60% e rusëve nuk e duan vaksinën Sputnik V

Postuar në 02 Mars, 2021 23:21

Pothuajse dy të tretat e rusëve nuk janë të gatshëm të vaksinohen me Sputnik V dhe afërsisht i njëjti numër beson se koronavirusi u krijua artificialisht si një armë biologjike.

Qendra Levada, e cila ka kryer sondazhin, tha se 62% e të pyeturve nuk dëshironin të merrnin vaksinën e prodhuar në Rusi, raporton Yahoo.

Shumica e të anketuarve përmendën efektet anësore - të cilat mund të përfshijnë ethe dhe lodhje - si arsyeja kryesore për të refuzuar vaksinimin.

Sondazhi, i cili u krye me një kampion prej 1 601 njerëzish në 50 rajone, zbuloi gjithashtu se 64% e të pyeturve mendonin se koronavirusi i ri u krijua si armë biologjike.

Origjina e COVID-19 ka qenë temë debati, por shumica e virologëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive thonë se ka shumë të ngjarë të ketë evoluar natyrshëm.

Misioni i OBSSH ka thënë se hipotezat e tij kryesore janë se virusi e ka origjinën te lakuriqët, megjithëse ka disa skenarë të mundshëm se si ai kaloi te njerëzit, ndoshta së pari duke infektuar një specie tjetër.

Rusia ka regjistruar gati 4.3 milion raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë dhe ka miratuar tre vaksina kundër COVID-19.

Vendi me rreth 145 milion njerëz filloi një fushatë vaksinimi masiv me Sputnik V në dhjetor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.