te paekspozuarit

Video: Rama humbi bastin dhe hipi te kali i Skënderbeut

Postuar në 13 Maj, 2019 14:51

Deputeti i ri i opozitës, Kujtim Gjuzi, ka rrëfyer në emisionin “Të Paekspozuarit” disa momente të njohjes personale me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij z. Rama është një njeri që ka si parim kopjimin: Ai është copy paste. Kam dëshmitarë

Kështu shprehet ndër të tjera Gjuzi, ndërkohë që ka shtuar se Rama ka humbur dikur një bast dhe hipi për pasojë në kalin e Skënderbeut në sheshin qendror të Tiranës. Zoti Gjuzi deklaron se ka dëshmitarë për këtë gjë duke shtuar se Rama iku me vrap dhe nuk qerasi.

Hashim Thaçi harron në Prishtinë, Baton Haxhiun, "truprojën analitike" të ndarjes së Kosovës

Postuar në 31 Janar, 2019 21:15

Sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 ka qenë i ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Zoti Thaçi vjen në Tiranë për të sqaruar para opinionit të Shqipërisë çështjen e shumëdebatueshme të marrëveshjes me Serbinë dhe korrigjimit të kufijve.

Kazani kthehet me bythë përpjetë

Postuar në 01 Nëntor, 2018 22:19

Në emisionin “Të Paekspozuarit” është publikuar sot një dokument me kokë “Prokurorinë e Krimeve të Rënda pranë Gjykatës së Shkallës së Parë” në Tiranë, në të cilin paraqitet transkripti i një bisede mes dy personave, posedues të numrave: 0698967765 dhe 0692099300. Mbajtësi i numrit të parë i drejtohet bashkëbiseduesit me emrin “Gjushi”, kurse i dyti të parit me emrin “Niçe”.

Videoja e një vrasjeje tragjike dhe akuza për prokurorin Artan Lulaj

Postuar në 24 Maj, 2018 23:53

Emisioni "Të Paekspozuarit" ka sjellë sot në vëmendje vrasjen e 22 vjeçarit Marvi Mihali në korrik të vitit të kaluar. Për një karikues celulari, Mihali u qëllua me thikë nga disa të rinj, një pjesë e të cilëve sot, janë të lirë. Emisioni ka sjellë edhe videon e vrasjes, realizuar nga bizneset pranë vendit të ngjarjes, ku duket se të gjithë të rinjtë janë fajtorë, pasi kanë organizuar pritën ndaj tre djemve mes të cilëve mbeti i vrarë Mihali.

Pyetje kryeministrit: Pse ke bërë sikur nuk e ke parë tepsinë këto 4 vjet?

Postuar në 19 Qershor, 2017 22:50

Edi Rama, kryeministri, ka qenë sot në emisionin "Të PaEkspozuarit" ku ka folur për koalicionin e pas 25 qershorit, të cilin mesa duket nuk e ka të qartë edhe vetë. Ndiqni videon: 

Tallava

Postuar në 19 Qershor, 2017 14:17

Shikojeni këtë material video që shpërndahet nga kryeministri. Një këngë labe në sfond, disa fjali ku spikat fjala atdhe, emigrant dhe pushtet, pleksur në diçka më shumë se 1 minutë për të njoftuar çfarë? Intervistën e z. Rama sot me Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Dyrrahu, Durrësi, Dako - Debat për Velierën(video)

Postuar në 10 Mars, 2017 12:13

Debati u zhvillua në emisionin "Të Paekspozuarit".

Subscribe to RSS - te paekspozuarit