sinjalistika

Fotolajm/Kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit

Postuar në 11 Qershor, 2016 14:40

Ministri i Transporteve "ka përveshur mëngët" dhe ka nisur inspektimin e rrugëve. Ajo që ndodhi në aksin Plepa -Kavajë po kalohet pa asnjë përgjegjësi dhe këtu na vjen në ndihmë preambula dhe pasthënia e këtij shteti: Shqipëri hesapi.

Ministri ka qenë në aksin Mbikalimi i Trenit -Ura e Mesit në Shkodër ku është konstatuar vjedhja e elementëve të sinjalistikës. Një hall më vete ky në Shqipëri. Ministri ka bërë thirrje që të kihet kujdes dhe të ruhet sinjalistika, pasi ka rrezik për aksidente.

Një treg i kontrolluar: sinjalistika, sigurimet dhe rasti i tenderit të dekoderave

Postuar në 16 Dhjetor, 2015 19:31

Sot u bë i njohur lajmi se Autoriteti i Konkurencës ka nisur një hetim për disa tendera të zhvilluara për sinjalistikën rrugore. Shifra e akorduar është gati 10 milionë dollarë dhe sipas dyshimeve të Autoritetit, nga praktika e konstatuar rezulton se ka të dhëna për koordinim mes kompanive. “Tenderat janë zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, në datat 7 dhe 9 shtator të këtij viti, me objekt “përmirësimin dhe rifreskimin e sinjalistikës në akset kombëtare”.

Subscribe to RSS - sinjalistika