtet do vije me zgjedhje ai ne qeveri, Do kete paregullsi, do vere tek kjo gjykate, do ankohet dhe perfundimi dihet, Cndryshim do kete nga votimi per Tiranen 2011? pse nuk mund te ndodhe perseri i njejti skenar, tani meqe i ka TE GJITHA pushtetet(plus President e prokuror qe dikur ishin puciste)   I del detyre Edi Rames qe te gjeje rruget edhe proteste, edhe greve, edhe cfare ti punoje mendja sepse prandaj eshte kryetar i opozites e te mos hyje ne zgjedhje me kete Kryeminister....Nuk e di cfare pret mee...Llafe dhe Elozhe nga ambasadoret nuk na duhen me,,,ashtu sic nuk u deshen edhe ne zgjedhjet e 96-es...

Submitted by Anonim (not verified) on

Shum e drejte. OPOZITA duhet te hidhet ne rruge ne protesta 24 oreshe pa limit derisa Sala te iki nga froni.  ne mos Sala i vjedh zgjedhjet dhe keshtu kalvari ska fund.
Nuk mund te shkohet ne zgjedhje me lete qeveri e kete gjykate. Opozita dhe populli te cohen ne kembe. Protesta pa limit!!!!

p.s. pashe programin e TCH per sotne dhe tek emisioni TOP STORY zoti Balla ka te ftuar Dulen(!?) Turp e faqja e zeze...Sot Zoti balla duhej te fliste per 21 janarin....Desha te them se ketu eshte qelbur peshku nga koka

Submitted by altini (not verified) on

me kete rrezimin e sistemit me kenaqe o Muc, kshu propagandonte dhe shoku enver ne 45, dhe rezultatet i pame te gjithe.

Submitted by Dardan (not verified) on

Prandaj me plot gojen thuhet qe Rregjimi fashist dhe gjakatar i mposhutr ne vitet e l2b, u mbeshtet tek pinjollet e perkraheseve te vet dhe po hakmerret ne menyre trnasversale dhe transhendentale mbi zhapen apo lekuren e cdo shqiptari.  Ky rregjim fashist nuk permbyeset me vota popullore sepse 100% e struktures dhe infrastruktures zgjedhore eshte ne doren e fashizmit berishian.  E vetmja menyre per permbysjen e fashizmit mbetet perdorimi i po atyre mjeteve qe perdor ai mbi lekuren dhe jeten e popullit shqiptar.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Une seriozisht nuk e di se c'lloj njerezish jane ata qe vazhdojne edhe sot e kesaj dite te votojne per Sali Berishen, me te vertete qe nuk e di.

Submitted by korcar (not verified) on

Andon ta them une cfare njerezish jane ata qe votojne per Sali Berishen. Ata jane shume te ngjashem me ata qe vazhdojne te votojne per Edi Ramen

Submitted by liza (not verified) on

Shumë e drejtë. Të ribëhet. Të krijohet nga Partia Socialiste. Ti zgjedhi gjyqtarët Edi Rama me Mustafa Nanon. Të marrin edhe Ballën ( po goditjani pak gojën edhe sytë se duket si debil)

Submitted by Latini (not verified) on

Nuk prish punë. Ne do fitojmë. E ka thënë Edi Rama. Sondazhet na nxjerrin fitues. Mirupafshim me 32 qershor.

Submitted by Lleshi (not verified) on

Që ne fillim te organizimit te asaj "proteste" ishte planifikuar qe askush te mos mbante pergjegjesi. Zoti Rama qe duhej te ishte ne kry e te asaj qe gatoi per te rrezuar "njeriunme bllok", i brasktisi ushtaret e tij;  ca te deshperuar nga fshatrat, ish emigrant te deshtuar e kesi dore, dhe i yshti kunder institucionit tamam si ai frikacaku ne film, ku therriste  :"ec perpara se ta tregon Islani"!

Nuk vonoi, dhe per çudine e te gjithve, madie edhe te vete zotit Meta, Rama i shkon naten neper farrat e Lalezit, bash ne "vilen e korrupsionit", me ndermjetesine e nje trafikanti, i lutet zotit Meta dhe vazhdon ti lutet:  " hajde me ne,  te bejme Rilindjen Kombetare, o rilindas me bllok"!!

