Shënim: Çfarë ka Respublica me ortodoksët?

Pyetja, shtrohej nga një lexues i Respublica-s i cili komentonte poshtë një opinioni të famullitarit Nikolla Marku lidhur me faktin që Kryepeshkopi Janullatos nuk është distancuar nga mbështetja që i kanë dhënë neonazistët e Agimit të Artë. Komentuesi “J.” pyeste, dhe me gërma të mëdha madje, “çfarë halli keni ju me ortodoksët?”
Pavarësisht se jetojmë në Shqipëri, ku kushdo që jep një mendim supozohet që ka “një hall”, më duhet të theksoj se liria e ideve dhe hapësira e debatit, nuk është 'hall'. Thjesht ka rastisur që klerikë (ortodoksë) në këtë periudhë të kenë prodhuar “lajme”. Nëse një klerik i lartë ortodoks deklaron publikisht që censusi është manipuluar qëllimisht në dëm të ortodoksisë shqiptare, kjo përbën lajm dhe temë debati. Nëse një klerik i lartë e konsideron Kryepeshkopin Janullatos si personin që ka bërë më shumë për Shqipërinë se çdo shqiptar a i huaj, edhe kjo përbën temë debati. Nëse një organizatë neo-naziste e cila godet shqiptarët emigrantë në rrugë apo sulmon regjisorët shqiptarë në Greqi i jep mbështetje klerikut më të lartë të ortodoksisë shqiptare, e ky nuk distancohet, edhe kjo është temë debati. Nëse varrezat greke me eshtra shqiptare e në tokë shqiptare janë pjesë e aktivitetit fetar, edhe kjo, nuk mund t’i shpëtojë debatit. Nëse hapësirat publike e deri dhe lulishte, u jepen si shpërblim nga pushteti përfaqësive të ndryshme fetare për të ngritur objekte kulti, edhe kjo meriton të flitet, dhe gjatë madje. Nëse feja angazhohet qoftë dhe pasivisht në politikë (mjafton të kujtojmë që K/ministri e kthen çdo festë fetare në tribunë të vetën politike) atëherë ajo nuk është më “punë” ortodoksësh/mylimanësh/katolikësh, por është domen publik i diskutimit.
Këto tema, krijohen në terren. Respublica hap dyert për debat. Respublica nuk merret me verifikimin e priftërinjve, nëse janë të “licensuar” apo jo. Ne merremi me idetë. Debatin e bëni ju që komentoni. Dhe për fat të keq, çdo debat mbi një temë që ka lidhje me fenë, reduktohet në shfryrje mllefesh e bërje biografish. Kjo e bën edhe më të nevojshme një revolucion etik në lidhje me perceptimet tona fetare.
Koha për të folur dhe për aktivitetin me efekt publik të institucioneve fetare në Shqipëri ka ardhur. Toleranca fetare nuk nënkupton heshtje mbi tema që prekin interesat e të gjithëve. Manteli fetar nuk mund të jetë imunitet ndaj veprimeve me impakt në një publik që shkon përtej një komuniteti të caktuar.
Koloreto Cukali
Comments
Nje pergjigje qe ve piken

Nje pergjigje qe ve piken mbi "i". Feja "e dëlirë" ne siperfaqe dhe barut nen dysheme po i ben shume dem kombit shqiptar.

Shume e drejte se ka tema per

Shume e drejte se ka tema per debat mbi komunitetin ortodoks po si eshte e mundur qe komuniteti musliman qe po pushtohet dita-dites nga turq e arabe,kisha katolike nga italiane e malteze,ecc nuk shohim asnje debat dhe juve ju bezdisin greket ne kishen ortodokse.Ata hoxhallaret qe thone se turqit nuk ishin pushtues dhe se Gjergj Kastrioti dhe Nene Tereza kane qene "qafire" nuk shkaktojen hapesire per debat????

