mbijetesa

Të Dhënat, kriza ekzistenciale për Demokracinë

Postuar në 31 Dhjetor, 2022 19:42

Eseja që publikojmë(sot pjesa e parë) është shkruar nga një grup autorësh të Universitetit të  Groningen dhe ngërthen ndoshta çështjen themelore të qytetërimit perëndimor: Mbijetesën e Demokracisë.

Biznesmeni Mane: Biznesi i madh mund të mbijetojë pa aktivitet 1-4(5) muaj

Postuar në 02 Prill, 2020 23:09

Biznesmeni Samir Mane ka deklaruar në një lidhje televizive sot se biznesi i madh në Shqipëri është goditur rëndë. I pyetur për mundësitë e mbijetesës në një bllokim si ky, Mane u shpreh se kompanitë kryesore mund të mbijetojnë nga 1 muaj deri në 4-5 muaj. Në varësi të aktivitetit.

Lidhur me situatën e furnizimeve, Mane deklaroi se nuk pret që të ketë probleme në këtë drejtim, sidomos me ushqimin, ndonëse në disa drejtime dhe disa vende priten luhatje çmimi.  

Huawei: Mbijetesa, prioriteti ynë për 2020

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 23:39

Kompania kineze e teknologjisë, Huawei, ka deklaruar përmes drejtuesit të saj, Eric Xu se për vitin 2020 objektivi kryesor i saj është mbijetesa.  
Ky i fundit ka vënë në dukje se bojkoti nga vendet perëndimore ka sjellë rënie të shitjeve poshtë parashikimit. Nga 125 miliardë dollarë të parashikuara në janar 2019, kompania mbylli bilancet me 121 miliardë dollarë, që përbën një shifër 18% më të lartë se një vit më parë, por më poshtë parashikimit. 

Shqiptarët shesin Haradinajn për të mbajtur Vuçiçin

Postuar në 30 Janar, 2019 17:14

Mbijetesa e Qeverisë Haradinaj e varur nga pezullimi i tarifës

Këtë titull e sheh tashmë në faqet online shqip, që i mëshojnë një ideje që e kërkon shkakun e krizës politike në Kosovë te vendimi i qeverisë së z. Haradinaj për vendosjen e tarifës 100% për mallrat serbe. 

Ishin dhe janë në Parlament, me votat e prindërve tanë, tonat, e ndoshta edhe të fëmijëve tanë

Postuar në 31 Maj, 2017 09:04

Ishin, janë dhe do jenë! E nisën jetën parlamentare më 1991-1992 dhe vijojnë të kenë mandate parlamentare edhe më 2017-2021. Vetëm 6, tre të majtë dhe tre të djathtë. Berisha, Ruçi e Shehu nga 1991; Majko, Ulqini dhe Shehi më 1992. Ruci ka bërë një ndërprerje më 1996, Berisha pa ndërprerje, Shehu bëri shkëputje më 2001 dhe 2013, Ulqini pati një ndërprerje në mandatin e parë të Ramës dhe Shehi gjithashtu me disa vite ndërprerje pas ndarjes nga PD. Por kanë mbetur në lojë dhe sot janë drejtues në parti ose aktiv në politikë. Bilanci i jetës së tyre parlamentare?

DW: 2016 - Viti i kanabisit në Shqipëri*

Postuar në 16 Dhjetor, 2016 10:26

Një rrugë e pashtruar, ende e mbushur me pellgje nga shiu i fundit të çon drejt ca barakave në afërsi të qytetit Rrëshen. Po bie muzgu. Errësira është mbuloja e duhur që ish-punëtoret e kanabisit të flasin. Ato duket se ende kanë frikë, pas aksionit të fundit policor të para pak javëve, kur policia me një aksion të befasishëm e paralizoi të ashtuquajturin laboratorin e drogës në afërsi të qytetit Rrëshen. 4,2 tonë drogë pastrohej, thahej dhe paketohej në pularinë e dikurshme, fare pak kilometra larg qendrës së qytetit Rrëshen.

Kafsha më rezistente në Tokë me 17.5% të ADN-së të importuar. E vetmja që njihet se i ka mbijetuar edhe vakuumit hapësinor

Postuar në 29 Nëntor, 2015 23:59

Tardigrades, kështu quhet jovertebrori ujor që konsiderohet si gjallesa më e fortë dhe rezistente në Tokë. Të njohur ndryshe edhe si arinj të ujit, këto krijesa të vogla i rezistojnë temperaturave shumë të ulëta, periudhave të gjata të thatësirës, dozave të larta të radioaktivitetit dhe janë gjallesat e vetme(kafshët) të njohura deri më sot që t’i kenë mbijetuar edhe vakuumit hapësinor. Ku konsiston kjo aftësi “mbinatyrore” e mbijetesës? Sipas një studimi, Tardigrades kanë një sasi shumë të madhe – 17.5% të përbërë nga ADN e huaj.

Subscribe to RSS - mbijetesa