vikinget

Vikingët mbyllet me vdekjen e heronjve

Postuar në 04 Janar, 2021 02:01

Seriali “Vikingët” shkruar dhe krijuar nga Michael Hisrt ka mbyllur dramën e vet më 31 dhjetor. Gjashtë sezone me 89 episode kanë ezauruar eposin e familjes së Ragnar Lothbrok, heroit norvegjez(sipas filmit) që sipas këtij ekranizimi është i pari që “pa nga Perëndimi”. Një shkëndijë, një vizion, një ëndërr që vë në lëvizje historinë, që e ndryshon atë, që ndoshta po priste të materializohej. Seriali arrin të mbajë perspektivën deri në fundin e tij që është logjik, human, historik. Ai është si të thuash brenda dialektikës pa rënë në interpretim historiografik të ngjarjeve.

Vikingët, lufta finale e djemve të Ragnarit

Postuar në 20 Dhjetor, 2020 13:23

Seriali “Vikingët” prezanton këtë fund vit 10 episodet e fundit të një sage filmike me 6 sezone. Për ata që nuk e kanë ndjekur serialin, mund të sqarojmë se është fjala për eposin e Ragnar Lothbrok dhe djemve të tij, marrë nga sagat norvegjeze dhe ekranizuar në mënyrë të suksesshme aq sa pas “Game of Thrones”, “Vikings” mbetet ndoshta ndër më ndikuesit.

Vikingët, saga e Ragnarit që donte të shihte në Perëndim

Postuar në 07 Shkurt, 2020 19:57

Seriali “Vikingët” është duke mbyllur sezonin e gjashtë të tijin. Për atqë nuk e ka parë, seriali merr shkas nga saga norvegjeze e Ragnar Lothbrok dhe djemve të tij, një figurë gjysmë mitike e shekullit të 9-të që hyn në historinë e Europës për sulmet e tij ndaj disa vendeve përfshirë Britaninë e Madhe dhe Francën.

Subscribe to RSS - vikinget