Ikin dy reformatorë dhe dy anonimë

Postuar në 12 Mars, 2017 12:26

Ilir Beqja, Sajmir Tahiri, Blendi Çuçi dhe Blendi Klosi. Këta mendohet se janë emrat e larguar nga qeveria. Lajmi raportohet referuar burimeve nga mbledhja e koordinatorëve të PS-së, ndonëse nuk ka asgjë zyrtare. Një vështrim sipërfaqësor na jep një lexim: ideja se ministrat ndryshojnë për të angazhuar ata më shumë në fushatë, formalisht vlen për Beqjan dhe Tahirin, pasi jëta të dy janë ministrat më të përfolur, por edhe më të mbrojtur nga kryeministri. Me punën e tyre Edi Rama ka mbrojtur atë që ai e quan qeverinë e reformave. Nga kjo pikëpamje angazhimi i tyre në fushatë mundet të ketë kuptim. 
Por kjo analizë nuk vlen për Klosin dhe Çuçin, dy anonimë në këtë qeveri. Të dy janë njerëz pa ndikim në parti apo në elektorat. Ata janë pa ekzagjeruar politikisht dy askushë. Edhe kryeministri nuk ka thënë ndonjë gjë për ta. Ndaj largimi i tyre mund të jetë një opsion për të afruar parti të tjera në qeveri, tani që afrojnë zgjedhjet. Do të duket ditën e hënë se cili është sensi i këture lëvizjeve, ndërkohë që presidentit të Republikës do të duhet të dekretojë ndryshimet përballë një opozite që kërkon qeveri teknike. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.