Rreth Seksit dhe Stupcit

Ishujt e mendjes racionale dhe mbrojtësit e sekularizmit kushtetues duhet te bashkëpunojnë në një arkipelag të rezistencës kundër ekstremizmit, pavarësisht bindjeve partiake, mospajtimeve politike apo divergjencave tjera që mund t'i kemi
Tashmë e dini rrëfimin. Një revistë kosovare Kosovo 2.0 e cila del çdo 3-4 muaj ka paralajmëruar se do t’ia dedikojë numrin vijues çështjes së seksit dhe sensualitetit. Për lansimin e revistës janë organizuar ca debate qytetare rreth temave që ndërlidhen me identitetin gjinor dhe seksual, me një vëmendje tek tema senzitive e komunitetit LGBT në Kosovë dhe Ballkan. Revista është e sponzorizuar nga National Endowment for Democracy dhe Qeveria norvegjeze, që të dyja shumë aktive në përkrahje të demokratizimit në Kosovë dhe projekteve që shpesh kanë edhe tone anti-qeveritare.
Ca ditë para se të ndodhë evenimenti, ku është paralajmëruar edhe një koncert me DJ dhe mysafirë nga mbarë bota të Samitit të të Rinjve të organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut mu të njëjtin vikend, një organizatë “studentore” dhe dikush që thirret në emër të “Plisave” të Prishtinës fillojnë nëpër rrjete sociale të krijojnë zhurmë se kinse kjo është një natë e orgjive seksuale dhe imoralitetit. Për më shumë, në disa xhami kosovare dhe rrjete sociale lajmërohen edhe hoxhallarët që me një gjuhë që lirisht mund të përshkruhet si e urrejtjes, thërrasin xhematin për “veprim” dhe “ndalim” të imoralitetit dhe “propagimit të kurvërisë” (citat direkt i njërit nga ta). Shprehje gjithsesi jodinjitoze të të ashtuquajturve prijës fetarë.
Evenimenti ishte paraqitur policisë, siç ishin deklaruar edhe kërcënimet e ndryshme që organizatorët kanë marrë. Policia dërgon një patrullë të jetë prezentë gjatë hapjes. Me gjasë, evaluimi i tyre i shkallës së rrezikshmërisë nuk ka qenë i saktë ngase një patrullë, përkundër tentativave të sinqerta të policëve, assesi nuk arrijnë të ndalin turmën e ca dhjetëra ekstremistëve dhe huliganëve që duke bërtitur “Allahu Ekber”, “Pederat Pederat dhe “Kurvat kurvat” hyjnë dhe demolojnë sallën e Qendrës së Rinisë dhe Sporteve ku mbaheshin ligjëratat. Incizimet i keni në Youtube.
Në një kohë të shpejtë vijnë edhe njësitet speciale për të parandaluar ndonjë aksident më serioz. I tmerruar nga telefonatat e ca miqve që ishin bllokuar brenda sallës dhe nuk guxonin të dalin jashtë, shkova dhe pashë me sytë e mi një skenë që rëndom shohim vetëm në Bengazi apo Kabul. Ca qindra mjekroshë dhe shumë polici që evakuonin pjesëmarrësit e këtij evenimenti. Natyrisht, pasi që shumë të tyre ishin mysafirë të Republikës e Kosovës në Samitin e të Rinjve (nga anëtarë të familjes së Nelson Mandelës deri tek gazetarë të ndryshëm), e tërë ngjarja kishte potencial për dëm të pariparueshëm reputacionit të Kosovës. Ne, për dallim nga Serbia, përkundër diskursit ekstremist online, nuk jemi shquar në përdorim të dhunës fizike ndaj minoriteteve seksuale dhe shprehjes së lirë. Por ja që ky iluzion u shpërthye si flluskë sapuni me pamjet e të premtes mbrëmje.
Ç’është më e keqja, shumë nga këta huliganë me stupca bejzbolli janë shfaqur edhe në kafiteri duke “kërkuar pedera” si një lloj milicie morale që “mbron ndjenjat e shumicës”. Disa individë që bile farë s'kanë qenë të implikuar në organizim po ashtu marrin kërcënime nga këto grupe. Në rrjete sociale ndodh një eksplozion i gjuhës së urrejtjes dhe portalet e Internetit shqip, si rëndom, bëhen burim i gërditshëm dhe krejtësisht i pakontrolluar i urrejtjes me lejimin e komenteve online që cenojnë dinjitetin dhe integritetin njerëzor.