Duhen trajtuar te gjitha

Duhen trajtuar te gjitha temat qe kane te bejne me fete. Sepse rrezikojme te kthehemi ne nje Bosnje ose Liban te dyte. Po ashtu duhen larguar nga Shqiperia gjithe kleriket e huaj, qe ne rradhe te pare deri ne te dhjete, mbrojne interesa fetare te vendeve nga vine dhe jo ato kombetare te shqiptareve. Prej kohesh vihet re nje tendence e ndarjes dhe e parcelizimit te shqiptareve ne baza fetare. "Kjo pune u takon ortodoksve ta vendosin", "Ne jemi shumica, prandaj duhet te behet si duam ne". "Ne katoliket jemi perendimore te vertete se quhemi Gjovalin, Xhuzepina etj etj". Pra perveç ndarjeve ideologjike ne te majte dhe te djathte, dasive krahinore ne Veri dhe Jug, tani na kane mbire edhe dallimet ndermjet te krishtereve dhe muhamedaneve. Kur shoh revanin qe kane marre ekstremistet shqiptare te te dyja feve, mendoj se nje nga punet e mira qe beri diktatori paska qene edhe ndalimi i fese. Megjithese edhe kete e çoi ne ekstrem, siç e kishte zakon. Si perfundim dua te them se cilido shqiptar ka te drejte te interesohet edhe per çeshtjet fetare qe nuk kane te bejne me fene e tij te drejtperdrejte. Sepse eshte ne pikepyetje paqja dhe stabiliteti ne vend. Nga ana tjeter jam shume i çuditur dhe i indinjuar ngaqe ne Shqiperi nuk degjohet pothuajse fare zeri i komunitetit laik. Pra te atij qe beson disi ne Zot por nuk e konsideron veten si ushtar te asnje peshkopi apo myftiu. Dhe mendoj se bashkesia laike dhe ateiste ne Shqiperi jo vetem qe jane pjesa me e ngritur e shoqerise, por perbejne edhe me shumicen. Ata duhet te degjohen aq fort sa zeri i çallmave dhe rrasove as te mos ndjehet fare. Ne nje fare menyre ketyre te fundit u duhet treguar vendi. Se bashku me te zbriturin nga guvat qe nen rrogoz ka ringjallur dasite krahinore dhe fetare. Diçka luhet nen rrogoz. Prandaj duhet perdorur shprehja e Petefit: " Njerez jini vigjilente".

Ky Nikolai. Qe ju e quani

Ky Nikolai. Qe ju e quani famulltar per shumicen e orthodhokseve eshte (DELETED). Ky cukali I respu. Po perpiqet ta servire si Nolin e dyte. Etj.

Kolo, ju lutem lexojeni kete

Kolo, ju lutem lexojeni kete koment si nje qendrim dashamires ndaj faqes tuaj.

Une jam i bindur se asnje nga ju nuk eshte apo ka ndonje vokacion anti kristian ne respublica, kete as qe e ve ne dyshim personalisht por, dua te terheq vemendjen per dicka. Ne perendim (USA, BE dhe vende te tjere te zhvilluara dhe demokratike si Japoni, Australi etj), sidomos vitet e fundit pas 11 shatorit, ku dihet qe fryma anti islame eshte teper e kudndodhur, media ne pergjithesi ka luajtur nej rol te kundert, pra pergjithesisht mbrojtes ndaj fese islame. Kjo ne funksion jo vetem te nje respekti per besimtaret dhe njerezit me prejardhje myslimane, jo besimtare, por edhe ne respekt te ruajtjes se kushtetutave te sejcilave ketyre vendeve ku e drejta e besimit apo e perkatesise fetare ruhet me ligh ashtu sic edhe denohet cdo lloj diskriminimi per shkaqe feje, krahine, ideje, gjinie apo race.

Ajo cfare dua te shtoj, eshte se nje nga arsyet e tjera te kesaj mbrojteje, eshte se do te tingellonte shume e cuditshme dhe e paparanueshme per nje media kristiane, apo per nej artiullshkrues kristian te sulmonte nje fe tjeter pavaresisht sa laike apo sekulare eshte media, shteti apo vete artikul shkruesi. Ne raste te tilla ne pergjithesi per arsye e tike sulmet apo kritikat i lihen njerezve me te njejtan perkatesi si subjekti qe ata kritikojne.

