"Prometheus", Scott paralajmëron apokalipsin biologjik për inxhinierët? Rikthehet androidi David...

Postuar në 03 Maj, 2017 09:17

Për ata që kanë ndjekur sagën “Alien” të Ridley Scott, duket se surprizat do të vijojnë edhe ca kohë. Siç është bërë e ditur, seria e radhës që pritet të shfaqet këtë muaj, “Alien: Covenant”  merret me fillimin e historisë, që na çon tek “Alien 1” në vitin 1979 kur një anije kozmike e nisur nga Toka, me disa kolonistë, përfundon në kontakt, në një planet të largët, me mbetjet e një anijeje aliene. Në këtë anije ata infektohen nga parazitë sintetikë të vendosur në inkubatorë të sofistikuar, të cilët bashkë me infektimin çojnë në vendosjen e një veze në trupin e njeriut, si pasojë e të cilës lind një specie hibride që është ksenomorfi i famshëm i ideuar nga Scott.

Covenant merret me këtë temë sërish, duke ndërprerë vijimin e ngjarjeve te “Prometheus”. Në këtë të fundit, anija me të njëjtin emër niset në kërkim të të ashtuquajturve inxhinierë, sipas termit të përdorur nga dy arkeologë. Misioni financohet nga “Weyland Corporation”, e cila në sagën “Alien” shfaqet me aktivitet qindra vjeçar në bashkëpunim me një kompani japoneze “Yutani Corportation”. Por këtu, pra te “Prometheus” misioni kryesor është kontakti me inxhinerët që presupozohet se kanë vizituar Tokën, e madje “kanë përhapur farën e jetës” përmes sakrificës së një individi. Siç është parë tashmë kontakti i marrë i vendos tokësorët përpara disa befasive, teksa përmes hologramave të aktivizuara në anijen kozmike aliene, kërkuesit zbulojnë se inxhinierët në fakt ishin përdoues të teknologjive biologjike mes të cilave bënte pjesë edhe projekti për shfarrosjen e njerëzimit. Vazot inkubatore me parazitët në fakt ishin projektuar për t’u hedhur në Tokë për zhdukjen e njeriut, por vetë inxhinierët infektohen dhe misioni dështon. “Prometheus” mbyllet me shfaqjen aksidentale të ksenomorfit nga kontakti vdekjeprurës i një hibridi të lindur nga Elisabeth Shaw me inxhinierin, ndërkohë që vetë Shaw ikën me një anije tjetër aliene e operuar nga android David, luajtur nga Michael Fassbender.

Në një trailer të shkurtër publikuar në Youtube, njësoj si për Prometheus, ku na shfaqet Peter Weyland me vizionin e tij për të “ndryshuar botën” dhe me pohimin se “tani jemi ne njerëzit Zoti”, paraqitet vizita e David me Shaw në planetin e inxhinierëve. Duket se Scott përmbush pritmërinë e mbylljes së Prometheut duke i bërë vend idesë se drejtimin e misioneve të largëta nuk e bëjnë dot njerëzit, por androidët. Kjo ndodh dhe David është në fakt protagonist. Me ndryshimin se nëse Elisabeth Shaw udhëhiqet nga dëshira për të njohur “Krijuesit” siç na thotë në mbyllje të “Prometheus”, David, i “prekur” nga përkujdesja e Shaw, humanizohet deri në pikën sa merr masa për të mbrojtur njerëzit. Traileri mbyllet me një akt që mund të parathotë apokalipsin biologjik për inxhinerët: anija kozmike e drejtuar nga David me Elisabeth Shaw në kabinën e letargjisë, ulet mbi planet me vazot inkubatore gati për lëshim. Se çfarë ndodh, kjo do duhet të zbulohet në serinë e radhës, duke e lënë këtu si mesazh ankthin e përballjes me botë dhe qytetërime të tjera, në formën e një lufte asgjësuese. Në çdo rast, Scott ja del të mbajë gjallë narracionin…

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.