Janë ca grupime dhe institucione që duhet dhënë ca përgjigje:
1. Policia dhe Gjyqësia e Kosovës duhet ta veprojnë shpejt dhe pa asnjë mëdyshje. OSBE'ja ka lëshuar reagim, Ombudspersoni si dhe vetë Qeveria nëpërmjet Ministrisë për Integrime Europiane (e cila është edhe në ballë të frontit për përmbushjen e kritereve të Studimit të Fizibilitetit, ky hyjnë edhe garantimi i shprehjes së lirë). Ministri Bajram Rexhepi, Ministri Hajredin Kuci, dhe prokurorët e vendit kanë shumë punë në ditët në vijim. Kjo punë duhet të jetë vizibile dhe pa mëdyshje. Këtu poenët politikë dhe elektoralë duhet harruar sepse, përsëris, nuk jemi as Karachi e as Kabul. BE'ja dhe OSBE'ja nuk do ta lënë këtë çështje anash dhe kjo nuk do të harrohet nëse injorohet. E keqja duhet prerë në rrënjë dhe në Kosovë ka ende hapësirë për të reaguar me vendosmëri ndaj këtyre ekstremistëve.
2. Bashkësia Islamike e Kosovës duhet distancuar nga hoxhallarët që përdorin xhamitë për shpërndarje të diskursit të dhunës dhe urrejtjes. Nëse BIK kërkon që hoxhallarët të mbajnë mësime fetare në shkollë, duhet të kuptojnë se me këso akte vetëm sa dëshmojnë se kurrën e kurrës këta njerëz nuk do të duhet të lejohen të hyjnë në objekte shkollore. Ekstremizmi vahabist kërkon reagim pa asnjë mëdyshje nga BIK. Unë mirëkuptoj se BIK, por edh Kisha Katolike dhe fetë tjera kanë mendim refuzues ndaj homoseksualizmit. As që dua të diskutoj për këtë aspekt. E vërteta është se xhamia është përdorur për të organizuar njerëz dhe milici fetare që do të ndalonin shprehjen e lirë të qytetarëve tjerë në baza të orientimit seksual por edhe gjinisë. E çka nëse dikush prej magarëve me stupca bejzbolli do ta vriste ndonjërin nga pjesëmarrësit me bekimin e hoxhës? A do të shkojnë këta në Xhehnem a Xhehnet? Besoj se përgjigjen e dini të nderuar prijës fetarë dhe pasi që e dini, reagimin duhet ta keni konform Librit që është libër i paqes e jo i urrejtjes dhe dhunës.
3. Përgjigje duhet dhënë edhe kryesia dhe ata që udhëheqin me Plisat e Prishtinës. Kur kam qenë i ri, me qenë plis ka nënkuptuar të jesh krenar me Prishtinën, veçantinë e saj dhe diversitetit të saj, veçantinë e jetesës urbane dhe kulturës qytetare. Lus edhe miqtë e mi Blerand Stavileci, Ministër i Bujqësisë dhe Memli Krasniqin, Ministër Sporti, e që janë pjesëmarrës aktiv në skenën e sportit dhe të cilët kanë shumë merita për shpërthimin dhe sukseset e klubit Prishtina dhe basketbollit dhe futbollit prishtinas, të distancohen nga ata që rrejshëm prezantohen si përfaqësues së klubit të Kryeqytetit. Këta njerëz shfrytëzojnë petkun e Plisave për agjenda ekstremiste. Ky reagim posaçërisht është i rëndësishëm të jetë tani dhe pa vonesë, sepse pas vendimit të FIFA's jemi lejuar të luajmë ndërkombëtarisht dhe huliganët nuk duhet të na qesin faqen e zezë ashtu siç ja qesin Serbisë.
