bota

Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Postuar në 26 Prill, 2024 22:23

Presidenti turk ka shtyrë vizitën në Shtëpinë e Bardhë, e planifikuar për në 9 maj. Lajmin e bën të ditur Anadolu Agency, dike iu referuar një burimi që ka dijeni mbi vendimin. Megjithatë, mbetet e paqartë arsyeja e kësaj shtyrjeje.

Një zyrtar amerikan vuri në dukje se takimi nuk ishte shpallur zyrtarisht.

Trupat amerikane tërhiqen nga Nigeri dhe Çadi, i lënë vendin trupave ruse  

Postuar në 26 Prill, 2024 15:32

Uashingtoni do të tërheqë plotësisht trupat nga Nigeri dhe po zhvendos edhe personelin ushtarak të vendosur në Çad, pasi po shqyrton mundësinë e vijimit të misionit antiterrorist të Amerikës në rajonin e Sahelit.

Një hap mbrapa për #MeToo, rrëzohet dënimi për Harvey Weinstein

Postuar në 25 Prill, 2024 20:21

Gjykata më e lartë e Nju Jorkut rrëzoi sot vendimin e dhënë nga një gjykatë e një niveli më të ulët për rastin që shënoi nisjen e lëvizjes MeToo. Gjykata e Apelit hodhi poshtë vendimin që dënonte producentin e Hollivudit, Harvey Weinstein, me burgim për përdhunim.

OKB: Rreth 300 milionë njerëz vuajtën urinë në 2023

Postuar në 25 Prill, 2024 12:15

Gati 282 milionë njerëz në 59 vende u përballën me urinë akute në vitin 2023. Rripi i Gazës është territori me numrin më të madh të njerëzve që kanë vuajtur nga uria vitin e kaluar, sipas një raporti të OKB-së.

Raporti konstaton se në vitin 2023 numri i njerëzve që përballen me urinë akute u rrit me 24 milionë krahasuar me vitin 2022 për shkak të përkeqësimit të fortë të sigurisë ushqimore, veçanërisht në Rripin e Gazës dhe Sudan.

Të dhëna të reja zbulojnë vendin ku është varrosur Platoni

Postuar në 24 Prill, 2024 21:44

Shënime të gjetura në Ercolanon e sotme, Itali, lokalizojnë vendin ku është varrosur Platoni (427 – 348 p.e.s.). Së bashku me qytetin e afërt të Pompeit, Herculaneum u shkatërrua gjatë shpërthimit vullkanik të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, duke e varrosur qytetin nën shtresa të trasha hiri.

Drejtësia spanjolle liron “gabimisht” një prej më të kërkuarve nga Interpoli

Postuar në 23 Prill, 2024 15:00

Lideri i një karteli droge në Spanjë i shpëtoi drejtësisë falë një "gabimi" që kjo e fundit bëri në rastin e tij.

Alibia e re/Boris Johnson e sabotoi "paqen" Rusi-Ukrainë në një aspekt filozofik

Postuar në 22 Prill, 2024 20:37

Kritikët e luftës në SHBA u ritkhehen herë pas here negociatave të mbajtura në Stamboll mes Ukrainës dhe Rusisë në pranverën e vitit 2022, për dështimin e të cilave fajësojnë shpesh Perëndimin dhe kryeministrin e atëhershëm britanik, Boris Johnson. Një argument të ngjashëm ngre edhe presidenti rus, Vladimir Putin, në intervistën e tij me Tucker Carlson.

Buxheti botëror për mbrojtjen thyen çdo rekord

Postuar në 22 Prill, 2024 11:42

Shpenzimet ushtarake globale kanë arritur një rekord prej 2440 miliardë dollarësh pas rritjes më të madhe vjetore të shpenzimeve të qeverive për armë në më shumë se një dekadë.

Një raport i Institutit Ndërkombëtar për Kërkimet e Paqes në Stokholm (SIPRI) konkludon se rritja prej 6.8% midis 2022 dhe 2023 ishte më e larta që nga viti 2009.

India nis përpjekjet për ta bërë Rupi-n monedhë alternative në botë

Postuar në 21 Prill, 2024 19:00

Dobësimi i monedhës indiane, rupi, në raport me dollarin amerikan ka sjellë si pasojë rënien e fuqisë së saj blerëse në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e kostove të importit. India, e cila është e varur nga importi i naftës, po e vuan zhvlerësimin e monedhës vendase.

Forcat ruse tërhiqen nga Karabaku, Azerbajxhani merr kontrollin

Postuar në 19 Prill, 2024 12:43

Forcat ruse po tërhiqen nga rajoni i Karabakut në Azerbajxhan, ku kanë qenë të vendosur si paqeruajtës që nga përfundimi i një lufte në vitin 2020. Lajmin e konfirmuan zyrtarë të të dy vendeve.

Pages

Subscribe to RSS - bota