Edhe nëse ke fituar zgjedhjet, nuk ke fituar kalërimin me hosten mbi të drejat e atyre që s'të kanë votuar - shkruan FP

Postuar në 10 Janar, 2013 04:03

Viti 2012 ishte vit i jashtëzakonshëm për Votime, por nuk ishte vit i jashtëzakonshëm për Demokraci, shkruan në fillim të artikullit revista Foreign Policy, në numrin e saj të fundit. "Zgjedhjet e lira dhe korrekte janë kusht qendror për shoqërinë e lirë. Por ato, po ashtu, nuk mjaftojnë për të garantuar liri të vërtetë. Nëse ndokujt i duhet çfarëdo shembulli, viti 2012 ka ofertë me bollëk - thuhet në artikull.
Supozohej se do të ishte vit ku votuesit do të udhëhiqnin ndryshim. Një e treta e vendeve të botës kanë mbajtur zgjedhje lokale shtetërore dhe të përgjithshme në 2012, ndërsa katër prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe Franca) kanë patur garën për lidership. E gjithë kjo duket se ofron potencial të konsiderueshëm për ndryshim. Por, këto pritshmëri ende nuk kanë ndodhur, - shkruan Foreign Policy, duke theksuar se doli se viti 2012 ishte vit i mirë për ata që janë në poste.
Zgjedhjet domosdoshmërisht nuk e demokratizojnë shoqërinë, edhe nëse ato janë zhvilluar në harmoni me rregullat demokratike - shkruan FP dhe merr shembull ndër të tjera Egjiptin: "Në Egjipt, Vëllazëria Myslimane, ka shfrytëzuar fitoren e pas Pranverës Arabe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, për të imponuar vizionin e vet politik në shoqëri, duke centralizuar autoritetin në Presidencë dhe duke hartuar Kushtetutën që mbron një qeveri Islamike. Ky është keqpërdorim i mazhoritetit për demokracinë: duke fituar pjesën më të madhe të votave, nuk keni fituar të drejtën për të udhëhequr sikur kalërimi me hosten, mbi të drejat e atyre që nuk kanë votuar për juve - shkruan Foreign Policy. A.N.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.