4. Përgjigje duhet të japin edhe partitë politikë, sidomos ato që përkrahin nocionin që flasin në emër të popullit dhe se “shumica duhet të vendosë”. Ka problem fondamental me konceptet e “shumicës” sepse rëndom në ideologji të tilla, pakicat mbesin të margjinalizuara. Nuk mundet një mjekrosh i paedukuar me qenë më i afërt për këto parti dhe këto opsione se Igballe Rugova, e cila ishte një ndër aktivistet në fokus të evenimentit të premten. Ajo tash e dekada të tëra jep kontribut për shqiptarinë, për gruan shqiptare, për të dhunuarat shqiptare dhe me tonë të ashpra e kritikon edhe Qeverinë për sfidat e shumta shoqërore. Sipas interpretimit të shqiptarizmit të atyre prezent në qarqet ekstremiste (dhe atyre që duke heshtur i përkrahin tendencat e tilla populliste, radikale dhe anti-sistem), zonja Rugova do të duhej të linçohej publikisht. S'kam nevojë të vazhdoj se sa gërditem kur e mendoj këtë heshtje. Sulmet mizogjene që i bëhen Ministres Çitaku dhe gratë në politikë nga ata që përkrahin këto parti janë pa dyshim kontribuuese në krijim të diskursit të urrejtjes dhe mosdurimit. Nga një fjalë gojë shumë lehtë dilet tek stupci dhe radikalët këtë gjë e dinë. De fakto këtë gjë edhe e duan sepse me provokim të dhunës kanë shpresë se mund ta ndryshojnë sistemin. Por sistemi nuk do të bjerë. Këtë punë le ta harrojnë para se të shkon kot jeta e dikujt.
5. Shoqëria civile do të duhej të del në mbrojtje të qartë këtyre banditëve me stupca që kanë problem me seksin. Më lë shije të keqe kur thonë se “ky problem nuk është aq i madh sepse kemi probleme më të mëdha sikur korrupsioni apo ligji apo Mitrovica”. Disa nga teokracitë më të këqija në planet me gjasë kanë pak korrupsion dhe s'kanë probleme me zbatim ligji. Rendi dhe ligji nuk janë qëllim i shoqërisë por mjet të arrijmë tek shoqëria që synojmë. Kushtetuta sublimon këtë qëllim. Deri sa të arrihet konsensus për ndryshim të Kushtetutës, kategoria e identifikimit fetar si katolik, budist apo në rast të 95% të banorëve të Kosovës – myslimanë, është e njëjta si kategoria e identifikimit etnik – apo të orientimit seksual. Nuk mund të kërkoni zëshëm të drejtat për shqiptarët në veri të Mitrovicës e të heshtni për gejët në qendër të Prishtinës. Përsëris – as nuk po hy në diskutimin e vlerave, po e reduktoj tërë kolumnen në referenca të ligjit dhe Kushtetutës. Relativizimi se “të dy palët e kanë gabim” apo se “Qeveria ka të gjitha fajet se papunësia e madhe” nuk pijnë ujë dhe janë mbyllja e syrit ndaj territ para nesh. Janë qëndrime cinike.
Nga ata që u kërcënuan të premten dhe sot e kësaj dite po marrin kërcënime me jetë, ka të tillë me të cilët kurrqysh nuk pajtohem politikisht dhe shpesh edhe përlahemi medialisht. Ka të tillë që kanë përkrahur opsione radikale politike vetëm sepse ndajnë bashkë agjendën anti-qeveri. Këso lloj flirtimi i interesave të politikës ditore duke harrur dallime fondamentale në mes konceptit etnik dhe atij civil. Himera të tilla patjetër hanë dorën që e ushqen.
Ka shumë njerëz, shumë më shumë se ata mjekroshët dhe huliganët e frustruar, që besojnë në dashuri, besojnë në rend dhe ligj dhe më shumë se gjithçka dëshirojnë që të jemi Europë, të kemi liri siç kanë në Europë, të kanë ekonomi siç kanë në Europë. Janë ishuj të panumërt të cilët duhen lidhur në një arkipelag të rezistencës qytetare dhe koalicioneve përtej partive politike dhe mosdurimeve personale.
Autori është Zëvendës Ministër i Jashtëm dhe Anëtar i Komisionit Shtetëror për Liritë Fetare. Opinioni nuk përfaqëson domosdoshmërisht edhe qëndrimin e këtyre organizmave - EXPRESS
Comments
Nese rasisht organizohet edhe

