Fundi i kinemasë klasike

Postuar në 27 Shkurt, 2017 09:49

Kinemaja me të cilën u rrita dhe që unë bëj nuk është më. Ka ikur. Teatri do të jetë përherë për atë përvojën e përbashkët, nuk ka dyshim. Por çfarë lloj përvoje ka për të qenë ajo?”

Kështu shprehet regjizori i njohur Martin Scorcese në një intervistë për Associated Press përmes të cilës ka folur për atë që e quan vdekjen e kinemasë, ashtu siç e njohim. Sipas tij përhapja në masë e imazheve në pajisje dhe ekrane të të gjitha llojeve e ka bërë përvojën kinematografike më pak të veçantë për audiencat e reja. Një vërejtje në këtë drejtim shkon edhe për realizuesit e filmave që po mbështeten më shumë se ç’duhet në teknologjinë.

Edhe për Ridley Scott, një tjetër regjizor i njohur, situata për kinemanë është larg të qenit optimiste. Për Scott zhanri i ri i superheronjve është problem më vete në këtë situatë.

Po kështu Scorcese fajëzon sistemin e studiove filmike dhe obsesionin e tyre për ekranizime më shumë sesa punë origjinale si përgjegjës për rënien e kreativitetit.  Në çdo rast kinemja e viteve ’70, ekrani i madh që magnetozoi botën e ka humbur magjinë e tij.

https://qz.com/878002/the-movies-are-dead-according-to-martin-scorsese-a...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.