veliaj

Policia ndalon qarkullimin në Rr.e Elbasanit se do fliste Veliaj

Postuar në 07 Mars, 2017 22:48

Policia e Tiranës kufizoi për disa orë lëvizjen e automjeteve në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, duke bllokuar hyrjen nga rrethrrotullimi i Saukut, po ashtu edhe në sensin e kundërt. Trafiku u devijua nga segmenti i Unazës së Madhe të kryeqytetit, duke mbingarkuar segmentin nga hyrja e Liqenit Artificial. 

Parkimi me sms - vetëm 100 lekë, apo më shumë?

Postuar në 05 Mars, 2017 13:01

Ka disa ditë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, po i bën publicitet nismës për prenotimin e parkimit të makinës me sms. Ja si e përcillte lajmin televizioni kombëtar Top-Channel, një ditë më parë duke i marrë prononcim një inspektori: 

Marifetet e Veliajt, prenotimi për parkimet me sms, për fushat sportive online

Postuar në 02 Mars, 2017 13:23

Bashkia e Tiranës ka publikuar opsionin për të prenotuar fushat sportive, të cilat u hapën për publikun pak ditë më parë. Të rinjtë dhe sportdashësit mund të futen në portalin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të rezervuar fushën, datën dhe orarin. Shërbimi ofrohet pa pagesë, ndërsa prenotimi kërkon thjesht të dhënat kryesore të personit dhe numrin e kartës së identitetit.

Erion Veliaj, një karikaturë për vetingun

Postuar në 28 Shkurt, 2017 12:38

Qeveria Rama po e kthen me shpejtësi në karikaturë edhe një argument, relativisht të qëndrueshëm, me anë të të cilit mund t’i kundërpërgjigjej protestës maratonë të opozitës: Vetingun. Teza se opozita po e përdor protestën për të bllokuar vetingun, pavarësisht se PD është e qartë në kërkesën e saj të vetme për zgjedhje të lira, hap debat dhe madje ngre edhe dyshime te të cilat ia vlen të ndalet.

Shqiptarët e mirë duan të dinë për vdekjet në landfille dhe për autorët e falsifikimit të firmave

Postuar në 26 Shkurt, 2017 12:46

Ka dalë në dritë së fundmi një peticion për reformën në drejtësi. Pas tyre qëndrojnë 50 subjekte të së ashtuquajturës shoqëri civile që kanë iniciuar kështu një protestë të vetën kundër opozitës. Ky është thelbi i një peticioni të porositur i cili vjen e bëhet më qesharak në kushtet kur pjesa më e madhe e ligjeve janë miratuar. 
Për të plotësuar teatralitetin e kësaj nisme në veprim është hedhur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Ejon Veliaj. 

Rengu i Tahirit për Veliajn. Dhe një shpjegim pse kryebashkiaku është afruar me Bamir Topin

Postuar në 20 Shkurt, 2017 22:57

Absurditeti i përplajes dhe rivalitetit mes Sajmir Tahirit dhe Erjon Veliajt ka shënuar së fundmi rekorde të reja. Nëse nuk do të kishte shërthyer skandali atë asnjë nuk do ta besohet. Fjala është për një reng që kanabisti Sajmir Tahiri i punoi krenaristit Erjon Veliaj, duke e implikuar këtë të fundit, për shkak të padijes dhe vanitet në një situatë të sikletshme me ekipin e futbollit të Tira(o)nës ku Bashkia ka aksionet e veta.

Pak muaj më parë, në kuadër të vizitave të tija nëpër kopshtet e Tiranës, Veliaj dëgjoi një fëmijë që të këndonte:

Reforma në shërbimet publike? Preferohet më mirë “gjobitja e qytetarëve”, tenderi, apo biznesi me privatët

Postuar në 07 Shkurt, 2017 15:33

Qeveria aktuale ka propaganduar shumë atë që ajo e quan reformë në shërbimet publike. Dhe disa hapa janë hedhur, ndonëse ato janë në vazhdën e punëve të mëparëshme. Kështu licencat me një sportel dhe regjistrimi i biznesit me një sportel u mundësuan që në qeverisjen e Sali Berishës. Qeveria aktuale ka ndërmarrë dy nisma që synojnë thjeshtimin e ofrimit të shërbimeve publike dhe uljen e kostove: Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara dhe portali unik qeveritar E-albania.

Fotolajm/Kur hovi i Rilindjes sfidon edhe natyrën

Postuar në 04 Shkurt, 2017 18:06

Kryebashkiaku i Tiranës po kapërcen çdo kufi në funksion të manipulimit me rolin e modelit të ri në politikë, që i ngjan njeriut të ri apo heroit të dikurshëm të socrealizmit. Është i aftë të inskenojë deri në detaj regjinë e shërbëtorit të popullit që nuk ndalet para asnjë vështirësie, as natyrore madje. Në aktivitetin e radhës në Zallbastar u shfaq duke inspektuar punimet e një ure, duke folur me inxhinierët dhe më pas me popullin, ndonëse shiu binte litar.

Provohet mashtrimi publik i Veliajt me aktivitetet në Tiranë

Postuar në 24 Janar, 2017 11:12

Është thuajse çdo ditë i pranishëm në ekranet televizive në funksion të mitit propagandistik që ka ngritur rreth vetes dhe stafit të bashkisë se ai është 24 orë në punë. Jo rastësisht  Tv-të kombëtare nuk neglizhojnë asnjë material filmik të mbërritur nga zyrat e bashkisë për inagurimet, inspektimet apo projektimet e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj që po promovon si diçka të jashtëzakonshme punën rutinë që ka si drejtues lokal.

Pikëpyetjet mbi axhendën e Veliajt, kryebashkiaku mohon udhëtimin me çarter

Postuar në 18 Janar, 2017 18:07

Partia Demokrattike ka ngritur disa pikëpyetje mbi një udhëtim me çarter sipas saj të kryebashkiakut Erion Veliaj dy ditë më parë.  Kordinatorja e marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma sqaroi se:

Pages

Subscribe to RSS - veliaj