Nese rasisht organizohet edhe niher qekjo Kosova 2.0 dil edhe ti me ta se ....

problem me seksin paske ti

problem me seksin paske ti more PETRIT XKSTREMISTI.. lexova ren shkrimin tend ca te them ne trurin tend po orvatkan idet ekstremiste funtametaliste shovinise degjeneruse.. po tek e fundit thot nje fjal popullore "qaq din qaq fol" keshtu qe bjeri mbas mos ja fut kot blla blla, shume sinqerisht ta them je mundu te thuash diq po asgje ske then,mjaftueshum sa per ta mar vesh qfar niveli njohuri=injorance paske..

Autori i shkrimit eshte zv.
Autori i shkrimit eshte zv. Minister, te B&A sqaroje pse policia e BAJRAM Rexhepit nuk nderhyri. Kur proteston Vetevendosja, djem e vajza, ne menyre paqsore ushtrohet dhune e papare, i reaching e i ndjekin deri ne shtepi.
E lexova ket artikull dhe
E lexova ket artikull dhe pajtohem plotesisht me komentin e C:/
Ashte shume jeq me qene narcist, me qene i dashuruar ne vet-veten tane e me mendue se me mendome tua ska. Kjo ashte shkalla ma e nalte e injorances ( mjerim mental)
Ju homoseksualat po kerkoni liri te shprehjes me proklamue imoralitetin.
E na strait po te thojme , shkurt e shqip se do ta mbrojme lirine e te shprehurit deri ne vdekje per ta mbrojte moralin e shoqerise tone.
Ne Tora, Bibel dhe ne Kur'anin famelarte, permenden denimi i popullit te Lutit (Lot) sepse benin imoralitet mashkulli me mashkullin. Sot e adaj ditet kjo marredhanje thirret "sodomi" nga se qyteti i tyre ishte Sodomi!
Qiqrra n'helle kerko dhe ti

Qiqrra n'helle kerko dhe ti Petrito. Nuk civilizohen shtetet aq shpejt. Duhet kohe te demokratizohen shoqerite. Plus qe jemi te varfer dhe biem preh kollaj e "donacioneve" arabe qe ushqejne ekstremizmin fetar.

Sa per C: dhe "Tigrin" me siper, nese s'ju perlqen te jetoni ne nje shoqeri demokratike jeni te lire te emigroni ne Iran / Arabi Saudite / Mali etj, ku islamistet e tjere jetojne te "lumtur" me kuranin, librin e "se vertetes" ne dor, dhe ku femrat denohen me vrasje me gure kur zbulojne fytyren. Shqiperia dhe Kosova do jeni shume me mire pa injorante si puna juaj.

Un' nuk e pëlqej Petrit

Un' nuk e pëlqej Petrit Selimin si politikan, por këtu ia ka qëlluar 100%, bile un' jam i mendimit që mjekroshat (vehabistët) të mblidhen nga policia jonë, të rrahën MIRË dhe pastaj të deportohen me familje për në Afganistan!!!

Imperializmi dhe

Imperializmi dhe Seksualizmi në Kosovo 2.0

1.

Në shkrimin “Zhveshja e Algjerisë”, Franz Fanoni tregon se kur kolonizatorët francezë kërkonin të nënshtrojnë muslimanët algjerianë, ata kishin arritur në konkluzion se “Nëse duam të shkatërrojmë strukturën e shoqërisë algjeriane, kapacitetin e saj për rezistencë, ne duhet t’ua marrim gratë; të shkojmë e ti gjejmë pas ferexheve ku ato fshihen, nëpër shtëpi ku burrat i ruajnë nga ne.” Fanoni tregon se administrata kolonialiste franceze i kishtë vënë detyrë vetes misionin e mbrojtjes së gruas, e cila portretizohej si e poshtëruar, izoluar dhe shtypur nga mashkulli algjerian. Për këtë ata ndërtuan një mori organizatash sociale, slogani i dukshëm i të cilave ishte emancipimi i grave, por i padukshmi ishte mposhtja dhe kontrolli i algjerianëve. Pas çdo copë bukë që i ofronin gruas algjeriane, ata sulmonin shaminë dhe e cysnin që të rebelohej kundër familjes. Besimi i francezëve ishte se nëse ata do të arrinin të rebelojnë e konvertojnë grate në kulturën e tyre, ata do të arrinin të shkatërrojnë familjen algjeriane, poshtërojnë burrat e kështu prishin e nënshtrojnë kulturën islamike ndaj laikes së Francës.