Yazik

Submitted by myzeqari (not verified) on

Jo vetem ky sistem eshte i tille, por i gjithe sistemi politik, ekonomik, mediatik ne daci, eshte i semure, eshte i kalbur, dhe prandaj eshte i rrezikshem. Por ky dreq sistemi ka emra, dhe drejtesia ka emra, nuk eshte keshtu le te themi abstrakte. Gjyqtaret kane emra, prokuroret po ashtu. Ne nje vend normal, nese do bente vaki kjo gjeme (hipotetike) do te perbuzeshin,do te flakeshin tej nga shqoqeria, nga mjedisi,nga fshati, nga lagja,nga qyteti..nga qytetaret, dhe jo nga banoret.Une mendoj qe kjo nuk eshte nje njolle, kjo eshte nje kujë, nje vaj, e pasketaj nje tragjedi shqiptare. Deshmojme qe ne asnje cep te republikes sone,ndonese mendoj qe tek ne Republika ka rene me kohe, nuk ka asnje fije moral, nuk ka asnje cike 'rule of law'. Tani lind pyetja cfare eshte ky vendi yne?! Une nuk besoj qe eshte nje shtet! Mund te kete te ngjashem te tij ne glob, por ne Ballkan dhe Europe nuk ka. Eshte nje vend, i bere ashtu 'shkel e shko', pa vizion, pa shpirt. Me kujtohet qe kur e denuan Causheskun, perpos krimeve, i numeruan si krimin me te madh, ndrydhjen e shpirtit rumun. Une nuk e di cili eshte morali i shoqerise sone, shpirti i shoqerise sone, rrekem e nuk gjej dot shembuj.Kjo eshte Shqiperia jone.Nje vend i ndryshkur, i copetuar, i perdale, i shemtuar, ku akoma me te tille e bejne keto vendime. Eshte deshperim. Deshperim dhe lengate. E mendoj qe edhe pse ka nej pjese te mire te pergjegjesise, nuk eshte problemi Sali Berisha. Duke shenjuar vec ate, ne zvogelohemi, behemi vasale, behemi te padobishem, behem te kote..Shoqeria jone, e perbere nga 3 milion e kuru njerez, cdo shoqeri, eshte shume e fuqishme, sa per ta zbythyr nje njeri i vetem..Mendoj qe opozita, duhet te shkeputet njehere e mire nga sistemi, dhe jo te flirtoje me Meten..Ju kujtohet Meta? ai hajduti per te cilin u be shkak protesta. Sot po i lepihen, kush ta marre ne preher. Eshte e dhimbshme te jetosh ne nje vend, ne nej shoqeri e cila nuk reagon, eshte e mpire..Mendoj qe edhe gjyqtaret e Hoxhes kishin me teper guxim e me teper karakter..Jam dakord qe duhet rrenuar sistemi, por jo vec Berisha, i gjithi deri tek ky gjyqtari qe dha vendimin..

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje z.Nano

Nuk kuptoj perse ju jeni habitur nga ky vendim i gjykates. Ju shkruani : " Vini re! Nuk u dënuan me disa vite burg. Jo. U shpallën të pafajshëm, e rrjedhimisht nuk u gjet asnjë fajtor për faktin që më 21 janar 2011 u vranë katër vetë të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm."

Ne Kodin Penal i RSh shkruhet shprehimisht ne Nenin 79 pikat d,dh dhe ë:

Neni 79 - Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 11)
(Ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 9)

Vrasja me dashje e kryer:

d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave;

dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

Pra Gjykata ka vetem dy rruge ose ti denoje per vrasje ne rrethana cilesuese nga 20 vjet deri ne burgim te perjetshem ose ti shpalle te pafajshem. Ligji per kete shprehet qarte. Gjykata nuk mund ti denoje ta zeme per 5 apo 10 vjet sepse nje vendim i tille do te ishte anti ligjor per vepren penale per te cilen ata akuzoheshin. Kjo persa i perket akuzes kryesore, per akuzat e tjera si mosrespektim i rregullores ushtarake per perdorimin armeve te zjarrit, moskallzim krimi etj etj, qe kane denime me te lehta ne momentin qe bie poshte akuza kryesore pra ajo e vrasjes me dashje ne rrethana te cilesuara bien poshte dhe te gjitha akuzat e tjera. Bien poshte sepse afermendsh kur nuk je fajtor per vrasje me dashje nuk mund te jesh fajtor per perdorim te parregullt te armes se zjarrit apo per mos kallzim dhe mbulim krimi.

