Sputnik V

OBSH pezullon miratimin e Sputnik V

Postuar në 16 Shtator, 2021 22:46

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka pezulluar procesin e miratimit për vaksinën ruse Sputnik V, deri në përfundim të një inspektimi të ri në të paktën një prej fabrikave ku prodhohet.

Në një konferencë shtypi të Organizatës Pan Amerikane të Shëndetit, një degë rajonale e OBSH-së, nëndrejtori Jarbas Barbosa tha se oferta e Rusisë për autorizimin e urgjencës ishte pezulluar pasi janë zbuluar disa shkelje në prodhimin e vaksinës. Kjo është evidentuar gjatë një inspektimi të OBSH-së në Rusi në maj.

Reagime për shpalljen e Moderna-s si vaksina më e mirë anti-CoVid

Postuar në 06 Maj, 2021 23:52

Një vendim i Kongresit Botëror të Vaksinës në Uashington, që ka shpallur vaksinën anti-CoVid-19 të Moderna-s si më të mirën në botë, ka provokuar reagimin e palës ruse. 

Agjencia “Tass” citon drejtorin e Institutit Gamaleya për Kërkime Epidemiologjike dhe Mikrobiologjike, Alexander Gintsburg, që e ka cilësuar vendimin si të diskutueshëm dhe të çuditshëm. 

Sputnik V “kërkon” ndihmën e inxhinierisë gjenetike për variantet e reja

Postuar në 03 Prill, 2021 18:31

Studiuesit rusë do t’i dorëzohen inxhinierisë gjenetike në përballjen me variantet e reja të SARS-CoV-2. Ajo do të përdoret për të përshtatur Sputnik V, brenda 48 orësh, për të luftuar çdo variant të ardhshëm të virusit vdekjeprurës.

Instituti Gamaleya, i njëjti që zhvilloi vaksinën muaj më parë, ka zbuluar edhe mënyrën e re të përditësimit të saj me variantet e reja.

Sputnik V, përtej perdes së propagandës

Postuar në 31 Mars, 2021 12:36

Rusia ofron Sputnik V për të gjithë botën dhe deri më tani e ka eksportuar atë në disa vende, nga Venezuela në San Marino. Një fushatë e mirëorkestruar propagandistike politike, argumentojnë Shtetet e Bashkuara dhe disa kritikë evropianë të Kremlinit, duke pasur parasysh që në Rusi, të vaksinuarit janë ende shumë pak dhe, për të përmbushur nevojat e saj, Moska është e detyruar të importojë doza nga jashtë. Sputnik V fluturon për në La Paz dhe i ofrohet Bashkimit Evropian.

Serbia do të prodhojë Sputnik V, synon furnizimin e Europës Juglindore

Postuar në 26 Mars, 2021 14:11

Vaksina ruse do të prodhohet në Rusi. Fondi Rus për Investime Direkte dhe Instituti i Virologjisë, Vaksinave njoftoi sot arritjen e marrëveshjes për prodhimin e vaksinës Sputnik V në Serbi. Prodhimi do të nisë në maj  dhe do ta bëjë Serbinë vendin e parë në Evropën Juglindore që prodhon vaksinën Sputnik V.

Franca akuzon Rusinë: Sputnik V, mjet propagande dhe diplomacie agresive  

Postuar në 26 Mars, 2021 12:01

Franca akuzon Rusinë se po e përdor vaksinën e saj, Sputnik V, si një mjet për të përhapur ndikimin dhe mesazhin e Moskës dhe jo si mënyrë për të luftuar krizën globale të shëndetit.

"Për sa i përket mënyrës se si menaxhohet, ajo (vaksina Sputnik V) është më shumë një mjet propagande dhe diplomacie agresive sesa një mjet solidariteti dhe ndihme shëndetësore", i tha ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian, radios France Info.

Dyshime mbi neutralitetin e Agjencisë Europiane të Barnave. Zhvilluesit e Sputnik V: Kryetarja të kërkojë ndjesë

Postuar në 10 Mars, 2021 18:07

Zhvilluesi rus i vaksinës anti-CoVid-19 ka kërkuar që kryetarja e Bordit Menaxherial të Agjenicsë Europiane të Mjekësisë, Chrisat Wirthumer-Hoche për komentet e kësaj të fundit kur e quajti aprovimin e vaksinës si një “ruletë ruse”.

Ne kërkojmë një falje publike nga Wirthumer-Hoche e AEM-së për komentet e saj negative për miratimin nga shtetet e BE-së të Sputnik V. Komentet e saj ngrejnë pikëpyetje serioze rreth mundësisë së ndërhyrjes politike në vlerësimin që agjencia po i bën vaksinës. Sputnik V është miratuar nga 46 shtete

60% e rusëve nuk e duan vaksinën Sputnik V

Postuar në 02 Mars, 2021 23:21

Pothuajse dy të tretat e rusëve nuk janë të gatshëm të vaksinohen me Sputnik V dhe afërsisht i njëjti numër beson se koronavirusi u krijua artificialisht si një armë biologjike.

Qendra Levada, e cila ka kryer sondazhin, tha se 62% e të pyeturve nuk dëshironin të merrnin vaksinën e prodhuar në Rusi, raporton Yahoo.

Shumica e të anketuarve përmendën efektet anësore - të cilat mund të përfshijnë ethe dhe lodhje - si arsyeja kryesore për të refuzuar vaksinimin.

Rusia zgjeron “influencën” e vaksinës, San Marino furnizohet me Sputnik V  

Postuar në 25 Shkurt, 2021 14:28

Dështimi i BE-së në furnizimin me vaksinë i ka hapur terren Rusisë në zemër të Europës. Banorët e principatës së vogël të San Marinos do të vaksinohen me Sputnik V. Rusia do të dorëzojë sot dërgesën e saj, pasi qeveria italiane nuk ia doli ta bënte.

Moska këtë javë dërgoi 7 500 doza të vaksinës së saj Sputnik V në shtetin e vogël, raporton Politico.eu.

Spallanzani certifikon vaksinën ruse: 91.6% efektive

Postuar në 19 Shkurt, 2021 21:42

Instituti Spallanzani në Itali ka bërë të ditura konkluzionet e tij pas testeve të kryera me vaksinën Sputnik V, e zhvilluar nga instituti kërkimor Gamaleya i epidemiologjisë dhe mikrobiologjisë në Rusi.

Vaksina është injektuar në rrugë intramuskulare, në dy doza me një distancë prej 21 ditësh, sipas mjekëve italianë ka efikasitet 91.6% dhe nuk ka paraqitur efekte anësore të rëndësishme.

Ajo mund t’u injektohet të gjithë individëve mbi 18 vjeç dhe duhet të ruhet në një temperaturë -18 gradë.

Pages

Subscribe to RSS - Sputnik V