shitja

Berlusconi shet Milanin

Postuar në 06 Korrik, 2016 15:17

Berlusconi ka hequr dorë nga Milani. Merr fund një histori suksesi që magjepsi tifozët dhe admiruesit e futbollit të një ekipi, ngritja e të cilit ka padyshim vulën e sipërmarrësit, ish-kryeministër i Italisë.  Tani radhën e kanë pronarët e rinj. Shitja i është bërë një konsorciumi kinez për 400 milionë euro pagesë në dy vjet. “Milani ka nisur rrugën e tij drejt Kinës”, citohet Silvio Berlusconi, ndonëse disa media italiane shkruajnë se marrëveshja është ende duke u mbyllur.

Edhe rivali direkt i Milanit, Inter, u shit te kinezët e “Sunning Commerce Group”, muajin e kaluar. 

Ndryshimet ligjore, shteti shqiptar nuk do të lejojë shitjen e aksioneve apo të licencave konçesionare në fushën e hidrokarbureve

Postuar në 18 Maj, 2016 16:08

Ministria e Energjisë është duke punuar mbi disa ndryshime ligjore që synojnë kufizimin apo heqjen e të drejtës së transferimit të licencave konçesionare ku, apo aksioneve, te të tretë, nisur nga arsyetimi për çështje të sigurisë kombëtare. “Tema Tv” raporton sot se ndryshimet rregullojnë të drejtën e shtetit shqiptar për të ndërhyrë kur “për shkaqe të sigurisë kombëtare mund të mos e miratojë një kalim licence koncesionare”. Kjo nismë pason aktin e kalimit të liçencës së “Bankers Petroleum” drejt një kompanie kineze nëpërmjet blerjes në bursë, apo blerjes së drejtpërdrejtë.

Autoriteti i Konkurencës i kërkon ERE-s: Të ndryshojnë tarifat fikse për prodhuesit energjisë

Postuar në 06 Maj, 2016 15:54

Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Enti Rregullator të Energjisë të heqë nga draftmetodologjia afatin 15 vjeçar të kontratave si edhe çmimet fikse të shitjes së energjisë së rinovueshme. Nuk është e qartë sa do të merret në konsideratë kjo dhe si mund të ndikojë në çmimin fundor. "TemaTV"

Hetim shitjes së Bankers te kinezët

Postuar në 25 Prill, 2016 09:09

Shitja e 100 % të aksioneve që ka të drejtat ekskluzive për kërkimin  dhe prodhimin e naftës në zonat më të mëdha në Shqipëri, Bankers Petrolium” firmës kineze “Geo Jade Petrolium” po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës. Gazeta “Mapo” thotë se aktualisht ka nisur kontrolli për mënyrën e përfitimit të të drejtave të kësaj kompanie si dhe për të parë nëse ka ose jo kufizim të tregut.

Aeroporti i Tiranës kalon në duar të kinezëve?

Postuar në 30 Mars, 2016 15:54

Aeroporti i Tiranës, menaxhimi dhe shfrytëzimi i tij, mund të kalojnë në duart e kinezëve. Ndonëse qeveria shqiptare dhe koncesionari gjerman janë në negociata për heqjen e ekskluzivitetit dhe, gjermanët po verpojnë në bursë. “Mësohet se ka disa muaj që kinezët e “Fairmont Investment Group” janë në bisedime me palën gjermane për të blerë aeroportin dhe tashmë po shkojnë drejt finalizimit të shitjes. Burime konfidenciale thonë se blerja e aksioneve të TIA-s është çështje ditësh.

Praktikat e pazakonshme të OSHEE-së dhe një Ent Rregullator që ngre supet

Postuar në 23 Shkurt, 2016 16:07

Drejtuesja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati ka përsëritur sot kërkesën që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, t’i japë fund praktikës së deritanishme të tenderave të energjisë. Kjo praktikë qëndron jashtë ligjit për prokurimet dhe ndjek këtë logjikë: OSHEE merr fillimisht ofertat nga tregtarët privatë dhe pas tenderit hyn në negociata individuale me secilin prej tyre. Diçka krejt origjinale, por që ka sjellë ankesa nga tregëtarët.

Një shumë marramendëse, tetë shifrore për “Spider”

Postuar në 06 Shkurt, 2016 20:29

32 milionë euro për vetëm një...”Ferrari”. Një markë që nuk befason më, pasi “Ferrari” është “Ferrari”. Shuma është gjithsesi rekord dhe ka shkuar për një “Spider” gjatë shitjes së realizuar në “Artcurial Auction House” në Paris. Ajo qëndron në vend të dytë për nga shifra e shitjes, sërish pas një “Ferrari Gto”, prodhim i vitit 1962, që u ble për 38 milionë dollarë në vitin 2014.
Sa për “Spider” e sivjetshëm janë prodhuar vetëm katër copë dhe për 40 vjet ka qenë në koleksionin privat të Peirre Bardinon, garues francez.

Pages

Subscribe to RSS - shitja