Mendoj qe ky ka qene boshti i mendimit te vendimit te gjykates, megjithese kete do ta vertetojme kur te zbardhet arsyetimi i vendimit.

Maskarada qe eshte bere ne kete gjyq eshte e pashembullt ne historin e gjyqsorit shqiptar por sic e kam theksuar edhe per ceshtje te tjera ky pushtet qe kemi ne krye te pakten nga ana e letrave i ka kopsitur gjerat ne menyre te atille qe eshte e veshtire ti kunderpergjigjesh po me letra. Dhe ky rast eshte nje nga shembujt me te spikatur.

Duke hedhur poshte akuzen kryesore hidhen poshte dhe akuzat e tjera dhe normalisht e vetmja gje qe ngelet eshte tu jepet te akuzuarve pafajsia ne sallen e gjyqit.

Shpresoj shume qe ceshtja te ndiqet ne Apel por kam frike qe me kete kopsitje te letrave perseri te akuzuarit do te dalin te pafajshem.

Me respekt

Emigranti

Submitted by matiani (not verified) on

Perfundimisht Sali Berisha eshte Naltmadhenia i Shqipenise se shekullit te Ri. Ta gezojme se e kena hak!

Me ndihemen e rrugaceve te PS-se si Fatos Nano, Ilir Meta, Kac Islami, por nuk eshte larg tyre edhe Ben Blushi cubi Sali Berisha u be Naltmadhenia i dyte.

Askujt nuk duhet ti shoj ne men se zgjedhjet do ndryshojne pushtetin.

Edi Rama nuk ka cfare i ben Sali Berishes. Ajo qe duhet te beje Edi Rama eshte e thjeshte: te mos e pengoi popullin ta shkel me kembe cubin horr dhe pjellat e tij bisha.opulli po.

Submitted by reformer (not verified) on

irritimi eshte gjeja me e natyrshme ne kete rast, por te mos harrojme se kalbja e sistemit gjygjesor, eshte vetem nje nga pasojat e kalbjes se sistemit politik. Dhe kujdes : rrezimi i sistemit mund te jete shprehja e gabuar. Ndreqja dhe shendoshja e sistemit te drejtesise dhe atij te qeverisjes do te ishte shprehja me e drejte.

Demokracia eshte nje proces. Do te thote qe nuk kemi me hop cilesor. Nuk kemi shendoshje te gjendjes brenda nje dite me ane te nje revolucioni ose permbysje rrenjesore. Kemi nje proces te perditshem presioni dhe lufte kunder se keqes.

Me fjale te tjera fjala revolucion duhet zevendesuar me fjalen tjeter shume me normale dhe te pranueshme ROTACION.

Ne demokraci nuk behet REVOLUCION, por ROTACION. Vec te tjerash ju siguroj se pushtetareve te sotem fjala e dyte ju duket shume me e tmerrshme se e para. Me te paren ata kane nje justifikim per te vrare. Me te dyten kane vetem nje shqelm ne by....

Submitted by katarakti (not verified) on

Duhet te jesh komplet Rrote qe te shpresosh ende te Rrotacioni!!!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ti qenek jashte orbite me duket. Cbene francezet per te shporruar monarkine barabare???

Submitted by altini (not verified) on

Ore dini gje me ate vendimin me 2 vjet burg qe dha drejtesia per djalin e Luiza Xhuvanit, qe vrau shokun e vet me plumb ne koke, u mor njeri nga keto qe pellasin sot, duke perfshire Mucin?

Submitted by Bard (not verified) on

Bravo t'qofte, ne vrasim, ju vrisni, tani jemi barabar dhe hajt te bejme sikur s'ka ndodhur asgje. Me bythe apo me koke e mendove kete perlë?