2.

Incidenti që ndodhi në Prishtinë në natën e 14 dhjetorit 2012, kur një numër besimtarësh e tifozash kosovarë protestuan në pallatin e sportit Boro dhe Ramizi kundër organizatës Kosovo 2.0 e cila po organizonte një eveniment seksual e promovonte një film pederastësh të sponsorizuar nga Zyra Zvicerane në Prishtinë, i ka zbuluar botës shqiptare një realitet i cili njihej pak deri më sot. Ndërsa të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se qysh prej vitit 1999, Kosova, nga një koloni serbe, tanimë është kthyer në një koloni euro-atlantike, ku burimet kyçe ekonomike të saj po rrëmbehen nga kompani të lidhura me pushtetarë të lartë amerikanë – që nga Madalene Allbright e deri te Dick Çeney – ndodhia e 14 dhjetorit ka rrëfyer një risi të re. Përveç pushtimit fetar dhe ekonomik, Kosova, sot po pushtohet edhe seksualisht nga Perëndimi. Pushtimi shkon që nga shfrytëzimi për prostituta i çikave kosovare që punojnë për organizatat Perëndimore, (ambasadori gjerman Ernst Reichel mburrej në facebook-un e tij në shtator 2012 – e thoshte që këtu ne shkojmë me dy apo më shumë kosovare) e deri të prostituimi i djemve të rinj për pederasti po nga këta zyrtarë.

Fenomeni i shfrytëzimit seksual të shqiptarëve nga zyrtarët perëndimorë është parë në Shqipëri qysh në vitet 90’. Unë njoh disa vajza të gjeneratës time, të cilat, kur perëndimorët erdhën në Shqipëri në atë kohë, “i rekrutuan” që të “punonin” me ata. Shumë prej tyre që i kam takuar vite më vonë, kanë ngelur si plaka të pamartuara meqë dashnorët ndërkombëtar i kanë braktisur për femra më të njoma se ato. Shteti shqiptar ka ndërhyrë në disa raste kundër kësaj epidemie seksuale. Ne dimë që disa misionarë të krishterë janë dënuar për pedofili në Tiranë. Ka patur raste si në Durrës, që shqiptarët edhe kanë vrarë priftërij katolikë, kur këta kanë abuzuar me familjet e tyre. Por ndërsa pedofilia dënohet me ligj, shqiptarët nuk kanë mundur të dënojnë dot shfrytëzimin e vajzave nga pasanikët perëndimorë, të cilët, shpesh në shkëmbim të punësimit e pagave të majme u merrnin nderin.

3.

Incidenti i 14 dhjetorit 2012 në Prishtinë, shqiptarëve u ka zbuluar një dimension tjetër të projektit të madh të pushtimit ekonomik, kulturor dhe fetar që po i ndodh Kosovës sot: atë të shkatërrimin të familjes. Organizata Kosovo 2.0, siç tregon zv. ministri i jashtëm kosovar, Petrit Selimi në shkrimin “Rreth seksit dhe stupcit”, nuk është një organizatë dosido. Edhe pse në dukje drejtohet nga disa adoleshente, organizata paskësh peshë të madhe në Kosovë. Ajo sponsorizohet drejtëpërdrejtë nga CIA amerikane nëpërmjet National Endovment for Democracy dhe qeveria norvegjeze. Pra nata e seksit që ajo organizonte në pallatin e sportit Boro dhe Ramizi nuk ishte thjeshtë një party pederash adoleshentë, por ishte urdhëruar nga qarqet që sot kanë në dorë fatet e Kosovës.

4.

