shitja

Telecom Albania del në shitje. Albtelecom blerësi më i mundshëm

Postuar në 28 Shtator, 2018 16:22

Revista ekonomike “Monitor” shkruan sot se kompania e telefonisë së lëvizshme, Telecom Albania, pjesë e Deutsche Telecom do të shitet. Sipas revistës në lojë për ta blerë janë kompanitë Vivacom, Globul Telenor dhe manjati grek, Vardis Vardinogiannis. Lajmi ka rrjedhur nga mediat bullgare, ndërkohë që dalja nga tregu e gjermanëve duket se është për arsye mirëfilli financiare. Revista referon të ardhurat për vitin 2017 të Telecom, të cilat kanë qenë shumë të ulëta. Në fakt kompania ka patur 36 milionë euro humbje, çka është me të vërtetë shumë.

Mbyllet transaksioni, Abi Bank blen 100% të aksioneve të NBG

Postuar në 07 Qershor, 2018 21:44

Banka e Shqipërisë dha dritën jeshile për shitjen e filialit shqiptar të Bankës Kombëtare Greke (NBG Bank) tek Abi Bank.Transaksioni ka të bëjë me shitjen 100% të aksioneve të NBG Albania, nga Banka Amerikane e Investimeve. Marrëveshja tashmë është miratuar edhe  nga Autoriteti i Konkurrencës.

Asetet e përgjithshme të NBG Albania, që ka 16 degë, arrijnë në 306 milionë euro. Transaksioni është pjesë e planit të ristrukturimit të Bankës Kombëtare të Greqisë, e cila parashikon shitjen e filialeve të saj në vendet e Ballkanit.

ShBA, kërkohet vendosje sanksionesh edhe për shitje-blerje armësh apo sistemesh mbrojtëse

Postuar në 17 Mars, 2018 10:58

Një grup ligjvënësish amerikanë të drejtuar nga senatori Bob Menendez kanë kërkuar sqarime nga Departamenti i Shtetit informaciome mbi raportet e mundshme të Rusisë me vende të tjera në shitjen e sistemit ajror mbrojtjës S 400.

Leonardo Da Vinçi “vendos” rekordin e 450 milionë dollarëve për “Shpëtimtarin e Botës”

Postuar në 16 Nëntor, 2017 15:02

Piktura e Leonardo Da Vinçi, Salvator Mundi, është shitur në ankand për shofrën rekord prej 450. 3 milionë dollarësh. Ankandi është zhvilluar në Christie në New York dhe shënon rekord në historinë e shitjeve të pikturave. Ajo u realizua 5 vjet para vdekjes së Leonardos dhe dikur i përkiste mbretit Charles I të Anglisë dhe më vonë djalit të tij, Charles II. Kjo në shekullin e 17-të. Pas kësaj kohe, nuk ka ndonjë të dhënë për vendndodhjen e pikturës.  Në vitin 2005 ajo u zbulua në në një ankand të vogël në SHBA ku konsiderohej si kopje.

Kush po i blen pronat e Kishës Orthodhokse në Izrael?

Postuar në 27 Tetor, 2017 00:49

Gazeta izraelite “Haaretz” ka disa ditë që shkruan për një zhvillim që prek Kishën Orthodhokse në Jeruzalem dhe Patriarkun e saj, Theofil III.  Ai është vënë në qendër të vëmendjes për shitjen e sipërfaqeve të mëdha pronash të Kishës për një çmim shumë të ulët dhe ndaj blerësve anonimë që janë të regjistruar në parajsat fiskale.

Shitet nga të gjithë

Postuar në 17 Tetor, 2017 15:49

Ndërkohë që media po merret gjerësisht me lajmin e trafikantëve të drogës të arrestuar e ku po del edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, kryeministri Edi Rama, që duket se ka qenë në dijeni të kësaj goditjeje dhe po lan duart me ish-vartësin e tij, i ka dhënë të shtyrën e fundit. 
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Edi Rama i ka kthyer shpinën ministrit që krijoi “policinë që duam”, duke kërkuar zbatim të ligjit: 

Hitleri ka filluar të shitet mirë në Gjermani

Postuar në 03 Janar, 2017 17:38

Hitleri ka nisur të shitet mirë në Gjermani. Aq sa edhe rrjeti BBC i ka lënë hapësirë kësaj prirjeje të lexuesit gjerman që sinjalizon simpatinë për të djathtën ekstreme.m

Koncesioni 86 milionë USD i hemodializës shitet për 30 milionë lekë

Postuar në 30 Nëntor, 2016 22:36

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë që aksioneri më i madh i koncesionit të hemodializës EVITA Sh.p.k –  një kontratë koncesionare e vlerësuar nga ministria e Shëndetësisë me vlerë 86 milionë USD për një periudhë 10-vjeçare – është shitur në fund të shtatorit 2016.

Transaksioni i pasurive te paluajtshme, nga 1 shtatori hyn taksa e re

Postuar në 06 Gusht, 2016 11:11

Prej 1 shtatorit deri në fund të muajit shkurt reduktohet me 2% taksa për shitjen e banesave dhe trojeve. Aktualisht ky detyrim është 15%, por me ligjin e ri shkon përkatësisht 2% për familjet dhe 3% për bizneset.  Zv.ministrja e Financës, Irena Beqiraj, ka sqaruar mënyrën se si do të funksionojë ligji i ri për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si edhe kategoritë e atyre që mund të përfitojnë nga kjo amnisti.

"Bankers Petroleum": Autoritetet kineze shtynë miratimin e shitjes

Postuar në 21 Korrik, 2016 17:18

Kompania "Bankers Petroleum" ka njoftuar se autoritetet kineze kanë shtyrë me një muaj miratimin e shitjes tek "Geo-Jade Petroleum Corporation". Por në njoftimin e kompanisë thuhet se të dyja shoqëritë, "Bankers" dhe "Geo-Jade" janë të angazhuara për përfundimin e transaksionit.

"TemaTv"

Pages

Subscribe to RSS - shitja