Dyshime mbi neutralitetin e Agjencisë Europiane të Barnave. Zhvilluesit e Sputnik V: Kryetarja të kërkojë ndjesë

Postuar në 10 Mars, 2021 18:07

Zhvilluesi rus i vaksinës anti-CoVid-19 ka kërkuar që kryetarja e Bordit Menaxherial të Agjenicsë Europiane të Mjekësisë, Chrisat Wirthumer-Hoche për komentet e kësaj të fundit kur e quajti aprovimin e vaksinës si një “ruletë ruse”.

Ne kërkojmë një falje publike nga Wirthumer-Hoche e AEM-së për komentet e saj negative për miratimin nga shtetet e BE-së të Sputnik V. Komentet e saj ngrejnë pikëpyetje serioze rreth mundësisë së ndërhyrjes politike në vlerësimin që agjencia po i bën vaksinës. Sputnik V është miratuar nga 46 shtete

shkruhet në një mesazh të zhvilluesve të vaksinës në tuiter.

Situata e krijuar nga zyrtarja në fjalë është paradoksale, pasi ajo drejton edhe Agjencinë përkatëse për barnat dhe pajisjet mjekësore në Austri, vend që ka miratuar Sputnik V. Nëse vaksina merr aprovimin nga enti europian, atëherë pala ruse pretendon se do të mund të furnizojë vendet europiane duke nisur nga qershori i këtij viti. Qëndrimet e BE-së lidhur me këtë çështje kanë zbuluar në fak dobësi në mënyrën e të menduarit, klishetë politike dhe qasjen paragjykuese për një problem që nuk mund të konsiderojë edhe shkencën me prizmin e ndikimit malinj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.