Pështymë dhe shurrë mbi të gjithë në atë sallë

Çfarë të bëjmë? Si ta shpjegojmë këtë që po ndodh? Si të besojmë se ky është fundi dhe se asgjë tjetër më e keqe nuk vjen? Si ta rregullojmë që Shpresa se ka mbetur ende diçka normale të emigrojë në një vend të sigurtë të horizontit shqiptar?
Ne nuk kemi as parlament që të na paraqesë një opsion normalizimi. Skandalet dhe shkeljet janë pjesë e veprimtarisë, por ato përmbahen me rregulla institucionale kur institucionet janë reale. Sot në Parlamentin e Shqipërisë mund të shohësh vetëm një gjë të projektuar në atë sallë: dëshirën e madhe, gati të papërmbajtshme që ata që janë aty të mos jetojnë më. Mundësisht të vdesin sot, të vrarë, të asgjësuar familjarisht dhe të shuar njëherë e përgjithnjë.
Kjo fekale e ndyrë ka dalë mbi sipërfaqen e vendit dhe nuk lë më asgjë të jetë siç duhet. Ajo po zhyt këdo në llum dhe pisllëk. Ministri i Drejtësisë, një farë Toni, një idiot vullnetar, thotë se përgjegjësia e Vlora Hysenit është personale. Një tjetër idiot, një farë Blendi Klosi, një jargë e përjetshme që varet sa nga një karrige te tjetra, na kujtonte Gazideden. Simfoninë e këtij makabriteti e vazhdoi një askush që quhet Erjona Ismali, ministre kjo e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Lindur më 1990, ajo flet në emrin tonë, timin, tëndin, të atij që ka ikur se shqiptarët nuk e harrojnë dot SHIK e Gazidedes, që sipas saj vriste si polici politike. Kjo shurdhjesa ka qenë më pak se 5 vjeç atë kohë dhe merr guximin të llapë gjëra që as ia ka idenë.
Ministre Shteti! Shteti! Cinizmi në këtë tribu lëtyrash kalon nga opozita: flet Saliu, flet Mediu, flasin me radhë kërriçët e pandreqshëm të PD-së. Të ligj në mënyrë unike në kafkat e tyre me gunga të krijuara patjetër nga plagët e marra nga regjimi i Edi Ramës. Kjo tufë bashibozuke, këto koshadhe të fatkeqësisë sonë, janë murtaja në trupin e kësaj shoqërie, jo vetëm pse vjedh, plaçkit dhe mashtron. Por sepse këto i ka kthyer në status privilegjesh.
Në majën e kësaj bajge shfaqet sot Vlora Hyseni që edhe në ditën e prangosjes merr guximin të bëjë rolin e drejtueses së SHISH kur flet për marrëdhënie gazetarësh me agjentë serbë.
Nuk ka përdhunim më të madh sesa ky. Nuk ka shpërbërje më asgjësuese sesa kjo shfaqje që shohim sot. Askush nuk duhet të mendojë më se në atë Parlament qëndron dikush që meriton të shihet me sy, e lëre më të votohet: pështyma dhe shurrë mbi këta të gjithë! Dhe drejtësi edhe për sorollopin e tyre që krekosen sot me brekët që kanë vjedhur e që po ia nxjerrin njëri-tjetrit.

Comments
Ashtu si çdo semundje, ka ne
Ashtu si çdo semundje, ka ne baze nje bakter ose nje virus te vetem, ky shtet drejtohet nga vetem nje njeri!
Saktë
Por ai popull aq e ka kapacitetin të nxjerrë.
Shqipëria i takon Ramaxhijve dhe investitorëve strategjik. Të tjerët të mbyllin gojën, gjë që Shqiptari e ka bërë në shekuj për një arsye ose tjetër, ose të shporren në mërgim dhe të bëjnë turistin një herë në vit.
Ki popull kështu e do, ka thënë gjyshi i ER, EH.
Regjistrime të reja
Kam ndërmend të nxjerr dhe 3 sekonda të tjera nga 3 orë regjiarrime të tjera.
E bëj këtë për bamirësi për popllin, jo për tu treguar armiqve të mij që kam materiale diskriminuese.
Zoti Peka, sono qui per un altro motivo
cufi@yahoo.com
Mos u merzit o Zaim !! Shoku Edvin e ka lajmue popllin se nuk kenim pa gjo Akoma ...jaki me fat se pak gjona i kane ngel me ba 1Mbledhje qiverie Lakuriq.. 2. nje mbremje Gala e hap dhe per oligarket e Dputetet e Listave te Mbyllura.. po lakuriq e te defrejne pa kufizime morali socialist dhe 3. te botoj per ne publikunjo moderne te gjitha videot e fotot e Studio Gysi..
Add new comment