Kur tifozët kosovarë prishën party-n e seksit të Kosovo 2.0, në krah të pederave kosovarë dhe amerikanë, u rreshtuan me dhjetra organizata Perëndimore, por edhe kosovare. Shumë gazetarë kosovarë që mbahen me bukë nga ndërkombëtar sot në Kosovë, apo biznesmenë të korruptuar që janë të lidhur me ata, nxituan që të heqin mbathjet e tyre dhe solidarizohen me pederat. Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) i dënoi tifozët e besimtarët kosovarë si “grupe huliganësh” dhe i bëri thirrje Policisë së Kosovës dhe organeve të drejtësisë të dënojnë protestuesit. Në mbështetje të pederëve doli edhe avokati i popullit, Sami Kurteshi, zv.ministri i jashtëm i Kosovës, ministria e brendshme, ministri i shëndetësisë, ministrja e integrimit dhe kryeministri, ku të gjithë kërkuan njëzëri dënimin e protestuesëve dhe mbrojtjen e sodomistëve. Në një program televiz Petrit Selimi ju hakërronte muslimanëve kosovarë që të duan sodomistët meqë kjo është shenjtëruar në Kushtetutën që shefi i tij, Ahtisari i imponoi muslimanëve të Kosovës vite më parë. Ai kërcënoi se kush del kundër saj do të shkojë në burg. Në mbështetje të Kosovo 2.0 u rreshtuan edhe shefat Perëndimorë të Kosovës: ambasadorja amerikane Tracey Jacobson, përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zhbogar, shefja e OSBE-së Elaine Conkievich, raportuesja lezbike për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, dhe nga përtej deti, siç pritej edhe vetë Amnesty International.

Në mbështetje të pederave u rreshtuan edhe një numër i madh “analistësh” e fondemarrësish kosovarë por edhe të Shqipërisë, disa prej të cilëve hiqen si të majtë. Këta i akuzuan tifozët kosovarë si talebanë, fondamentalistë, vehabitë, ekstremistë, barbarë etj dhe kërkuan burgosjen e tyre. Vala e mediave kosovare në mbështetje të pederave të Prishtinës shkoi aq thellë saqë Portali ORAinfo.com botoi me krenari edhe letrat e dashnisë të lezbikes kosovare Igballe Rugova me shkinën Lepa Mladjenoviç.

5.

Reagimi i frikshëm nga ambasadat, organizatat, mediat dhe analistët që Perëndimi ka instaluar sot në Kosovë dhe Shqipëri i ka gjetur gafilë shumë shqiptarë, muslimanë dhe të krishterë. Ne në Shqipëri ndoshta nuk na ka gjetur edhe aq gafilë, pasi ne e kemi parë se çfarë i ka bërë Këshilli i Evropës, BE-ja, OSBE-ja dhe amerikanët politikanëve shqiptarë që nga Tritan Shehu e deri të Ekrem Spahia, të cilët, i ka detyruar të kërkojnë falje kur ata kanë mbrojtur burrërinë shqiptare kundër perversitetit. Ne kemi parë edhe sesi ambasadori Arvizu është bërë mbreti i pederastëve dhe sëbashku me ambasadorin hollandez mbështet me vepra dhe me para aksionet e pederastisë në Tiranë. Megjithatë, reagimi në rastin e Kosovës ka qenë shumë më i frikshëm, pasi ai tregon që në Kosovë po ndërtohet një diktaturë e cila të ndërshkon, burgos, rreh e të poshtëron mediatikisht – nëse ti si qytetar proteston për të mbrojtur traditën, pro familjes e kundër pederastisë.

Fuad Ramiqi, kryetari i Lëvizjes Bashkohu dhe shumë muslimanë që debatuan këto ditë nëpër rrjetet sociale dhe në media mbi protestën e 14 dhjetorit vunë në pah hipokrizinë dhe standartet dyfishe që Perëndimi implementon sot në Kosovë. Ata pyetën pse Perëndimi, në një kohë që Kosova vuan një varfëri akute, sponsorizon aktivitete të pederastisë? Ata vunë në pah që në Kosovë homoseksualët nuk diskriminohen por provokimet e tyre me filma homoseksualë, fondet e mëdha që ata marrin dhe mbrojtja me fanatizëm që ata gëzojnë nga organizatat Perëndimore janë shqetësuese për ata e qindramijëra shqiptarë të varfër të cilët vdesin për bukën e gojës sot, dhunohen nga qeveritë e tyre e askush nuk u del në krah. Gazetarët mercenarë janë akuzuar për hipokritë për mbrojtjen që i kanë bërë pederastëve, në një kohë, që as ata, as Amnesty International, as ambasada amerikane, as OSBE-je, as BE-ja e pothuaj asnjë organizatë Perëndimore nuk bëzan sot në Kosovë kundër shtypjes e dhunës së egër që qeveria e Hashim Thaçit demostron kundër grave me shami. Komentuesit kanë pyetur, pse perëndimorët dhe mercenarët e tyre protestuan me kaq egërsi kundër prishjes së një mbrëmje seksi në Prishtinë në një kohë që në Kosovë, gratë me shami janë të dënuara me vdekje civile: pasi u dënohet shkollimi dhe punësimi dhe i lënë të vdesin në injorancë dhe varfëri? Në pah është vënë edhe kërcënimi që qeveria e Hashim Thaçit po i bën lirisë së qytetarëve për të protestuar në mbrojtje të traditës dhe burrërisë kur kërcënon protestuesit me burg.