Ne rastin tone, pra ne rastin e Shqiperise dua te theksoj se ne Shqiperi ka nje qendrim totalisht te pa justifikuar fobik ndaj ortodokseve dhe kjo besoj nuk u ka kaluar pa u vene re, jo me pak kur sot kemi dhe nje cencus zyrtar i cili ka nxjerre nje shifer e cila besoj se eshte e veshtire te jete e besueshme per cilindo shqiptar me nje llogjike normale.

Pra pertej kritikave dhe perqasjeve te ndryshme ndaj klerit ortodoks, me apo pa te drejte kjo eshte ceshtje qe i perket ortodokseve ta zgjidhin, kemi nje shifer zyrtare te dhene nga institucione te shtetit shqiptar te cilat jane mjaft te dyshimta.

Ketu dua te theksoj se do te ishte shume me mire per etiken dhe ato vlera thelbesore dhe te shenjta te nje shoqerie demokratike dhe liberale te bashketejeteses ne nje shtet modern, ku asnje nuk ndihet i perbuzur apo i cenuar per shkak te perkatesise te tij etnike, fetare, gjinore, racore, krahinore etj qe verejtje te tilla, kritika apo qofte edhe sulme te vinin pergjigjesisht nga njere qe i perkasin vete nje grupimi te caktur etnik, fetar, krahinor etj. Perndryshe, me vjen keq por tingellon si nje gjueti shtrigash pavaresisht se ciles bindje artikullshkrusi i rradhes i perket.

Ky sugjerim vlen per te gjithe grupimet fetare ne shqiperi sepse nuk eshte korrekte kur myslimane i bien ortodokseve, kur katolike u bien myslimaneve, kur ortodokse u bien katolikeve etj me rradhe si keto. Kini kujdes sepse keto jane gjera shume te ndjeshme per cilindo njeri dhe dashje pa dashje mund te jeni duke e bere te pabanueshme Shqiperine per njerez te cilet edhe ata si gjithe te tjeret e kane nje atdhe qe quhet Shqiperi.

Do t'u sugjeroja miqesisht nje vemendje me te madhe problemit thelbesor dhe skandalit me te madh te ketyre viteve, sic ishte nxjerrja e komunitetit ortodoks ne shifrat 6.7%. Kjo po qe do te ishte nje akt normalizues i bashkejeteses ne vendin tone, sidomos nqs nje mbrojtje dhe nje akt i tille ishte marre ne kete rast nga myslimanet dhe katoliket. Pra ne raste te tilla ne duhet te luftojme te forcojme respektin dhe bashkejetesen e shoqerise tone dhe jo te bejme te kunderten.

Me respet,

Mbeshtes plotesisht gazeten

Mbeshtes plotesisht gazeten RESPUBLICA/Zotni Mustafa Nanon qe me shume urtesi, me asanjansi dhe maturi shtron problemet PROKUPUESE fetare, te cilat mjerisht bahen lajm ose problem per shoqnine e mbrapambetun pese shekullore shqiptare te nxuer me dhune historikisht dhe kulturalisht nga kontinenti europian qyshe nga viti 1479.

Simbas KUSHTETUTES SE SHQIPNISE feja duhet te trajtohet ne menyre laike, sepse jemi shoqni laike. Feja asht çeshtje personale, por kur ne PARIMET E NJI FEJE ka urdhnesa ose parime, te cilat i bijne ndesh parimeve laike te shoqnise sone, atehere keto urdhenesa jane antikushtetuese, te kundraligjeshme dhe personat qe propagandojne keto lloj parimesh jene te denueshem penalisht. Per kete arsye keto urdhenesa o parime duhen hjeke nga librat fetare, te cilesdo fè qofshin. Ligji asht i barabarte per te gjithe.

Por ne qoftese keto parime antikushtetuese, jo vetem nuk hiqen, por u mesohen rinise shqiptare ne shkollat e mesme fetare perkatese apo shkollat e nalta fetare, ateher pergjegjesia i bjen kryeministrit Sali Berisha dhe qeverise se tij si ekzekutiv.

