Ridley Scott: Alienët ekzistojnë dhe një ditë do të vijnë për ne

Postuar në 30 Prill, 2017 01:11

Qeniet superiore, apo të famshmit inxhinierë që kërkohen me ngulm në filmin “Prometheus” do ta vizitojnë një ditë Tokën tonë. Ridely Scott, regjizori i famshëm i serialit “Alien” që kaq shumë ka ndikuar në botën e filmave sci fi, është një besimtar i një universi ku jeta inteligjente nuk është monopol i Tokës. Në një bisedim me “The Guardian”, regjizori thotë se alienët jo vetëm do të vijnë, por mirë është që të shmanget përballja me ta. Arsyeja? Janë më të zgjuar dhe do na fshijnë fare.

 Sa i përket filmave të tij, mes të cilëve edhe “Blade Runner”, Scott thotë se ai nuk ka patur për qëllim që të frikësojë.

Kur bëra Alien I kisha një ndjenjë përgjegjësie sepse reagimi ndaj skenës në kuzhinë(dalja e alienit nga gjoksi pas infektimit me parazitin) shkonte përtej çdo gjëje që prisja dhe nuk ishte gjë e mirë. Por filmi ishte shumë i suksesshëm sepse njerëzit janë perversë”, thotë Scott.

Ai ka realizuar tashmë serinë e dytë të “Prometheus”, “Alien: The Covenant”, që po pritet me shumë padurim, ndërkohë që nga të dhënat e para, premtimi i epilogut të “Prometheus”, pra premtimi se Elisabeth Shaw udhëton drejt inxhinierëve nuk ngjan të realizohet. The Covenant merret më shumë me sqarimin e lidhjes së sagës së Alien si film, me Prometheus, për t’i dhënë kuptim fillimit të infektimit biologjik në film, që është edhe tema qendrore e aksionit dhe shkak për hibridët e shumtë që shfaqen në të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.