Videoja e një vrasjeje tragjike dhe akuza për prokurorin Artan Lulaj

Postuar në 24 Maj, 2018 23:53

Emisioni "Të Paekspozuarit" ka sjellë sot në vëmendje vrasjen e 22 vjeçarit Marvi Mihali në korrik të vitit të kaluar. Për një karikues celulari, Mihali u qëllua me thikë nga disa të rinj, një pjesë e të cilëve sot, janë të lirë. Emisioni ka sjellë edhe videon e vrasjes, realizuar nga bizneset pranë vendit të ngjarjes, ku duket se të gjithë të rinjtë janë fajtorë, pasi kanë organizuar pritën ndaj tre djemve mes të cilëve mbeti i vrarë Mihali. Në këtë kuadër del në dritë edhe roli i prokurorit të çështjes, Artan Lulaj, për të cilin prindërit e Marvi MIhalit thonë se është bërë palë me fajtorët. Një akuzë prindërish, që përtej dhimbjes na kujtojnë se në duar të kujt është drejtësia në këtë vend ku vritesh për hiçgjë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.