Me qe fola per Sali Berishen po tham se ky shtetas ka abuzue rande ne kryemjen e detyres se tij qyshe nga here e pare qe ishte kryeminister. Sali Berisha, me koken e vet, pa pyetur asnjeri, as ne PD, as ne qeveri, as popullin dhe askerkend futi ngatrresa fetare tye e fute SHQIPNINE EUROPIANE ne Konferencen e Vendeve Islamike. SHQIPNIA NUK ASHT VEND ISLAMIK. Ky fakt i rande pa preçedent ne nji vend demokratik europian ka sjelle prishjen e ekuilibrave te shoqnise shqiptare nga pikpamja fetare.

Nji nder pasojat e randa flagrante te prishjes se ekuilibrit fetar asht ulja drastike e pajustifikushme e perqindjes se ortodoksve shqiptar ne Republiken e Shqipnise. Nuk ka asnji arsye qe nga 20% ortodokset te jene sot 6.8% te popullsise. Kjo gja mund te kishte ndodhe para 28 nandorit te vitit 1912 kur turqit persekutojshin kristjant, por jo sot.

Mbasi qeveria shqiptare ndjek praktikisht te njajten politike antikristjane si ne kohen e "vllazenve turq" (siç i qyen Sali Berisha, i cili gjene mbeshtetje tek vendet islamike), atehere logjikisht edhe komuniteti fetar ortodoks shqiptar do te kerkojne mbeshtetje nga vendet ortodokse ballkanike, gja te cilen na shqiptart e cilesdo fè nuk e dona. Kjo pra asht pasoja e njiansise dhe arbitraritetit te Sali Berishes ne prishjen e ekuilibrave fetare ne Shqipni.

MOS E KERKONI LARG ANMIKUN, ATE E KEMI NE GJININ TONE, NE QEVERINE TONE.

Jam i nje mendje me

Jam i nje mendje me ju se eshte e drejtaa ejuaj te merreni me problemet e religjoneve ne Shqiperi.

Por, nuk duhet te jeni te njeanshem. D.m.th. ne se ju prokupon prania e sherbenjesve te fese te huaj,

kjo duhet te jete me paanësi. sepse ne xhami e ne vareza flitet jo shqip. ka prifterinje katolik, madje dhe

ipeshkv qe nuk jane shqiptare dhe i pari i katolikeve qendron ne rome dhe nuk eshte shqiptar. Jam me ju

dakord qe kjo eshte pune e besimtareve katolike, por kete duhet ta thoni dhe per ortodokset, qe shume po ju

bini ne qafe, nderkohe qe asnje i krishtere nuk merret me problemet e muslimaneve.

Ne se do vazhdohet keshtu po ju beni te qarte atyre se jeni antikristian me shume se dhe vete turqit

pushtues e sundues dikur.

Kjo nuk eshte gje e mire. Kjo bije erë xhihadizmi, veçse per katoliket nuk ja u mbane se keni frike perendimin.

Po vazhduat keshtu, me marrje te problemeve te vete klerit dmth antikriatianizem, duhet te prisni dhe nje

reagim te tyre sipas parimit fe dhe atdhe.

Koloreto, më hiq një

Koloreto, më hiq një kuriozitet: ti cilës fe i përket (nëse ndonjërës)? Nëse je ateist, cila është tradita tënde familjare fetare, nëse mund ta quajmë kështu?

Janullatosi ka bere nje pune

Janullatosi ka bere nje pune te madhe per rindertimin e dhe luftimin e korrupsionit ne komunitetin ortodoks. Ne rast se juve ju merzinin ''te huajt'' ne klergjine e komuniteteve fetare ateher mos shkoni shume larg dhe luftoni Anxhelo Massafren dhe kroatin Rrok Mirdita ne klerin katolik, luftoni gjithashtu per nje kishe katolike panshqiptare te pavarur nga Vatikani. Por mender e me thane sjua mban menderja. Aleanca faqe e zi e Kreshnikut ka gjetur dy tabela qitjeje per ''patriotizem'', Janullatosin dhe Berishen.

