vlera e reduktuar

Ndoshta marrëveshja u bë më e thjeshtë. Greqia ka pranuar vlerë të reduktuar për Kretën

Postuar në 29 Gusht, 2020 23:35

Ndoshta gjërat janë thjeshtuar për Shqipërinë në ndarjen e kufirit detar me Greqinë. Marrëveshja e kësaj të fundit me Italinë u jep efekt të reduktuar ishujve të Diapontit që janë në veri të Korfuzit dhe këtë vendim Athina zyrtare e ka interpretuar me faktin se edhe në marrëveshjen e vitit 1977 ishujt kanë patur efekt të tillë. Në këtë kuadër vlera e reduktuar e ishujve që janë përballë vendit tonë, përmbush një nga kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkon pikërisht që në përputhje me Konventën e Detit dhe konfiguracionin e bregdetit të gjendet një zgjidhje e ekuilibruar.

Subscribe to RSS - vlera e reduktuar