scott

Alien: The Covenant? Shumë zhgënjyes

Postuar në 20 Maj, 2017 01:07

Alien: The Covenant është shfaqur më në fund në kinema. Sugjerimi modest: Mos e merrni mundimin ta shihni! Të paktën jo në kinema.

"Prometheus", Scott paralajmëron apokalipsin biologjik për inxhinierët? Rikthehet androidi David...

Postuar në 03 Maj, 2017 09:17

Për ata që kanë ndjekur sagën “Alien” të Ridley Scott, duket se surprizat do të vijojnë edhe ca kohë. Siç është bërë e ditur, seria e radhës që pritet të shfaqet këtë muaj, “Alien: Covenant”  merret me fillimin e historisë, që na çon tek “Alien 1” në vitin 1979 kur një anije kozmike e nisur nga Toka, me disa kolonistë, përfundon në kontakt, në një planet të largët, me mbetjet e një anijeje aliene.

Ridley Scott: Alienët ekzistojnë dhe një ditë do të vijnë për ne

Postuar në 30 Prill, 2017 01:11

Qeniet superiore, apo të famshmit inxhinierë që kërkohen me ngulm në filmin “Prometheus” do ta vizitojnë një ditë Tokën tonë. Ridely Scott, regjizori i famshëm i serialit “Alien” që kaq shumë ka ndikuar në botën e filmave sci fi, është një besimtar i një universi ku jeta inteligjente nuk është monopol i Tokës. Në një bisedim me “The Guardian”, regjizori thotë se alienët jo vetëm do të vijnë, por mirë është që të shmanget përballja me ta. Arsyeja? Janë më të zgjuar dhe do na fshijnë fare.

Fundi i kinemasë klasike

Postuar në 27 Shkurt, 2017 09:49

Kinemaja me të cilën u rrita dhe që unë bëj nuk është më. Ka ikur. Teatri do të jetë përherë për atë përvojën e përbashkët, nuk ka dyshim. Por çfarë lloj përvoje ka për të qenë ajo?”

Tensione mes Beogradit dhe SHBA-Gjermani. Ministri i Jashtëm Daçiç: “Presim të na mbështesin në rrugën europiane, jo të destabilizojnë Serbinë”

Postuar në 14 Qershor, 2016 17:01

Zgjedhjet e 24 prillit në Serbi kanë prodhuar tensione mes qeverisë së Aleksander Vuçiç dhe Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana tjetër. Vuçiç anulloi një vizitë për në Bruksel dhe në SHBA, pas prfetendimeve se Gjermania dhe SHBA po organizonin protesta kundër tij. Ky pretendim është rikonfirmuar sot nga ministri i Jashtëm, socialisti Ivica Daçiç, i cili ka nënvizuar se anullimi i vizitës “është një sinal i qartë për Gjermaninë dhe SHBA”. “Është një mesazh se ne nuk do të luajmë me dy standarde.

Zbulimi i jetës në Mars përkon me filmin e Ridley Scott “The Martian”. Regjisori: “U njoha dy muaj më parë me zbulimin, por ishte vonë”

Postuar në 29 Shtator, 2015 14:41

Ridley Scott u njoh me fotografitë e NASA-s që provonin se kishte ujë të rrjedhshëm në Mars dy muaj më parë. I përfshirë në realizimin e filmit “The Martian”, Scott thotë se pavarësisht kësaj, ishte shumë vonë që zbulimi të përfshihej në film. Gjithsesi ka patur një bashkëpunim mes agjencisë dhe regjisorit të njohur i cili ka realizuar një film që flet pikërisht për misionin e njeriut në planetin e kuq. Mbijetesën aty ku ndërthuret arti me të dhëna shkencore.

Ridley Scott njofton edhe katër seri të “Prometheus”

Postuar në 23 Shtator, 2015 16:19

Do të realizohen katër seri të reja të “Prometheus”. Regjisori Ridley Scott ka deklaruar se pas filmit të vitit 2012, i komentuar shumë, do të vijohet me seri të tjera që e zgjerojnë sagën e thrillerit në fjalë. Në një intervistë për gjermanen “FilmFlutter”, regjisori britanik, sqaroi se synim është lidhja e dy sagave që mbajnë firmën e tij: “Alien” dhe “Prometheus”. Deri atëherë, “Prometheus” do të vijojë me 4 seri të tjera, ku Scott mund të jetë në një prej tyre.

Subscribe to RSS - scott