Pse o Koloreto bie pre e

Pse o Koloreto bie pre e provokimit dhe shantazhit grekoman, hajde tani jep pergjigje per origjinen fetare, meqe deshe muhabet.

Po ti pse behesh

Po ti pse behesh zedhenes i mendimit prapanik se ortodokset jane greke, nderkohe qe kur sundonte me dhune turku,

muslimanet thonin me krenari jemi turq ??? Ne ate kohe ishin Kauret( te pafete sipas jush ) qe kerkonin shkrimin

shqip e luftonin me grekun, ata nuk u nenshtruan dhe nuk ndryshuan fene per perfitime.

Eshte absurde dhe anti shqiptare qe ti quanin ortodokset greke, aq me teper qe nuk dime

ne se ju nuk jeni turq ( kontrolloni mbiemrat dhe nga e keni origjinen).

Fete , per ata qe ndihen shqiptar, nuk duhet te perzihen me politiken.

Ndersa besimtaret te mos perzihen me problemet e feve te tjera.

Perndryshe nuk jeni atdhetar.

Te nderuar Respublica, te

Te nderuar Respublica, te gjithe ne qe komentojme ketu mbeshtesim misionin tuaj dhe ju jemi mirenjohes per kete mision. Por qe debati t'i sherbeje se vertetes pasi ma rrok mendja ky eshte misioni juaj perfundimtar, duhet qe te beni kujdes me menyren si paraqiten idete qe ju perzgjidhni per te debatuar. Ju shkruani qe respublica nuk merret me verifikimin e prifterinjve nqs ata jane te licencuar apo jo. Ne rastin ne fjale kjo nuk eshte politikisht korrekte. Kush autoritet kishtar ortodoks shqiptar e njeh Nikolla Markun si prift dhe si famullitar, qe ju e paraqisni si te tille? Nga c'episkopate varet famullia e tij? Sepse nuk ka famulli te pavarur, vete termi famulli tregon nje ndarje (organizative-territoriale) te kishes ose te grigjes. Emertimet nuk jane detaje te parendesishme qe te percillen nga ju si te mireqena. Djalli fshihet ne detaje. Ju shkruani qe ju nuk keni asnje orientim tjeter pervecse ndaj lajmit, por ky eshte nje lajm te cilin e keni nxitur vete ju, dhe te gjithe ata qe publikojne shkrime te Nikolla Markut. Sepse ky individ shkruan pasi e di qe do botohet, pavaresisht se statusi me te cilin ai shkruan, ai i klerikut shqiptar patriot, eshte i rreme. Nikolla Marku mund te jete patriot, dhe eshte puna e tij se ne c'menyre e kupton patriotizmin, vetem se ai nuk eshte klerik shqiptar por i nje kishe te huaj, atje ku eshte dorezuar dhe prift. Nqs ju gjykoni qe idete e tij paraqesin interes per nje arsye apo per nje tjeter, eshte ne te drejten tuaj dhe ne te miren tone qe t'i botoni. Por jo idete e "famullitarit" "at" Nikolla Marku, thjesht te Nikolla Markut.

@ Paul. Nuk dua te akuzoj ty

@ Paul. Nuk dua te akuzoj ty me te njejten gjuhe qe ti shkruan per shumicen muslimane apo ortodokse te Shqiperise sepse i bie qe edhe ti nuk je shqiptar por gjerman emigrant. Por le t'i kthehemi debati per dy prifterinjte qe une permenda. I pari nuk eshte shqiptar por italian dhe nuk i lejohet te jete ne krye te kishes katolike shqiptare sepse neve si komb nuk na mungjne prifterinjte. Sa per ''arbereshet'' keta ishin dhe jane ortodokse por, ne te njeten kohe i bie (sipas llogjikes naive) qe edhe Obama te zgjidhet President i Kenias sepse ka origjine afrikane. Aq me teper qe keta palo prifterinj nuk i zgjedhin besimtaret shqiptar por vetem Vatikani. Dhe sa per Rrokun ky eshte po ashtu nje mashe e Papes dhe nuk punon per besimtaret shqiptar dhe ne te njejten kohe dosjen e ka ne Beograd per UDB-ash. Se fundi Pal ti njihesh per ekstremist katolik qe muslimanet shqiptar i quan pasardhes te turqve, fundja fundit ketij kombi i kane hypur persiper lloj lloj rracash dhe ne jemi perzjere qe rrezik me gjak shqiptari del Janullatosi dhe ti se sa Kreshnik Spahiu apo Nikolla Marku.

