Po z. Rama ka respekt për Kryeministrin e Shqipërisë?

Postuar në 09 Maj, 2023 00:32

Gjatë një diskutimi në MCN Tv, “Të Paekspozuarit”, kryeministri Edi Rama është përfshirë në një përballje të themi për investimet e huaja në Shqipëri. Sipas tij ato kanë arritur maksimumin historik, ndërkohë që replikuesi i tij, gazetari Neritan Sejamini i përmbahej qëndrimit se në fakt është statstika zyrtare që i fryn ato. Sipas Sejaminit edhe inceneratorët klasifikohen si investim i huaj përderisa kompanitë regjistohen në Hollandë. 

Për portin e Durrësit, Sejamini tha se Alabar do të investojë vetëm 80 milionë dollarë kurse pjesa tjetër vjen nga shitjet që kanë nisur ende pa u ndërtuar. Kjo është një temë në të cilën çdo kryeministër do ta kishte të lehtë të përgjigjes, sepse nëse ka një gjë që kreu i një qeverie mban mend është statistika e invesitmeve të huaja direkte të cilat duhet të edhe të jenë të vërteta. 

Zoti Rama zgjodhi të kundërshtonte duke akuzuar gazetarin për injorancë. Pa dhënë ndonjë sqarim më shumë. 

Një tjetër aspekt: intgrimi. Vërejtjes se në terma praktikë shqiptarët në lidhje me Europën sot nuk gëzojnë gjë shtesë veç atyre që arriti qeveria Berisha, si lëvizja pa viza dhe hyrja në NATO, z. Rama iu përgjigj zbehtë duke përmendur marrjen e statusit, që në fakt nuk ka ende rrjedhoja praktike për qytetarët. 

Nëse lëmë mënjanë diskutime të tjera si fyerjet e kandidatëvve(gërdallë e quante Fredi Belerin) që edhe për këto, belbëzoi duke pretenduar se ishin nxjerrë nga konteksti apo shkëputur nga e Tëra, duhet thënë se z. Rama në cilësinë e kryeministrit nuk ka qenë në gjendje të mbrojë, apo të argumentojë bindshëm punën e vet, apo ato që i cilëson arritje. 

Kulmi i ironisë së gjithë kësaj situate pason më vonë kur në bisedë e sipër, z. Rama kërkoi respekt ndaj tij sepse “dreqi e mori unë jam Kryeministri i Shqipërisë”. Dhe ka të drejtë me të vërtetë. Sepse mirë apo keq, ai është aty me një detyrë të zgjedhur dhe na duhet të respektojmë. Problemi është nëse Edi Rama ka respekt për Kryeministrin apo jo? Sepse të refuzosh çdo kritikë me agresionin e injorancës, nuk tregon respekt. Përderisa ke dalë në studio me një panel të dakordësuar, do pranosh edhe të japësh disa argumente. Dhe këtu nuk po flasim për gjuhën denigruese ndaj kundërshtarit politik, por për çështje qartësisht konkrete dhe që mjaftohen te fakti apo shifra. 

Një kryeministër i suksesshëm e ka shumë të lehtë të neutralizojë çdo kritikë në një drejtim ekonomik, pasi është magazinieri i një vendi që e di mirë inventarin. Zoti Rama ka zgjedhur të kundërtën: sëkëlldisë së shifrave i ikën duke ngritur gishtin në fytyrën e atij që i flet. Duke tradhëtuar veten dhe faktin se tashmë ai nuk di çfarë të thotë më sepse nuk ka çfarë të thotë. Thjesht konsumon pushtetin në rend kalendarik. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.