beqja

Hapet thesi i premtimeve "kremoze" të PS sipas programit të Ilir Beqajt

Postuar në 09 Maj, 2017 14:09

Me mbajtjen e Kongresit Elektoral Partia Socialiste çeli edhe fushatën për zgjedhjet e 18 Qershorit ku u prezantua edhe programi elektoral, që përmban shumë premtime, ndonëse nuk u bë një bilanc për premtimet e mbajtura dhe ato të pambajtura në 4 vitet e mandatit të parë, siç ishin ulja e tvsh-së për produktet e shportës, ulja e tvsh-së për energjinë etj. Programi që u ofrohet shqiptarëve në këmbim të qëndrimit në pushtet edhe për 4 vjet të Partisë Sfocialiste është hartuar nën drejtimin e koordinatorit për Programin, Ilir Beqja.

Dekalogu i Presidentit/Memoja konfidenciale e PS-së për zgjedhjen e kreut të shtetit

Postuar në 24 Prill, 2017 12:00

Afrimi i zgjedhjeve për presidentin e ri të vendit ka vënë në lëvizje një pjesë të deputetëve të Partisë Socialiste të cilët përmes një Memoje, i kanë sugjeruar kreut të PS-së dhe qeverisë, piketat kryesore të “formatit që duhet të ketë presidenti i ri”. Kjo qasje parimisht vjen në pëputhje me qëndrimin e PS-së për këtë çështje në vitin 2012, kur në vend të referimit kushtetues, u artikulua “dakordërsimi për identikitin”.

Ikin dy reformatorë dhe dy anonimë

Postuar në 12 Mars, 2017 12:26

Ilir Beqja, Sajmir Tahiri, Blendi Çuçi dhe Blendi Klosi. Këta mendohet se janë emrat e larguar nga qeveria. Lajmi raportohet referuar burimeve nga mbledhja e koordinatorëve të PS-së, ndonëse nuk ka asgjë zyrtare. Një vështrim sipërfaqësor na jep një lexim: ideja se ministrat ndryshojnë për të angazhuar ata më shumë në fushatë, formalisht vlen për Beqjan dhe Tahirin, pasi jëta të dy janë ministrat më të përfolur, por edhe më të mbrojtur nga kryeministri. Me punën e tyre Edi Rama ka mbrojtur atë që ai e quan qeverinë e reformave.

Ka një zgjidhje për Vetting-un

Postuar në 11 Mars, 2017 21:03

Vettingu është i barazvlefshëm me një Shqipëri të re, pa gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, pa zyrtarë dhe funksionarë të pandëshkueshëm, me drejtësi të painkriminuar, me shtet të drejtë dhe garant të investimeve të huaja. Me pak fjalë një Republikë e re siç pëlqen ta quajë opozita dhe siç na thotë përditë qeveria.

Parlamenti katandiset si PS-ja. Deputetët e shumicës sabotojnë dy seanca dëgjimore

Postuar në 26 Tetor, 2016 18:02

Sot kanë dështuar dy seanca dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë. E para ishte seanca me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i famshmi i konçesioneve që po i marrin arkës së shtetit milionë euro.

Seanca e dytë ishte ajo me gazetaren Alida Tota, që dyshohet se është larguar nga puna për shkak të një emisioni investigativ që akuzonte Erjon Veliajn për aferat e tij që po mbijnë kudo.

Vëzhgim: Pse i mbron përherë të akuzuarit?

Postuar në 19 Gusht, 2016 21:47

Sot kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Facebook, mori në mborjtje punën e Erjon Veliajt në Tiranë. “Tirana po rilind çdo ditë, nën lidershipin shembullor të kryebashkiakut të ri dhe falë edhe programit kombëtar të Rilindjes Urbane, kryeqyteti është kthyer në kantierin e ambicies për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër”, shkruante Edi Rama sot.

Nuk jep informacione për konçesionet dhe tenderat. Të jetë vetëm kjo shkelja ligjore e këtij ministri?

Postuar në 04 Maj, 2016 14:33

Ilir Beqja, ministër i Shëndetësi së Shqipërisë, firmosës i konçesioneve nga më të pabesueshmet, si ai i sterilizimit p.sh, është lajmi politik i çdo dite. Sidomos kur vjen puna të përdorimi i parave publike. Dje Partia Demokratike e akuzoi atë si përfitues tenderash në Ministrinë e Jashtme, përmes kompanisë së tij që formalisht e ka hequr nga vetja. Sot PD-ja, përmes deputetes Albana Vokshi, ka denoncuar faktin se Ministria e Shëndetësisë nuk zbaton as minimumin: dhënien e infomacionit të kërkuar për veprimtari të ndryshme në këtë dikaster.

Prapë Ky...Për 320 milionë akuzohet kësaj radhe

Postuar në 03 Maj, 2016 16:25

Ilir Beqja rihyn edhe njëherë në axhendën e akuzave të Partisë Demokratike. Jo për lidhje me krimin, apo segmente të dyshimta. Jo, ministri i Shëndetësisë është i imunizuar nga gabime si këto që dëgjojmë për ministrin e Brendshëm. Beqja është ekskluziv në çështje tenderash. Të paktën kështu thotë PD-ja dhe asgjë nuk i pengon njerëzit ta besojnë, pasi me standardin e politikës shqiptare, një tender denoncohet vetëm atëherë kur përfituesi që ka konflikt interesi nuk është kollitur si duhet. Ose dikush nga shokët afër ka zili.

Ministri i Shëndetësisë në overdozë nervash...

Postuar në 07 Prill, 2016 01:35

Ky është ministri i Shëndetësisë, i mirënjohuri Ilir Beqja. I cili në vitin 2015, u konkurua për habere nga feudi i tij dikasterial, vetëm nga Ilir Meta, të cilit me sa po kuptojmë “i ranë në qafë të tjerë”. Beqja ka qenë në Shkodër ku është përballur me korrespondentin e “Zëri i Amerikës” Pëllumb Sulo, ndaj të cilit hakërrehet me një ton dhe fjalor të padenjë për një intelektual. “Ke filluar trash zonin ti Pëllumb”, i drejtohet ministri që nuk është e qartë se përse bezdiset nga kamerat në një mjedis publik si spitali.

Pages

Subscribe to RSS - beqja