beqja

Pranohet dështimi, por jo përgjegjësia. Rasti “Fullani” dhe rasti “Beqja-Cani”

Postuar në 05 Gusht, 2015 15:33

Para disa ditësh kryeministri njoftoi publikisht se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Një qëndrim që pasoi një muaj thashethemesh dhe aludimesh se koha për të rifreskuar kabinetin kishte ardhur. Si duhet konsideruar ky vendim? Ndryshimet në qeveri për Edi Ramën, në planin formal nuk kanë kosto. Ministrat që ai drejton nuk janë deputetë dhe në çdo rast, nxjerrja e tyre nga drejtimi administrativ, nuk konvertohet në ndonjë rrezik vote në Parlament. Jemi në vitin e tretë të qeverisjes dhe është e logjikshme që të mendohet për të korrigjuar diçka. Mirëpo kryeministri mendon të kundërtën.

Skenar vere, apo e vërtetë? Berisha shkruan se kryeministri Rama ka qëlluar ministrin e Brendshëm Tahiri

Postuar në 05 Gusht, 2015 05:54

Disa media “vunë re” se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kishte një sy të nxirë gjatë aktiviteteve të fundit në Jal. Dhe nuk vonoi “shpjegimi”, në të cilin jep kontributin e vet edhe ish-kryeministri, Sali Berisha. Sipas tij, Saimir Tahirin e ka goditur kryeministri Edi Rama. Diçka e pakonceptueshme. Mirëpo Berisha nuk ndalet kur shkruan se përvoja të tilla kanë patur edhe Shkëlqim Cani, Ilir Beqja, apo Arben Ahmetaj.

Pages

Subscribe to RSS - beqja