Leonardo Da Vinçi “vendos” rekordin e 450 milionë dollarëve për “Shpëtimtarin e Botës”

Postuar në 16 Nëntor, 2017 15:02

Piktura e Leonardo Da Vinçi, Salvator Mundi, është shitur në ankand për shofrën rekord prej 450. 3 milionë dollarësh. Ankandi është zhvilluar në Christie në New York dhe shënon rekord në historinë e shitjeve të pikturave. Ajo u realizua 5 vjet para vdekjes së Leonardos dhe dikur i përkiste mbretit Charles I të Anglisë dhe më vonë djalit të tij, Charles II. Kjo në shekullin e 17-të. Pas kësaj kohe, nuk ka ndonjë të dhënë për vendndodhjen e pikturës.  Në vitin 2005 ajo u zbulua në në një ankand të vogël në SHBA ku konsiderohej si kopje. Sipas BBC-së, piktura ishte shitur në vitin 1958 për vetëm 60 dollarë. Në vitin 2013 ajo u ble nga miliarderi rus Dimitry Rybolovlev për 127.5 milionë dollarë në një shitje private, akt për të cilin rusi kaloi nën hetim.  Kësaj radhe ankandi zgjati 20 minuta dhe u hap me 100 mijë dollarë. Blerësi mbetet i panjohur dhe askush nuk se kush zotëron pikturën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë. Salvator Mundi thyen rekordin e mbajtur nga Gruaja e Algjerit e Pablo Picasos, që është shitur për 179.4 milionë dollarë në vitin 2015.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.