Submitted by altini (not verified) on

Thjesht po i kujtoj Mucit qe nuk pelliti kaq shume kur drejtesia denoi  vetem me 2 vjet cunin e Luizes per vrasje me plumb ne koke te shokut te vet. Ca nuk po kupton ketu o ....?

Submitted by Emigranti i tru... (not verified) on

Meqe po na kujton kete çunin e Lizes,nuk e di mire si ngjarje por do te them qe si do qe te jete ,te zbatohet ligji.NJELLOJ,SI PER XENIN,GITEN.GRIGORIN E EDIT FEMIJET E GIOZIT FEMIJET E MERO BAZES,PER TY PER MUA PER TE GJITHE.Eshte kjo qe duam.kete do ta fitojme.Meqe kemi nje kundershtar te paligjshem,sepse ka rrembyer pushtetet me rrugaçeri,duhet tja marim me burreri.Koke per koke.Lufte deri ne fund kunder bandes fshatare qe na eshte bere peshqesh fatkeqesisht.

Submitted by A (not verified) on

Fiks, po s'besoj se ai e ka thene se e kupton apo mendon, e ka thene sa per te nxitur pak gjakrat.

Submitted by Genti (not verified) on

Njesoj si ne rastin e Ilir Metes, Gjykata hedh poshte prova qe i kane pare me miliona vete (video e D. Priftit ne rastin e pare dhe e gazetarit A. Hoxha ne rastin e dyte).

Natyrisht qe 4 te vrare ne mes te bulevardit nuk jane njesoj me korrupsionin e Ilir Metes, por edhe korrupsioni galopant ka viktimat e tij. Viktima te heshtura, qe ose e shtyjne ne ne zgrip te mbijeteses ose i japin fund vete vuajtjeve te tyre.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Atehere nuk duhet te habitemi kur ndonje nga gjyqtaret e ketij gjyqi, te gjendet i vrare. Perfundimi i ketij gjyqi le ne gjak gjithashtu familjen kryeministrore, niper e mbesa. Keta do ta kuptojne kete me vone dhe do te mallkojne gjyshin e tyre, qe po i le ne gjak. Kur ligji nuk vepron, eshte kanuni ai qe hyn ne veprim. Dhe kanunin e ka mburrur vete Sali Berisha, si ligjin modern te maleve. Le te prese kanunin tani...

Submitted by Anonim (not verified) on

Kjo eshte Shqiperia "demokRAtike" qe ka vetem 3 ligje per te miratuar...per te shkuar ne Evrope...o Pika mu ne koke...

Ky eshte skandal nderkometar dhe OPOZITA duhet te cohet ne protesta para gjykates dhe para kryeministrise qe te ketkoje shkarkimin e tere gjykates se Tiranes dhe doreheqiejn e qeverise. Rama ti leje mitingjet e heshtjes se smab me uje pilfai. Boll me opozite TWITTER. Rama dhe opozita duhet te cohej ne protesta qe me 22 janar per te kerkuar doreqjen e qeverise. Nuk e  beri turpin paste dhe ta beje tani. Poshterisa ka kapur makat. DEMOSTARTA PA NDERPREJE 24 ORE NE DITE PER TE DHENE QEVERIA DOREHEQJEN DHE SHKARKIMINE TERE GJYKATES SE TIRANES!!!

Submitted by jul cezari (not verified) on

qesharake pa fund jane komentet ketu...ja e rrezuam sistemin o muci,kush do e vendosi drejtesine? edi rama me ILIR METEN?? a nuk ishte Meta arsyeja pse u mbajt protesta e 21 janarit? Drejtesia vihet duke u shkeputur nga te dy,jo duke marre njerin ne krah dhe duke lehur ne drejtim te tjetrit..

Submitted by Anonim (not verified) on

Drejteis vendoset nqs ben zgjedhje te gjykatsve me vote popullore. Gjykatsit e larte ne SHBA dalin nga zgjedhjet de nuk emerohen gjykates nga shkolla e Plepave te Saliut. Ka shume menyra per te vene drejtesi. Se pari duke sjelle djeme e vazja te reja qe ka mbaruar jashte per juridik dhe te shporren ata gjykates te korruptuar qe jane sot...