Mendimi im personal eshte qe

Mendimi im personal eshte qe Markun jo vetem qe nuk e mbeshtet kush tani po as nuk ka gezuar asnjehere mbeshtetjen e ASKUJT.

Thjesht individet qe duan te shesin veten per patriote, qe pelqejne teorite e konspiracionit,apo kompleksin e tyre te inferioritetit duan ta mbulojne duke kerkuar nje armik te jashtem (dhe te tille shembuj historia ka servirur plot) perpiqen te servirin mendimet e tyre duke ilustruar teorine me nje model qe per fat te keq eshte ai i Markut(sado model i mbrapshte eshte ai).

Besoj se demi qe shkaktohet eshte i paperfillshem kur perballen te tilla mendime me institucione solide si Kisha Orthodhokse dhe kostoja eshte thjesht individuale per kedo

At Marku eshte nje njeri

At Marku eshte nje njeri negative per boten ortodokse. Ai e vetja gje qe ben eshte qe hedh parrulla kundra Janullatosit. Gazetat dhe mediat Shqipetare duke ditur se cdo gje kudra Ortodokseve dhe Grekerve shet rriprodhojne deklarat qesharate te tij.

Te gjithe e dine se sa shume ka ndihmuar Janullatosi popullin Shqipetare duke ndertuar klinika, rruge, shkolla edhe univeritet.

Shqiperater duhen te dijne qe Janullatosi eshte nje figure e shquar boterore dhe ishte fat i madhe qe erdhi ne Shqiperi jo vetem per Ortodokset por per te gjithe Shqipetaret.

O Titi! Vatikani ka qene

O Titi! Vatikani ka qene gjithmone dhe asht ne favor te popullit shqiptar.

Vatikani mbeshteti Kastriotin kundra turqve. Prandej turqit dhe filoturqit jane kundra Vatikanit.

Vatikani mbeshteti demokracine europiane, pra edhe shqiptart kundra komunizmit. Prandej edhe komunistat jane kundra Vatikanit.

Ti Titi a je me turqit apo me komunistet?!?

Une jam per nje komb te

Une jam per nje komb te paster, te paster nga pislliqet e korrupsioni dhe te imoralit. Te paster nga pislliqet e imoralitetit qe ka perfshire kishen katolike nga prifterinjte e Vatikanit dhe diktaturen Papnore mbi kete fe. Une jam per nje Shqiperi ku shqiptaret dhe te gjitha rracat e komunitetet te jetojne ne Paqe pa urryer njeri-tjetrin. Feja eshte ushqim per pasterti dhe qetesi shpirterore dhe jo per te ndersyer urrejtje. Me sa duket kete fe ti Paul e ke per te urryer, njesoj si Papa dhe te gjithe Papet para tij. Vatikani t'i kish dashur shqiptaret do te njihte kosven me kohe dhe nuk do te dergonte sektet e tija si Opus Dei dhe Sen Egidio per pastrim parash ne kete vend. Gabimi eshte i Kosoves qe i pranon mafiozet e tij te punojne ne Kosove pa u njohur nga ky shtet. Per mua o Paul, turq, serb, grek, italian, rome, evgjite, bullgar, rumune perfshi edhe ti jane te gjithe njesoj dhe kjo Bote eshte per te gjithe. SIc e pershkroi Korcari, Janullatosi eshte i nderuar, biles ka punuar me shume se ndonje shqiptar per rindertimin e kulteve ortodokse. Te mos harrojme se 700 000 shqiptare jane ushqyer nga Greqia e tij.

Aman, bre burra, morët

Aman, bre burra, morët mundimin t'i përgjigjeni juliusit? Të fortë paskeni qenë.
:D

Bravo Koloreto!

Bravo Koloreto!

Add new comment