6.

Protesta e natës së 14 dhjetorit 2012 u ka zbuluar shqiptarëve një realitet të ri të Kosovës. Deklarata e kryeredaktores së revistës “Kosovo 2.0”, Besa Luci, e cila rrëfeu në Klan Kosova se organizata e saj po punon që t’u mësojë kosovarëve nëpër shkolla pederastinë, tregon që sponsorët amerikanë të kësaj organizate kanë një axhendë të madhe për Kosovën. Ashtu si francezët të cilët në vitet 60 kishin plan të shkatërrojnë familjen algjeriane nëpërmjet kurvërimit dhe zhveshjes së gruas, edhe organizatat si Kosovo 2.0 apo Rrjeti i Grave të Kosovës që drejtohen nga Igballe Rugova synojnë të implementojnë atë që francezët bën në Algjeri apo që marksistët kulturalistë bën në Amerikë: shkatërrimin e familjes dhe traditës.

Siç këshilltari i presidentit Nikson, Pat Buchanan ka vënë re, shekullarizmi marksist që sot ka pushtuar Amerikën e i ka shpallur luftë Krishtërimit, Zotit dhe familjes, në ditët tona e për ironi të fatit, është bërë aleat dhe vënë në shërbim të politikës imperialiste amerikane. Lufta që konservativët humbën në Amerikë vite më parë, sot po importohet edhe në Kosovë e Shqipëri. Duke nxitur shkatërrimin e degjenerimin seksual dhe antivlerat, organizata si Kosovo 2.0 apo Rrjeti i Grave të Kosovës dhe sponsorët e tyre, synojnë të shkatërrojnë bazën e shoqërisë shqiptare: Islamin, burrin, gruan, nderin dhe familjen. Në këtë mënyrë, e duke prodhuar njerëz pa lidhje fetare, familjare dhe kombëtare (por martuar kosovaret me shkina, si Igballeja me Lepa Mladjenoviçin), kombi shqiptar dhe feja e tyre tyre do të shuhen dhe ata nuk do të kenë më mjete mbrojtje dhe mobilizimi, dhe do të pranojnë çfarëdo ideologjie që të huajt do t’u imponojnë.

7.

Në shkrimin “Zhveshja e Algjerisë”, Franz Fanoni tregon se algjerianët i’u përgjigjën kolonializmit laik dhe përpjekjeve për të kurvëruar gruan nga Franca, me forcimin e Islamit, ruajten e nderit e përhapjen e ferexhesë. Gratë revolucionare algjeriane mbuloheshin për inat të kaurëve, duke duruar tundimin e korruptimit ekonomik që kolonizatorët i bënin atyre. Ato ruanin nderin dhe identitetin, e tërbonin edhe më keq kolonizatorët që i donin cullak. E njëjta gjë duket se po ndodh edhe në Kosovë sot, ku një grup i madh hoxhallarësh dhe besimtarësh, tifozësh e qytetarësh po protestojnë kundër degjenerimit seksual që perëndimorët po i sjellin vendit të tyre. Ndërsa mercenarët e tyre, si Petrit Selimi dhe kompani, u kundërvënë burrave e grave të Kosovës Kushtetutën Laike të Ahtisarit, netët e revistat e seksit, dhunën mediatike e policore si mjete kërcënimi për të pranuar degjenerimin seksual; nga minaret e xhamive dhe ekranet e internetit, kumbon zëri i hoxhallarëve të cilët denoncojnë kurvërinë e sodominë, të cilat i mallkon Zoti në Bibël dhe në Kuran. A do të fitojnë shqiptarët e Kosovës betejën e tyre të re për të ruajtur nderin, sikur algjerianët kundër francezëve në kohën e Fanonit, apo gjyshërit e tyre para Serbisë? Allahu që njeh fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, e di më së miri!

Add new comment