Submitted by ILIRET (not verified) on

Mund te me thote kush perse eshte bllokuar faqja e Gazetes TemA ?

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Qe ky sistem eshte i kalbur ne te gjitha poret nuk kishte nevoje per nje rikonfirmim permes nje deformimi flagrant te drejtesise. Kjo qe ndodhi me gjyqin e 21 janarit nuk eshte veçse nje pike me uje qe rrezon kupen e tejmbushur. Ne fakt behet fjale per nje kove me uje te akullt qe rrezoi goten e krisur dhe me uje te qelbur te drejtesise  por dhe qe ne  pjesen me te madhe ju hodh fytyres opinionit publik shqiptar dhe sidomos  perfaqesuesve  naive nderkombetare te cilet jane ne ndjekje te zhvillimeve politike gjyqesore dhe posaçerisht ish-Gerdecit dhe tashme te vrasjeve ne bulevard. Te shohim se si do te reagojne ata, te qetet, te mençurit dhe mbi te gjitha te pa influencuarit diplomate. Ndersa ne shqipetaret duhet  te armatosemi  me durim duke lene menjane skenaret Tuniziane apo Siriane. Ajo qe keshilloj me gjithe shpirt dhe pa kurrefare ironie eshte te ndjekim shembullin  plakut te urte kinez qe priste me durim buze lumit te kalonte kufoma e armikut te tije ..... Le te punojme te gjithe se bashku qe lumi i Qershorit te jete me prurje sa me te madhe dhe te fshije çdo shprese te rregjimit per mbi jetese. Vetem atehere nje pjese e mendjellinjve komentues te mesiperm jane te mirepritur per leksione te xhenjierise demokratike, ajo pra se si mund te hiqet nje kufome e dekompozuar qe ka ndotur çdo qelize te shtetit shqipetar. Duke filluar nga i ashtuquajturi President i Republikes ........

Submitted by astrit (not verified) on

Me pelqeu komenti qe kishte shkruar nje diskutues anonim me siper dhe dua ta vecoj. Ai shkruante pak a shume se Shqiperia ka nje sistem ku hajdutet (qe xhirojne veten ose xhirohen nga te tjeret duke numeruar parate e vjedhura!) dalin te pafajshem dhe ku vriten kater veta ne mes te sheshit dhe vrasesit dalin te pafajeshem. Komentuesi me shume te drejte ben pyetjen: a eshte e drejte qe te thuhet se vetem aprovimi i tre ligjeve na ndan nga Europa?

Me keto palacolleqe shqiptare as Europa nuk ka cfare te na doje - dhe as qe duhet te na pranoje deri sa te behemi njerez.

Submitted by dritan (not verified) on

Ne vitin 1997 banditet sulmuan shtetin dhe nuk hasen rezistence .... perfundimi mijera te vrare dhe vendi ne flake vjedhje anarki dhe pushtetin e bandave.

Ne vitin 2011 bandat e Tom Doshit dhe Paulin Sterkes sulmuan shtetin serisht hasen rezistence dhe pati 4 viktima ndersa z Rama qe kishte thirrur protesten pinte caj tek kafja Fidelit sepse e kuptonte rrezikun e sipermarrjes qe kishte orkestruar .... banditet iken me bisht nder shale

Krahasimi eshte i thjeshte per te kuptuar se cfare do te ndodhte nese Garda nuk do te bente detyren.

E mbeshtes plotesisht vendimin e gjykates i cili nuk ndryshon sh nga vendimet e gjykatave ne vende te tjera demokratike per raste analoge.

Pershendes Garden qe beri detyren dhe nuk e leshoi Flamurin dhe betimin sic beri ne 97.

Submitted by A (not verified) on

Mos e krahaso me 97', krahasoje me shtatorin 98', apo hajt me, krahasim kot me kot mundesisht t'i prishet mendja ndonjerit, apo te acarohen te tjere e te vrasin veten e me pak votues kunder S pastaj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.